ILIRIADA PORTAL

Fėmijėt, gjithmonė 'online'

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25012010

Mesazh 

Fėmijėt, gjithmonė 'online'




Telefona, kompjuter dhe televizorė. Adoleshentėt kalojnė rreth 12 orė nė ditė tė zhytur nė realitetin virtual, mes shumė rreziqeve dhe mundėsive

Nėse fėmija juaj ėshtė zgjuar, nė ndonjė orė qė duhet tė ishte nė gjumė, ose duke studiuar, me siguri duhet tė jetė “online” nė ndonjė cep. Por edhe nėse flė, ėshtė e sigurt se do tė zgjohet menjėherė sapo telefoni i vendosur te koka tė lajmėrojė se ka ardhur njė mesazh i ri. Ky ėshtė brezi i ri i adoleshentėve tė sotėm, gjithmonė “online”, gjithnjė e mė teknologjik. Sipas amerikanes “New York Times”, adoleshentėt e sotėm jetojnė gjithmonė e mė shumė “tė lidhur” me internetin dhe mjetet teknologjike. Gjithnjė e mė shumė adoleshentė zėnė ēdo sekondė tė kohės sė tyre zgjuar, duke pėrdorur ‘Smartphone’, kompjuter, televizor apo ēdo lloj tjetėr objekti elektronik”. Tė rinjtė nga 8 deri nė 18 vjeē, pesė vjet mė parė kalonin gjashtė orė e gjysmė nė ditė pėr tė komunikuar pėrmes internetit, tregon “New York Times”, sipas njė studimi tė fundit tė bėrė nga “Kaiser family Foundation”. Ndėrsa sot, kjo shifėr ka shkuar nė shtatė orė e gjysmė.
Pa llogaritur kėtu bisedat telefonike, apo SMS qė shkojnė e vijnė pėr ēdo sekondė dhe faktin se tė gjitha kėto mund tė bėhen duke pasur nė xhep “ipod”-in dhe kufjet nė vesh. Duke bėrė shumėn e tė gjitha kėtyre, arrihet nė pėrfundimin se realiteti virtual zė tė paktėn 12 orė nga jeta e tė rinjve. Pastaj nata shėrben pėr tė shkarkuar filma, pėr tė parė video apo marrė muzikė. Nė kėtė pikė, ėshtė e vėshtirė tė kthehesh pas. Brezi X kėshtu vepron nė ēdo cep tė globit. Ja si tregon njė 14-vjeēar: “‘Smartphone’ shoqėron nė ēdo ēast ditėn time, ose mė mirė jetėn time. Me tė mund tė arrij tė bėj gjithēka. Shkruaj, dėrgoj e-maile, marr video ndėrsa natėn qėndroj nė ‘You Tube’ derisa mė zė gjumi”. Sipas tė dhėnave, nė vitin 2000 vetėm 37 pėr qind e tė rinjve kishin nė shtėpitė e tyre njė kompjuter personal, nė pjesėn mė tė madhe jo tė lidhur me internetin. Sot 97 pėr qind e tyre kanė kompjuter dhe futen nė internet ēdo ditė dhe nė ēfarėdolloj momenti. Natė apo ditė qoftė. Pėrjashtim bėjnė vetėm orėt e shkollės, kur profesorėt i detyrojnė tė rinjtė tė fikin ose tė lėnė pa zė celularėt. Por ai qė i vuan mė shumė pasojat ėshtė gjumi i tė rinjve, gjithmonė e mė i shqetėsuar e mė me pak orė. Megjithatė ėshtė e kotė tė “dėnosh”, ėshtė mė mirė tė kuptosh.
Dhe nė fakt, po tė gjykosh nga kėrkimet e fundit, si psikologjia dhe sociologjia duket se kanė ndryshuar kėndvėshtrim. Kėshtu, siē shpjegon psikologu Matteo Lancini nė librin “Gjithmonė nė kontakt. Marrėdhėniet virtuale nė adoleshencė”, inteligjenca dhe emocionet “multitasking” lexohen si njė gramatikė e re e ndjenjave dhe dijes. “Nga pikėpamja sasiore, shifrat e europianėve janė tė njėjta me ato tė amerikanėve. Njė shqetėsim i madh i prindėrve sot ėshtė se fėmijėt kalojnė shumė kohė para kompjuterit, izolohen dhe humbasin lidhjet dhe miqėsitė reale. Nė tė vėrtetė, ėshtė parė se kėta fėmijė, qė janė gjithė kohės “online”, janė mė tė hapur, madje edhe koeficientin e inteligjencės e kanė mė tė lartė se ata tė brezit paraardhės. Nė njėfarė mėnyre mund tė thuhet se adoleshentėt e kėtyre viteve kanė zbuluar artin e tė kudondodhurit: d.m.th e kanė trupin nė njė vend dhe mendjen gjithandej. Sigurisht qė, nėse kjo shndėrrohet nė ndjenjėn kur e ndjen veten tė gjithėpushtetshėm, atėherė bėhet e rrezikshme.
Nė tė kundėrt ėshtė thjesht njė demonstrim aftėsish”. Me siguri qė ky ėshtė njė ndryshim epokal. “E ndiej veten tė vetmuar pa ‘iphone’-n tim, me tė cilin dėrgoj dhe marr 500 mesazhe nė ditė. E kam tė nevojshme”. Shifrat zyrtare tregojnė se 75 pėr qind e adoleshentėve pėrdorin “chat”-in dhe “messenger”-in, rreth 80 pėr qind janė frekuentues tė rregullt tė “You Tube”, ndėrsa 41 pėr qind e tyre kanė njė blog personal. Pa llogaritur kėtu fenomenin “Facebook”, ku 53 pėr qind e tė rinjve nga 11-18 vjeē ka njė “account” personal. Por tė bėsh njė mijė gjėra sė bashku, tė studiosh, tė dėgjosh muzikė, tė chat-osh me miqtė apo tė ecėsh duke dėrguar mesazhe vazhdimisht, ndikon nė proceset konjektive. A ka lidhje kjo me pėrdorimin e inteligjencės? Njė neuropsikologe, e cila merret me trajtimin e tė rinjve me njė koeficient inteligjence shumė tė lartė, me pak fjalė me trajtimin e gjenive tregon: “Sfida e vėrtetė ėshtė pėrqendrimi. Adoleshentėt e sotėm, por mbi tė gjitha fėmijėt, janė tė bombarduar me informacion dhe shpesh nuk dinė ta seleksionojnė atė.
Gjenden mes dy zjarresh. Nga njėra anė kanė shkollėn, shumė tė lidhur me konceptin e nocionit dhe nga tjetra internetin, ‘Wikipedia’, ‘Google’ dhe mundėsinė pėr tė marrė informacion nė kohė reale”. Fatkeqėsisht me pėrdorimin e shumtė tė internetit ėshtė shtuar edhe rreziku pėr tė pėrdorur sjellje tė pahijshme. Shkėmbejnė me njėri-tjetrin numra telefonash, fotografi provokuese dhe janė gati tė takohen edhe me tė panjohur. Ndryshe nga dikur, sot ėshtė shtuar koha qė kalojnė nė internet. Adoleshentėt nuk e kuptojnė rrezikun qė u kanoset duke chat-uar nė internet. Sigurisht qė bashkėbiseduesit nė anėn tjetėr mund tė jenė adoleshentė, por kjo gjė nuk e ul aspak rrezikun. Nėse prindėrit do tė ishin mė tė kujdesshėm me fėmijėt dhe nuk do t’i lejonin ata tė kalonin shumė kohė nė internet, atėherė adoleshentėt do tė mėsoheshin me rregullin dhe kėrkesėn e llogarisė. Por edhe heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e saj.
Pėr shembull, nėse adoleshentėve do t’u ndalohej navigimi nė internet, atėherė ato do t’i riktheheshin televizorit, duke mos ia ndarė sytė pėr orė e orė tė tėra nė ditė. 23 pėr qind e adoleshentėve shohin televizor mbi tri orė nė ditė. 7 pėr qind e tyre ka deklaruar se e kalon kohėn para televizorit e internetit. Pra nė bazė tė pėrgjigjeve, dimė se shumė tė rinj kalojnė mesatarisht 4-5 orė nė ditė para ekranit tė njė monitori. Kompjuteri dhe interneti mund tė zėvendėsojnė njė mik, dashurinė, komunikimin me njerėzit e gjallė, jetėn reale. Interneti shformon realitetin. Duke qenė nė shėrbimin e tij, adoleshentėt rrezikojnė tė bėhen viktimat e tij.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi