Si ju nėnshtrua Enver Hoxh Marshallit Tito
Faqja 1 e 1 • Share •
14102009
Si ju nėnshtrua Enver Hoxh Marshallit Tito
Thellėsisht borxhlie ndaj ndihmės jugosllave, PKSH ju nėnshtrua fatit tė saj : ajo kopjoi verbėrisht strukturat partijake tė " motrės " sė saj tė madhe ndėrkohė qė udhėheqėsit shqiptarė bėnin tė pamundurėn pėr tu tejkaluar nė lavde ndaj idolit tė tyre Tito
E krijuar gjatė muajve mars prill 1919, Partia Komuniste Jugosllave - Partia Socialiste Puntore sipas emrit tė saj tė origjinės njohu shumė shpejt orėn e vet tė lavdisė. Kjo forcė politike prej 60.000 antarėsh u pranua menjėherė nga Internacionalja Komuniste dhe rrėmbeu bashkinė e Beogradit gjatė zgjedhjeve lokale tė vitit 1920. Njė vit mė vonė, nė korrik tė vitit 1921, PKJ u shpall jashtė ligjit dhe ju desh tė deklaronte zyrtarisht shpėrndarjen e saj. Nė tė vėrtetė, asaj ju desh tė u riorganizohej mbi tė tjera baza, nė ilegalitet, dhe me kėtė rast humbi pothuaj gjithė efektivat : vetėm 3.000 antarė nė vitin 1930, qė do tė bėhen 12.000 nė prag tė pushtimit nazist.
Qė nga momenti i kapitullimit dhe mė pas gjatė coptimit tė Jugosllavisė mbretėrore tė Pjetrit tė IItė, pra nga prilli i vitit 1941 dhe deri nė fund tė qershorit tė kėtij viti, PKJ nuk ndėrmori as gjestin mė tė vogėl as nė veprime bile as edhe nė shprehje. Vetėm pas sulmit hitlerian kundėr Bashkimit Sovjetik, me mirė tė themi pas fjalimit historik tė Stalinit gjatė tė cilit ai urdhėroi partitė komuniste evropiane tė godisnin armikun nazist, Byrosė Politike tė PKJ ju desh tė shpėrndante kuadrot e saj nė terren pėr tė organizuar fillimet e rezistencės kundėr pushtuesve shumėkombėsh Vukmanoviē-Tempo shkoi nė Bosnjė, Milovan Gjilas nė Mal tė Zi, Tito nė Serbi (Shėnimi 1) apo Kardelj nė Slloveni. Veē pak javė mė vonė, Mali i Zi u pėrfshi nė njė varg pėrleshjesh tė pėrgjakshme mes kryengritėve vendas dhe italjanėve. Nė tetor tė vitit 1941, rioshėt komunistė tė rezistencės fillojnė tė bashkėpunojnė me veteranėt e maleve, me ēetnikėt e Drazha Mihajlloviēit, para se tė shėndrrohen nė konkurrentėt e tyre tė papajtueshėm dhe tė pėrfundojnė armiq deri nė vdekje.
Kėshtu, disa ditė mė vonė, nė prag tė themelimit tė Partisė Komuniste Shqiptare, nė 8 nėntor tė vitit 1941, ėshtė pak tė thuhet se lėvizja partizane e Titos sapo kish hedhur hapat e para ; ajo mezi numėronte nė rradhėt e saj dy a tre mijė luftėtarė njė forcė thuaj e papėrfillshme ushtarake tashmė nė planin lokal - dhe nuk kishte asnjė perspektivė tė qartė tė tė tashmes sė saj dhe ende mė pak ndonjė plan tė pėrcaktuar mirė lidhur me tė ardhmen, pa folur mė pėr gjeopolikėn e Ballkanit tė pasluftės.
Sidoqoftė, ėshtė fakt qė edhe nė kėto kushte, Komiteti Qėndror i PKJ kish ndėrmarrė njė veprim " tė menēur " me vlerė tė veēantė strategjike : dėrgimin e emisarėve tė tij tė parė pėr tė riorganizuar lėvizjen komuniste nė Shqipėrinė fqinje dhe aktiviteti i tyre kish dhėnė frytet e dėshiruara, krijimin e PKSH. A priori, ky element ėshtė i mjaftueshėm pėr tė ngritur hipotezėn se PKSH sish gjė tjetėr veēse krijesė e jugosllavėve. Zaten, vetė jugosllavėt do tė jenė tė parėt qė do tė lėvdohen dhe do tė reklamojnė atėsinė.
Po qe se besojmė Enver Hoxhėn, ishte malazezi Bozho Jovanoviē qė hodhi kėtė tezė gjatė punimeve tė Konferencės sė parė kombėtare tė PKSH nė Labinot (mars 1943) dhe e keqja ishte se kėsaj here, jugosllavėt e kishin me gjithė mend. Pavarėsisht se vetė Popoviēi e kundėrshtoi me forcė kėtė ide, kasneci i ri i Titos kish mbrritur me detyrėn pėr tė vjelė " dividendėt " e investimit tė bėrė.
Nga ana tjetėr, edhe vetė pushtuesit italjanė kishin vėnė re prezencėn e jugosllavėve pranė PKSH dhe e pėrdorėn kėtė fakt pėr qėllimet e tyre tė propagandės : komunistėt shqiptarė pra ishin vegla tė sllavėve, njė argument me peshė nė kuadrin e politikės sė tyre " kombėtare ". Kjo tezė u rimor me gėzim nga ana e Ballit Kombėtar dhe u pėrdor qoftė gjatė luftės, pėr tė reduktuar ndikimin e komunistėve nė popull, qoftė pas saj, pėr tė nėnvizuar karakterin antikombėtar tė pushtetit komunist. Njė provė e gjallė e eklektizmit politik tė Ballit, i cili nuk ngurroi aspak pėr tė pėrdorur argumentat e armiqve tė tyre tradicionalė por tė largėt jugosllavėt e Titos pėr tė luftuar armiqtė e betuar tashmė tė afėrt shqiptarėt e Hoxhės. .
Tė dėrguarit e parė tė Titos nė Shqipėri Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha i pėrkasin " rrethit tė parė " tė PKJ, atij tė udhėheqėsve tė lartė lokalė apo zonalė. Me origjinė nga rajonet kufitare dhe tė njohur mirė me elementin shqiptar, ata u zgjodhėn nė funksion tė aftėsive tė tyre tė spikatura pėr tė ngritur nė kėmbė organizatat ilegale, pėr tė rekrutuar kuadrot e nevojshėm dhe pėr tė pėrgatitur aksione tė tipit guerrile. Ėshtė krejt e natyrshme tė mendohet se deri nė fund i vitit 1942, deri nė prag tė krijimit tė Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar tė Jugosllavisė (AVNOJ) Bihaē nėntor 1942 - ata vepruan kryesisht me iniciativėn e tyre dhe ju bindėn nuhatjes sė tyre apo talentit vetjak pėr tė krijuar dhe forcuar lidhje tė natyrės personale. Mjafton tė ndiqen peripecitė qė hoqi ndėrkohė lėvizja komuniste jugosllave. Nė tė vėrtetė, nė fundin e vitit 1941, forcat partizane jugosllave ishin nė agoni : prishja me ēetnikėt, e ndjekur nga dy disfata tė llahtarshme ato tė Pljevljas dhe tė Uzhices detyruan Titon dhe shokėt e tij tė merrnin arratinė dhe tė fshiheshin nė Foca, nė luginėn e lumit Drino. Vetėm gjatė pranverės tė vitit 1942, ai mundi tė ndėrmarrė riorganizimin ushtrisė sė tij mbi bazėn e Brigadave partizane " Proletare " : nė korrik tė 1942, atij i mbeteshin gjithsej 3.000 burra e gra. Ata do tė jenė 30.000 nė janar tė 1943 pėr tu bėrė 300.000 njė vit mė vonė, nė 1944.
Nė fund tė vitit 1942, Tito arriti tė ngrinte Frontin e tij Antifashist, gjė e cila e lejoi tė forconte dhe tė rriste bazėn e lėvizjes sė tij dhe tė kufizonte atė tė konkurrentit mbretėror. Atėhere, ai vendos tė interesohet mė tepėr lidhur me ēka ndodh tek fqinji i tij duke dėrguar kasnecin e tij Jovanoviē aq mė tepėr qė ndėrkohė Tito kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės nė Zhabljak, nė pyjet e Malit tė Zi, pėr tė mos thėnė nė kufirin me Shqipėrinė. Duhet tė presim pranverėn e vitit 1943 dhe dy betejat e pėrgjakshme tė Neretvės dhe tė Sutjeskės, pas tė cilave drejtuesit e PKJ fillojnė tė mendojnė seriozisht lidhur me zgjerimin e rezistencės antifashiste drejt periferisė, gjė e cila i shtyn pashmangėsisht drejt pėrpunimit tė njė politike ballkanike.
Lind kėshtu ideja e Federatės ballkanike, njė skicė e tė cilės ėshtė vizatuar pėr herė tė parė njė vit mė parė - gjatė vitit 1942. Me kėtė rast, teoria e ndėrfutjes sė ideve tė ēlirimit kombėtar dhe tė ēėshtjes kombėtare projektohet mbi tė gjithė gadishullin : gjithashtu me kėtė rast, vendosen kontakte tė rregullta me PK bullgare dhe me KKE greke ; pėrveē kontakteve qė egzistonin ndėrkohė me PKSH. Mirėpo nė korrik tė vitit 1943, duke ju pėrmbajtur fjalė pėr fjalė deklaratave tė bėra nė Bihaē, Partia Komuniste Maqedone shprehu vullnetin e saj pėr tė krijuar njė Maqedoni tė pavarur dhe tė bashkuar. Ky ėshtė edhe thelbi i tė ashtuquajturės " ēėshtje maqedone " si edhe prologu i " ēėshtjes shqiptare ".
Gjatė shgjymtyrimit tė Jugosllavisė mbretėrore nė vitin 1941, Bullgaria ndėrhyri pėr tė aneksuar Maqedoninė nė fakt, atė ēka mbetej nga Maqedonia pasi disa krahina perėndimore tė saj i ishin bashkuar Shqipėrisė italiane, qyteti i Selanikut dhe rrethinat e tij kishin mbetur nėn pushtimin gjerman ndėrkohė qė njė pjesė e Maqedonisė egjeane ishte vėnė gjithashtu nėn pushtimin italian. E gjithė pjesa tjetėr bashkohet me Bullgarinė qė nga qyteti i Follorinės pranė kufirit me Shqipėrinė dhe deri nė lumin Struma dhe nė Pirot, apo mė mirė tė themi e gjithė Maqedonia e zonės sė liqenjve, ajo e Vardarit dhe e Pirotit.
Ky pushtim " logjik " nga ana e " vėllezėrve bullgarė " nuk pati thuaj asnjė impakt mbi rezistencėn popullore antifashiste: seksioni maqedonas i PKJ shkon deri aty sa qė pėrqafon pikpamjet e komunistėve bullgarė dhe gjykon tė panevojshme shpėrthimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Megjithė linjėn politike tė pėrcaktuar nga AVNOJ nė vitin 1942, u desh ndėrhyrja e posaēme e Vukmanoviē - Tempos nė mars tė vitit 1943 pėr tė riorganizuar seksionin maqedonas tė Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare Jugosllave. Pasi projekti fillestar maqedonas skish tė bėnte aspak me planet jugosllave : pas kontakteve tė shpeshta me komunistėt bullgarė dhe komunistėt grekė, vendasit vendosėn krijimin e njė Fronti Nacional-Ēlirimtar sllavo-Maqedonas. Kjo ishte njė goditje e rėndė ndaj Titos, i cili nisi menjėherė Svetozar Vukmanoviēin - alias gjenerali Tempo pėr tė ndėshkuar tendencat qendėrikėse maqedone. Ky i fundit veproi pa mėshirė nė vend pėr " tė asgjėsuar nė mėnyrė energjike tė gjitha pozitat e gabuara tė Maqedonasve ", pėrpara se tė ēfaqej nė Vithkuq dhe nė Lavdar tė Oparit, apo nė Kucakė - pranė udhėheqjes sė PKSH atė mars tė largėt tė vitit 1943, nė pėrfundim tė udhėtimit tė tij tė parė tė inspektimit nė kėtė krah tė Ballkanit (Sh. 2).
Mbėrritja e Vukmanoviē-Tempos nė Shqipėri dhe takimet e tij tė verės 1943 me udhėheqjen e PKSH shėnojnė fundin e fazės sė parė tė bashkėpunimit mes dy partive komuniste, atė tė stėrvitjes dhe tė mėsimit tė zanatit. Zėdhėnėsi i ri jugosllav qė i pėrket atij grushti udhėheqėsish tė nivelit kombėtar, shumė tė afėrt me Titon dhe pėrgjegjės tė politikės tė pėrgjithshme tė PKJ, vėren shpejt tendencat qė veprojnė nė gjirin e Komitetit Qendror tė PKSH dhe veēanėrisht, hezitimet dhe orvatjet pėr tė bashkėpunuar apo pėr tu hapur drejt rrymės nacionaliste. Ky orientim i ngjashėm me atė tė fqinjėve maqedonė paraqet njė rrezik tė qartė nė lidhje me politikėn e PKJ lidhur me periferinė ballkanike veēanėrisht lidhur me tė ardhmen e Kosovės, gjė e cila e shtyn tė ndėrhyjė nė mėnyrė tė prerė.
Eshtė interesante tė nėnvizohet se nė thelb, ndėrhyrja " brutale " e Tempos pranė shokėve tė tij shqiptarė tė armėve nuk ndryshon aspak nga qėndrimet anti-Balli tė kolegut tė tij Popoviē, tė shprehura me njė forcė tė veēantė gjatė Mukjes. Ajo ēka ndryshon nė tė vėrtetė ėshtė kėndi i vėshtrimit : nė se gjenerali Tempo shqetėsohet pėr fatin e ardhshėm tė Kosovės nė kuadrin e interesave tė Jugosllavisė sė tij, Popoviēi, tė cilin shqiptarėt e kishin " pagėzuar " Ali Gostivari, preokupohej nga perspektiva e ndarjes sė pushtetit paslufte si edhe nga raportet e reja tė forcės qė mund tė krijoheshin nė vendin e tij tė adoptimit, nė Shqipėri.
Sidoqoftė, ndėrhyrja e emisarit special tė Titos pėrbėn edhe ngjarjen vendimtare qė shėnon radikalizimin e PKSH; nėn impulsin e jugosllavėve, udhėheqja e partisė shkundet dhe i kundėrvihet tė gjitha ideve tė mėparshme tė njė afrimi me Ballin Kombėtar. Nė kėtė mėnyrė lind procesi " anti Mukje " qė u vulos nė Konferencėn e dytė tė Labinotit dhe pėrvijohet shqyerja me kampin nacionalist akti i parė i luftės " civile " mes shqiptarėsh. Megjithėse PKSH kish mundur tė marrė kthesėn e duhur, pasi kthehet nė bazė, Tempo paraqit njė raport shumė pak tė favorshėm lidhur me palėn pritėse dhe arrin tė influencojė Titon, i cili edhe pse nuk i zotėronte tė gjitha kartat e lojės, zotėronte mundėsinė tjetėr atė tė ndryshimit tė metodės sė punės dhe nė rradhė tė parė, ndėrrimin e ekipit jugosllav nė vend.
Vite pėr tė mos thėnė dekada - mė vonė, nė veprat e tij, Hoxha do tė rikujtohet mbi megalomaninė e jugosllavit Tempo dhe nėnvizon antipatinė e thellė qė lind dhe instalohet mes dy burrave. Po qe se do ti besojmė rishtas kujtimeve tė tij, elementi qė pėrsėritet me forcė tė veēantė gjatė tė gjithė takimeve qė padroni i ardhshėm i PKSH do tė ketė me emisarin e shquar tė Titos ndėrmjet marsit dhe gushtit tė vitit 1943, sėshtė gjė tjetėr veēse mendimi i ngulėt i kėtij tė fundit lidhur me shtabin ballkanik. Edhe pas kaq vitesh, nė periudhėn e shkrimit dhe tė botimit tė kujtimeve tė tij, udhėheqėsi shqiptar tregohet i pamėshirshėm nė gjykimet e veta ndaj tė dėrguarve tė Titos nė vendin e tij pasi tė gjithė ata, pėrveē Popoviēit, pėrshkruhen si konspiratorė dhe intrigantė, tė drejtuar nga njė ide e vetme ajo e nėnshtrimit tė PKSH ndaj interesave jugosllave (Sh. 3).
Ėshtė krejt e mundur qė tundimet shkėputėse tė maqedonėve si edhe thirrjet pėr marrėveshje mes shqiptarėsh kėto dy prirje qė, nė fund tė fundit, vulosnin shgjymtyrėzimin e Jugosllavisė sė vjetėr, pėrbėjnė bėrthamėn e asaj kthese rrėnjėsore qė pėsoi politika titiste lidhur me ēėshtjen kombėtare, nė vjeshtėn e vitit 1943. Megjithatė, mes teorisė leniniste mbi tė drejtėn e vetvendosjes dhe praktikės ballkanike tė shovinizmit etnocentrik, gremina ėshtė aq e thellė sa qė Titos, shumė mė tepėr jugosllav nė shpirt se sa kroat i lindur, ju desh njė vit i tėrė pėr tė gjetur formulėn e pėrshtatshme : atė tė federalizmit. Mbi bazėn e trashėgimit territorial tė Jugosllavisė mbretėrore, tė krijohet njė Jugosllavi e re federale ja edhe sė fundi platforma e re kombėtare e dalė nga punimet e Jajces. Pėrsa i pėrket politikės ballkanike tė kėsaj Jugosllavie tė re, mes tė tjerash, ajo duhet tė zgjidhte edhe grindjet e vjetra mes fqinjėsh tė periferisė ; a ka zgjidhje mė tė pėrshtatshme se sa njė Federatė ballkanike, njė lloj kopje e modelit kombėtar?
Eshtė e sigurt qė, gjatė muajve nėntor dhjetor tė vitit 1943, Tito ende nuk ishte nė gjendje tė merrte me mend si do tė rridhnin ngjarjet deri nė fund tė luftės ; sidoqoftė, ai i kish marrė tė gjitha masat pėr ta kthyer peshoren nga ana e tij. Lėvizja e tij kishte njė " Qeveri tė Pėrkohėshme " tė zgjedhur nė Jajce, ushtria e tij gėzonte njohjen e gjithėfuqishme tė Aleatėve si antar me tė drejta tė plota nė Koalicionin antifashist dhe sė fundi, ai vetė ishte pajisur me shkopin e Mareshallit.
Sė fundi, por aspak e fundit nė rradhėn e vlerave, vjen mbėshtetja e anglezėve. Nėqoftėse saga Tito ka ngjallur nė mėnyrė sistematike mosbesimin e Stalinit, i cili pėr arsye tė errėta pothuaj deri nė fund tė luftės preferoi kampin mbretėror ndaj atij komunist, ajo tėrhoqi pashmangshmėrisht vėmendjen e anglezėve. Nė mėnyrė tė veēantė, rezistenca e udhėhequr nga Titoja tėrhoqi vėshtrimin e Ēurēillit, i cili qė nė qershor tė vitit 1943 dėrgoi pranė shtabit tė partizanėve jugosllavė djalin e tij Randolfin. Ky i fundit kthehet pranė tė atit thellėsisht i bindur dhe arrin tė bindė edhe gjithė tė tjerėt lidhur me dobinė apo pėrfitimin qė do tė sillte Tito, po qe se do ti bėhej besim si i vetmi konkurrent i vlefshėm nė garėn e ardhshme pėr pushtetin. Pak kohė mė pas, Konferenca e Teheranit (28 nėntor 1 dhjetor 1943) njohu Titon dhe lėvizjen e tij si partnerė tė Aleatėve. Qė kėtej e tutje, ndihma ushtarake dhe materiale e anglezėve fillon tė orientohet veē nė dobi tė partizanėve, duke harruar tashmė rrymėn legaliste. Qė nga strehimi i tij londonez, duke filluar nga janari i vitit 1944, Pjetri i IItė u detyrua tė bashkėpunojė me qeverinė e pėrkohėshme tė dalė nga Jajce dhe braktisi nė mėshirėn e fatit Mihajllovoēin, ushtarin e tij besnik dhe trim.
Gjatė majit sė vitit 1944, PKJ thirri nė bazė Mugoshėn dhe nė vazhdim solli nė vend njė ekip tė tėrė, mes tė cilit shkėlqen Velimir Stojniēi, emisari i ri i PKJ. Nė kėto ujra edhe Popoviēit ju kėrkua me kėmbėngulje tė braktiste gjithēka dhe tė kthehej sa mė shpejt nė vendlindje. U desh ndėrhyrja e Enver Hoxhės, qė miqtė e tij anglezė ta evakuonin nėpėrmjet Italisė ku mundi tė mjekojė tuberkulozin e tij kronik. Tashmė vendin e " organizuesve polivalentė " tė tipit Popoviē e zunė " teknikėt specialistė " tė llojit Stojniē, nė tė vėrtetė " ekspertė " tė pėrgatitjes ideologjike, tė ēėshtjeve ushtarake apo tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Fillon kėshtu njė fazė e dytė, ajo e konsolidimit tė kontrollit jugosllav mbi PKSH.
Pėrse ky ngut i Titos dhe ekipit tė tij pėr tė riatdhesuar Popoviēin? Po qe se besojmė Hoxhėn, njė pjesė tė " fajit " ka vetė Popoviēi i cili nuk u pėrmbajt pas atij raportit katastrofik tė Tempos mbi udhėheqjen e PKSH dhe i nisi Titos njė varg letrash pėr tė kjartėsuar situatėn dhe nė rradhė tė parė, pėr tė mbrojtur " pozitat e drejta " tė udhėheqjes shqiptare.
Paralelisht, rrjedha e ngjarjeve tė fundverės tė vitit 1944 sugjeron njė deshifrim tjetėr tė situatės : qė prej tre vjetėsh, prej shtatorit tė vitit 1941, Popoviēi jetonte nė Shqipėri praktikisht gjatė gjithė periudhės sė luftės krejtėsisht i shkėputur nga realiteti jugosllav., kontaktet e tij me tė cilin kishin qenė mė se sporadike. Gjatė kėsaj periudhe shumė ujra kishin rrjedhur dhe strategjia e PKJ kish ndėrruar disa herė kahje. Hera e fundit qė Popoviēi kish dhėnė llogari pėrpara udhėheqjes sė tij ishte nė Zagreb, nė tetor tė vitit 1940. Pra, ai mungonte nė Bihaē dhe nė Jajce ku ishin hedhur bazat e pushtetit tė ardhshėm tė Jugosllavisė sė re federale dhe pėr mė tepėr, ai ishte krejtėsisht i shfazuar lidhur me politikėn e re ballkanike tė Titos. Kėtė shfazim si edhe ndikimin shumė tė madh qė ai ushtronte mbi Enver Hoxhėn - e kish konstatuar dhe e kish relatuar pėr herė tė parė Tempo, mesazhi i tė cilit lidhur me korrigjimin e politikės sė pėrgjithshme tė PKSH dhe mbi shtabin e ardhshėm ballkanik kaloi shumė keq, pikėrisht pėr shkak tė Popoviēit. Ndėrkohė, Tempo kish konstatuar edhe premisat pozitive - mediokritetin qė mretėronte nė rradhėt e udhėheqjes sė PKSH si edhe fillesėn e fėrkimeve tė para nė gjirin e saj. Padyshim, politika e re jugosllave kėrkonte marrėdhėnie tė reja dhe veēanėrisht njė pėrqasje tė re por paradoksalisht, pengesa kryesore nuk ishin vetė shqiptarėt por njė malazez si Popoviēi.
Disa muaj mė vonė, nė vjeshtėn e vitit 1944, rrjedha e ngjarjeve tregon shumė qartė se nga kjo anė e kufirit dhe nga ana tjetėr, pushteti do tė binte sė shpejti nė duart e komunistėve. Lajmi kaq i mirė veē mund tė frymėzojė atė mendim mjeshtėror qė problemi i Kosovės do tė mund tė zgjidhej njė herė e mirė nė qoftėse e tėrė Shqipėria do tė bėnte pjesė nė gjirin e Federatės sė ardhshme Ballkanike pėr tė mos thėnė Jugosllave. Ky mendim, po aq i vjetėr sa edhe vetė Jugosllavia, shtyu emisarin e ri tė Titos, kolonel Velimir Stojniē, tė ndėrmarrė njė arbitrazh tė vėshtirė gjatė Pleniumit tė IItė tė KQ tė PKSH, tė mbajtur nė Berat nė prag tė ēlirimit tė vendit (22-25 nėntor 1944). Sipas legjendės, ai mundi tė shfrytėzojė me mjeshtėri divergjencat e sapolindura nė gjirin e Komitetit Qėndror tė PKSH dhe rreshtoi pas vehtes pjesėn mė tė madhe tė antarėve tė KQ, duke i lėnė Enver Hoxhės veē njė pakicė ithtarėsh. Ky Plenium i famshėm shumė vite mė vonė Hoxha do ta quante " njollė tė zezė " nė historinė e partisė sė tij la gjurmėn e tij dhe peshon mbi tė gjitha marrėdhėniet mes dy partive komuniste dhe tė dy vendeve fqinjė pėr vitet e ardhshme.
Ēka ndodhi nė Berat, atė nėntor tė largėt tė vitit 1944 ? Dokumentat zyrtare tė PPSH, tė botuara pas lufte, na mėsojnė se pėrfaqsuesi i PKJ u lėshua nė njė sulm tė egėr kundėr linjės politike tė PKSH, duke dėnuar njėkohėsisht oportunizmin e Hoxhės ndaj Ballit dhe sektarizmin e tij ndaj Veriut tė vendit. Sigurisht, varianti i pėrhapur nga Jugosllavėt ėshtė krejt i ndryshėm : sipas tyre, divergjencat e shprehura gjatė Pleniumit tė Beratit ishin ushqyer nga njėra anė nga vetė Hoxha i cili kish pohuar mė se njė herė " naivitetin dhe paaftėsinė e tij " dhe nga ana tjetėr nga shokėt e tij tė idealit qė ishin tė vendosur pėr ta zėvendėsuar nė krye tė partisė. Gjithmonė sipas versionit tė tyre, jugosllavėt ndėrhynė pėr tė shpėtuar Hoxhėn dhe nėpėrmjet tij, ata mundėn tė siguronin suksesin e ndėrmarrjes komuniste nė prag tė ēlirimit tė vendit.
Ku qėndron e vėrteta ? Si zakonisht, diku mes dy varianteve : Hoxha, i braktisur nga mentori i vet Popoviē, e kish humbur toruan si edhe sensin e vet tė analizės dhe tė kontrollit qė do ta karakterizojė aq mirė mė vonė, dhe nė mėnyrė naive pranoi publikisht paaftėsinė e tij zaten, absolutisht e vėrtetė. Por edhe sikur ai tė mos e kish pranuar kėtė gjė, ishin shokėt e vet tė luftės Spiru dhe Malėshova qė do tja kujtonin, tashmė qė ishin ēliruar krejtėsisht nga gjenia e keqe e Popoviēit dhe nga kornizat e tij tė ngushta organizative dhe disiplinore. Bile, duke pėrdorur terma jo fort tė dashura, Spiru kish redaktuar pėr kėtė rast edhe njė shėnim biografik pėr Sekretarin e Parė, i cili nuk ja harroi dhe nuk ja fali kurrė.
Mjaftoi pra sulmi fillestar i Stojniēit qė kjo " bandė " tė pakėnaqurish, tė cilės me kėtė rast ju shtua Koēi Xoxja, Liri Gega apo dhe Pandi Kristo, tė saldohej mes vedit dhe tė lėshohej nga zinxhiri, duke kėrkuar kokėn e Sekretarit tė PKSH. Nė se ai mundi ta shpėtojė, kjo ndodhi vetėm falė Stojniēit, qėllimi i tė cilit ishte thjesht tė zhdukte ndikimin e Popoviēit dhe jo vetė Hoxhėn. Njė puē pra nė gjirin e Komitetit Qėndror tė PKSH nė prag tė ēlirimit tė vendit, i frymėzuar dhe i kontrolluar deri nė fund nga jugosllavėt qė me kėtė rast, arritėn tė vendosin raporte tė reja forcash nė tė. Njė ndėrhyrje ndoshta brutale por e llogaritur mirė, e para nė atė vargun e gjatė tė viteve tė ardhshme, qė i hapi rrugėn kontrollit tė plotė jugosllav mbi politikėn e brendshme tė PKSH.
* * *
Thellėsisht borxhlie ndaj ndihmės jugosllave, PKSH ju nėnshtrua fatit tė saj : ajo kopjoi verbėrisht strukturat partijake tė " motrės " sė saj tė madhe ndėrkohė qė udhėheqėsit shqiptarė bėnin tė pamundurėn pėr tu tejkaluar nė lavde ndaj idolit tė tyre Tito. Asgjė nuk dukej mė fuqishme se sa kjo miqėsi e farkėtuar gjatė viteve tė vėshtira tė luftės, asnjė argument nuk dukej nė horizont qė tė trondiste sadopak kėtė mirėkuptim tė pashembullt bile as edhe e ardhmja e Kosovės, qė ndėrkohė i ishte nėnshtruar ligjit tė fituesve. Megjithė zhurmėn e pėrleshjeve tė pėrgjakshme mes " nacionalistėve " kosovarė tė ashtuquajturve fajtorė pėr bashkėpunim me pushtuesin dhe njėsive tė ushtrisė jugosllave ; megjithė masakrėn e sapo tė thirrurve nėn armė kosovarė - tė atyre tė rinjve tė mobilizuar qė kundėrshtonin tė shkonin pėr tu vrarė nė frontin kroat tė Sremit nė prill 1945 e vėshtruar nga Tirana, ēėshtja e Kosovės ishte mbyllur njė herė e mirė. Nė korrik tė vitit 1945, pėrfaqėsuesit e PKSH merrnin pjesė si tė ftuar nderi nė seancėn plenare tė Asamblesė tė Serbisė qė vulosi pėrfshirjen e Kosovės nė gjirin e strukturės federative Jugosllave. Si shpėrblim, Jugosllavia ishte i pari vend qė njohu zyrtarisht Qeverinė e Pėrkohshme shqiptare.
Pėrse PKSH nuk ju kundėrvu vendimit tė Titos pėr tė pėrfshirė Kosovėn nė strukturėn jugosllave tė pasluftės ? Po tė lexosh veprėn e Hoxhės " Titistėt " ku emri Kosovė pėrmendet 275 herė, ai nuk le asnjė rast pa pėrmendur bindjen e tij se kjo ēėshtje duhej tė zgjidhej pas lufte, konform vullnetit tė popullit tė krahinės. Mirė gjatė lufte qė Hoxha kish bindjen marksiste se " vėllezėrit komunistė jugosllavė " do ta zgjidhnin problemin e Kosovės nė pėrputhje me teorinė leniniste-staliniste tė tė drejtės sė kombeve deri nė vetvendosje, por pas lufte, nė vitin 1945, kur ai mundi tė konstatonte devijimin e praktikės jugosllave ndaj teorisė sovjetike, pėrse nuk e ngriti zėrin publikisht ndaj njė padrejtėsie tė tillė ?
Pėrgjigjen e jep Biberaj kur thotė se : komunistėt shqiptarė tė Kosovės dhe ata tė PKSH nuk ju kundėrvunė vendimit jugosllav lidhur me njė ēėshtje kaq vitale pėr kombin shqiptar pėr shkak tė pozitės tė nėnėshtruar qė ata kishin ndaj PKJ. Me pėrfundimin e luftės, u bė e qartė se, edhe njė herė, Kosova ishte e destinuar tė kalonte rishtas nėn qeverisjen e tė huajve (Sh. 4).
Me gjithė respektin ndaj autorit Biberaj, pėr hir tė realitetit, duhet tė heqim nga lista komunistėt shqiptarė tė Kosovės pasi as forca e tyre numerike as edhe kontributi i tyre nė luftėn nacional-ēlirimtare nuk i vinte ata nė ndonjė situatė tė privilegjuar pėr ti kujtuar PKJ premtimet e saj tė dikurshme lidhur me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Sidoqoftė, ideja e mėsipėrme ėshtė thelluar aq sa ėshtė bėrė mėnyrė tė menduari mes qarqeve nacionaliste apo antikomuniste shqiptare ; ajo mbrrin deri nė ditėt e sotme dhe paraqitet si " pėrmbledhja mė e qėlluar e situatės " nė epokėn e ngjarjeve qė po pėrshkruajmė (Sh. 5).
. E pra, megjithė aspektin vendimtar qė zgjidhja e problemit tė Kosovės paraqiste dhe paraqet pėr tė ardhmen e kombit shqiptar, mjafton tė largohemi sadopak nga kuadri i interesave shqiptare stricto sensu dhe kqyrim gjithė rajonin nėn njė kėnd mė tė gjerė pėr tė kuptuar se kjo shprehje e admirueshme e Biberajt nuk merr parasysh as rrjedhėn e historisė as edhe realitetin e ngjarjeve.
Georges Xexo, albanie-albanais.com
standart

ILIRI- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 4044
Points: 8596
Reputation: 42
Registration date: 06/12/2007

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi