ILIRIADA PORTAL

Fėmijėt qė bėjnė gjimnastikė zhvillohen mė shpejt

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022010

Mesazh 

Fėmijėt qė bėjnė gjimnastikė zhvillohen mė shpejt




Kur lind, fėmija juaj duket kaq i vockėl por mė vonė fillon tė rritet, tė ngrejė kokėn, tė ulet, tė ecė kėmbadoras dhe tė ecė. Ky proēes tė cilin nuk e besojmė se do ndodhė ndonjėherė kalon sa hap e mbyll sytė. Suksesi i kėtij proēesi dhe shėndeti fizik e shpirtėror i fėmijės suaj lidhet me gjimnastikėn e bėrė rregullisht.
Gjimnastika e filluar qė nė etapat e para ndikon pozitivisht edhe nė zhvillimin trupor edhe nė atė mendor. Foshnjat qė bėjnė ushtrime zhvillohen mė shpejt dhe pėrdorin mė mire duart dhe muskujt nė krahasim me moshatarėt dhe kėto fėmijė bėhen tė forte. Gjimnastika mundėson koordinimin nė mes uljes dhe ecjes. Ulja pėrshpejton ecjen dhe qėndrimin nė kėmbė tė fėmijės dhe fėmijėt qė bėjnė gjimnastikė ecin mė herėt se moshatarėt e tyre.

Por dobitė e ushtrimeve nuk mbarojnė me kaq. Sepse tek fėmijėt qė bėjnė gjimnastikė pėrshpejtohet zhvillimi fizik dhe mendor. Gjatė ushtrimeve zhvillohen muskujt dhe kockat e fėmijės. Gjimnastika ndikon pozitivisht nė marrėdhėnien psikologjike mes nėnės dhe fėmijės. Gjimnastika gjithashtu ndihmon nė pėrparimin e zhvillimit social tė fėmijės duke e bėrė mė guximtar. Ushtrimet e filluara qė nė muajt e pare mundėsojnė forcimin e muskujve dhe zhvillimin e tyre prandaj kėta fėmijė kur tė arrijnė nė moshėn e adoleshencės ose i drejtohen sportit ose bėjnė njė jetė sportive. Fėmijėt tė cilėt gjatė periudhės shkollore merren me sport apo bėjnė ushtrime fizike janė mė tė sigurt nė vetvete dhe mė tė suksesshėm nė mėsime. Struktura trupore ėshtė mė e konsoliduar. Nuk kanė ērregullime nė mėnyrėn e tė ulurit. Muskujt e forcuar mė pare mbėshtesin kyēet dhe kockat. Tek kėto fėmijė shihen mė pak skoljoz dhe kifoza (ērregullime tė legenit) apo deformime tė kockave.

Gjimnastikėn bėjani para banjės dhe gjumit
Pėr tė bėrė ushtrimet gjimnastikore ėshtė shumė e rėndėsishme tė ndani 5-10 minuta nė ditė . Lėvizjet janė mė efektive nėse bėhen 4-5 herė nė ditė. Ushtrimet e bėra pėr tė qetėsuar fėmijėn para banjės apo gjumit ndihmojnė qė fėmija tė bėjė njė gjumė tė qetė pas banjės. Pėr tė bėrė ushtrimet duhet tė vendosim njė peshqir banje apo njė batanije tė shtruar drejt. Gjatė ushtrimeve ėshtė shumė e rėndėsishme qė fėmija tė jetė i zhveshur ose tė ketė veshur ndonjė gjė tė lehtė e cila nuk e pengon. Temperatura e ambientit duhet tė rregullohet mire. Temperatura 22 -24 ėshtė e pėrshtatshme.

Programin e ushtrimeve nuk duhet ta fillojmė me lėvizje tė vėshtira dhe tė rėnda tė cilat lodhin fėmijėn dhe muskujt apo kyēet qė vėnė nė lėvizje gjithė trupin. Dy javėt e para tė vazhdohet me lėvizje tė lehta pastaj mė vonė tė bėhen ushtrime tė cilat vėnė nė punė muskujt dhe kyēet.

Mbajeni fėmijėn nga pėllėmba dhe kyēi i dorės pastaj krahun e djathtė e tėrhiqni majtas ndėrsa krahun e majtė e tėrhiqni djathtas duke bėrė njė x . pėr tė vėnė nė punė muskujt e qafės dhe krahėve tė fėmijės ka njė lėvizje e cila njihet si refleksi parashutė. Hapini tė dy krahėt anash dhe lart pastaj pėrsėriteni lėvizjen nė drejtim tė kundėrt. Pikat mė tė rėndėsishme nė 6 mujorin e pare janė vėnia nė punė e nyjeve tė legenit pėr tė qėndruar nė kėmbė mė vonė, pėr t’u ulur dhe pėr tė mbajtur kokėn. Prandaj kėmbėt shtyjani drejt barkut dhe mė pas tėrhiqjani poshtė. Kjo lėvizje mund tė pėrsėritet 5-10 herė. Lėvizja tjetėr ėshtė njė lėvizje e cila bėhet nga tė dyja kėmbėt nė drejtime tė kundėrta, njėra kėmbė drejt barkut ndėrsa tjetra shtrihet. Edhe kjo lėvizje mund tė pėrsėritet 4-5 herė nė ditė.

Fėmijėt tė cilėt bėjnė ushtrime rregullisht nė muajin e 6-7 qėndrojnė ulur pa mbėshtetje. Do ishte ideale nėse ushtrimet bėhen tė shoqėruara me muzike dhe nė kohėn kur nėna ėshtė e qetė dhe ndihet rehat.

Ushtrimet e fėmijėve 2-6 muajsh
Shtrijeni fėmijėn nė shpinė dhe bėni tė mundur qė me dorėn e tij tė kapė gishtin tuaj te madh. Mbajini duart e tij pėrfshirė dhe kyēet dhe krahėt i ngrini njė nga njė, ngadalė nė fillim krahun e majtė , para, mbrapa dhe lart. Nėse krahėt nuk koordinahen njėsoj kjo lėvizje mund tė jetė e lodhshme. Shtrijeni fėmijėn pėrmbys me kokė tė kthyer nga ju dhe duke vendosur gishtin tuaj tė madh nė pėllėmbėn e dorės sė tij kapeni nga kyēet. Ngadale-ngadalė bėni ngritjen e parė tė lehtė. Kujdes mos ta lodhni fėmijėn. Ngritjet e mėvonshme mund tė bėhen edhe me ndihmėn e njė tė rrituri me dėshirėn duke vėnė nė lėvizje muskujt dhe kokėn e fėmijės. Veēanėrisht kontrolli i kokės i fėmijėve fillon pas muajit 2-3. Me praktikimin e kėtyre ushtrimeve mund tė diagnostikohet shpejt dhe moszhvillimi nė sistemin nervor.

Ushtrimet e fėmijėve 6- 12 muajsh
Nė periudhėn 0-6 mujore mund tė shtohet numri i lėvizjeve. Brenda njė dite mund tė bėhen 15 tė tilla. Pėr shkak tė pakėsimit tė elasticitetit tė kyēeve pas muajit tė 6 dhe 7 duhet t’i shmangemi lėvizjeve tė lodhshme. Nėse fėmijėn e tėrheqim prej krahėve dėgjojmė njė zhurmė ‘tėk’ qė vjen nga krahu. Fėmijėt kanė dhimbje tė forta , nuk e lėvizin krahun dhe kjo tabllo pasqyron nxjerrjen e pjesės sė sipėrme tė kocit radius. Por me njė lėvizje (manovėr) tė thjeshtė tė doktorit specialist mund tė shkojė pėrsėri nė vend. Duke e mbajtur tek pjesa nėn sqetulla pas muajit tė gjashtė kapim dorėn bashkė me kyēet. Fėmija hidhet para, mbrapa , majtas , djathtas. Kjo lėvizje ndihmon qė fėmija tė ketė njė trup tė rregullt.

Ushtrimet e bėra pas moshės 1 vjeēare e mė pas
Fėmijėt fillojnė tė ecin pas moshės 1 vjeēare dhe kjo pėrbėn njė ushtrim tė rėndėsishėm pėr ta. Por pėrsėri gjatė kėsaj periudhe mund tė pėrdorin lodrat pėr tė vėnė nė punė grupe tė caktuar muskujsh. Fėmija shtrihet nė shpinė dhe duke u kapur nga kyēi i kėmbės ngrihet lart ngadalė derisa tė qėndrojė nė boshllėk. Pasi qėndron pak i varur fėmija vendoset nė vend dhe pėrsėritet e njėjta lėvizje. Tė gjitha kėta lėvizje bėhen mbi njė mbėshtetėse tė butė.

Shtrijeni fėmijėn pėrmbys, vendosjani duart nė tokė, kapeni prej gjunjėve dhe kėrcirit dhe bindeni tė ecė mbi duart e tij. Kėta lėvizje mund tė realizohen nė njė largėsi tė shkurtėr duke i vendosur lodra pėrpara.

pėrgatiti: Aisa Kaduku Kokiēi

start

ILIRI
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 4044
Points: 8596
Reputation: 42
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi