ILIRIADA PORTAL

Perse antibiotiket nuk veprojne me

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28032009

Mesazh 

Perse antibiotiket nuk veprojne me




problem

Pėrse antibiotikėt nuk veprojnė mė

Shkaku kryesor ėshtė pėrdorimi i tepruar, apo keqpėrdorimi i mjekimeve


Shtohen rastet e baktereve qė rrisin rezistencėn ndaj mjekimeve: nė origjinė tė fenomenit, pėrdorimi dhe keqpėrdorimi i ilaēeve qė pėrdoren pėr tė shkatėrruar bakteret. Nėpėr spitale, numri i sėmundjeve ngjitėse vazhdon tė rritet. Alarmi ėshtė shtuar pėr shkak tė indiferencės sė industrisė farmaceutike pėr kėtė emergjencė


Mars 1942, nė njė spital amerikan nė Nju Hevėn, njė grua 33-vjeēare po vdes nga njė infeksion streptokoku, qė i ka helmuar gjakun. Mjekėt arrijnė t‘i injektojnė njė sasi tė vogėl peniciline. Pas dozave tė vazhdueshme, gruaja e merr veten, bakteri zhduket nga organizmi dhe ajo do tė jetojė deri nė moshėn 90-vjeēare. Gjashtėdhjetė vjet mė vonė, njė 70-vjeēar nga San Francisko kishte endokardit tė shkaktuar nga "Enterococcus faecium", (enterokoku, lloj bakteri) rezistent ndaj antibiotikut vankomicina. Edhe pse mjekėt u pėrpoqėn shumė pėr ta shpėtuar, burri nuk mbijetoi.

Me kėto dy histori, revista mjekėsore, "New England Journal of medicine", tregon rrugėn e gjatė dramatike qė nga hyrja e antibiotikėve (nė 1942-shin hyri nė treg penicilina) e deri mė sot: njė epokė qė shumė ekspertė nuk hezitojnė ta quajnė "preantibiotike", sepse ato ilaēe qė mė nė fund dukeshin "tė pathyeshme" kundėr infeksioneve, nuk po rezultojnė mė si tė tilla. Bakteret kanė shfaqur rezistencė kundėr tyre. Shifrat janė tė larta. Vetėm nė Evropė, ēdo vit, 3 milionė persona nėpėr spitale preken nga infeksionet bakteriale, ndėrsa 50 mijė tė tjerė vdesin sepse antibiotikėt nuk kanė mė efekt. Veē tė tjerash, kėto mikroorganizma me tė cilat bashkėjetojmė gjithmonė, nė miliona vjet i kanė pėrmirėsuar edhe mė shumė teknikat e mbijetesės. Cilat janė mė tė frikshmet? Staphylococcus aureus, Streptococcus pneumoniae, Enterococcus coli, Acinetobacter aeruginosa, Clostridium. Pėr shembull, ky i fundit po pėrhapet gjithnjė e mė shumė nėpėr spitale. Ai qė i bėn edhe mė tė rezistueshme kėto baktere ėshtė pėrdorimi i gabuar i ilaēeve si nga ana e pacientėve, ashtu edhe e mjekėve, si dhe abuzimet qė bėhen. "Shpesh antibiotikėt pėrdoren edhe atėherė kur nuk nevojiten, si pėr shembull nė infeksionet virale. Shembulli klasik janė infeksionet faringite te fėmijėt, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve shkaktohen nga virusi", shpjegon njė mjeke. "Doktorėt u kėshillojnė pėrdorimin e antibiotikėve nėse kanė dyshime, kur pėrcaktimi i diagnozės nuk ėshtė i saktė. Kjo ėshtė njė mėnyrė e gabuar, sepse duke pėrdorur antibiotikė pa qenė e nevojshme, vriten bakteret e mira dhe forcohen ato rezistente".

"Shpesh ilaēet merren pa recetė, nė bazė tė kėshillave tė njė shoku, tė afėrmi apo farmacisti. Zakoni pėr tė mbajtur nė shtėpi ilaēet e mbetura dhe pėr t‘i pirė sipas dėshirės ėshtė njė praktikė e gabuar, sepse favorizon antibiotikun rezistent", shpjegon njė studiuese.

Deri nė vitet ‘90, pėr shembull, rezistenca e stafilokokut ndaj meticilinės shfaqej vetėm te personat me sistem imunitar tė dobėt, por tani jo mė. Gjatė viteve tė fundit, rastet e "Mrsa" (Methicilin resistant staphylococcus aureus, siē ėshtė pagėzuar) janė rritur nė tė gjithė botėn. Zakonisht bakteri pėrhapet nė ambientet spitalore ku higjiena ėshtė nė nivelin zero, por mund tė parandalohet duke larė vazhdimisht duart me ujė tė rrjedhshėm e sapun.

Tashmė bacili ėshtė indiferent ndaj pjesės mė tė madhe tė antibiotikėve tė shkallės sė parė dhe shfaq rezistencė edhe ndaj tė tjerėve. Por ky bakter nuk ėshtė i vetmi. Acinetobacter dhe Psudomonas aeruginosa po bėhen tė pandjeshme kundėr tė gjithė antibiotikėve: cefalosporinės, tetraciklinės, penecilinės, eritromicinės, rifampicinės, polipepticidės. Situata ėshtė shumė shqetėsuese nėpėr spitale, pasi jo gjithmonė ndiqen hapat e duhur. Pėr mjekėt, tė arrijnė tė gjejnė kombinimin e duhur tė antibiotikėve po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė, sepse rezistenca e baktereve vazhdon tė rritet. "Deri pak kohė mė parė, tė gaboje mund tė tė falej, por sot jo mė. Mjekėt duhet tė jenė tė pėrgatitur si nga ana shkencore, ashtu edhe ajo profesionale", shpjegon njė kirurg. Sipas ekspertėve, do tė ishte njė arritje e madhe nėse tė gjitha spitalet publike do tė publikonin pėr pacientėt njė listė tė infeksioneve. "Jo vetėm nėpėr spitale, por edhe nėpėr klinika dentare bėhen gabime", informon njė studiues. "Zakonisht, dentisti jep ilaēe pas njė seance, kur bakteret janė shumėfishuar. Nė fakt, profilaksi duhet bėrė njė orė para fillimit tė seancės dhe nė raste tė rralla kur ėshtė sugjeruar vėrtet". Ato qė e vėshtirėsojnė edhe mė shumė gjendjen, janė mungesa e antibiotikėve tė rinj, kategoria e ilaēeve pėr tė cilat industritė e mėdha farmaceutike nuk investojnė shumė. "Kjo ndodh sepse nuk janė dhe aq fitimprurėse sa ilaēet e sėmundjeve kronike, si kanceri, diabeti, tensioni apo problemet kardiovaskulare", komenton kirurgu. Janė ilaēe qė merren pėr gjithė jetėn, ndėrsa antibiotikėt pėrdoren pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe. Antibiotikėt janė njė burim i ēmuar, kush i pėrdor keq, nuk rėndon vetėm veten, por edhe komunitetin qė e rrethon. "Ėshtė shumė i rėndėsishėm kėrkimi i molekulave tė reja efikase, ndaj duhet qė industria e barnave tė investojė sėrish".

Porta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3110
Age: 40
Points: 3999
Reputation: 6
Registration date: 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi