Historia e birrės
Faqja 1 e 1 • Share •
09072008
Historia e birrės
| Historia e birrės | |
Kapitulli I Birra nė lashtėsi Nuk dihet me saktėsi se kur u zbulua birra. Nė vitin 1962, nė njė muze tė Londrės ruheshin dy pllaka tė lashta, qė fillimisht konsideroheshin se ishin shkruar 9 000 vjet mė parė. Arkeologu Huber mbėshteste teorinė se nė kėto pllaka pėrshkruhej mėnyra e bluarjes sė drithit emmer (Triticum dicoccon), dhe se ishte prova mė e lashtė e prodhimit tė birrės. Por mė vonė, hetimet e kryera nga shkencėtarė tė tjerė provuan se kėto pllaka nuk ishin aq tė vjetra sa i mbėshteste Huberi. Sot, provat mė tė lashta pėr ekzistencėn e birrės mendohet tė jenė rreth mė se 6 000 vjet dhe pėrshkruhen nga sumerėt, tė cilėt kishin njė qytetėrim mjaft tė lashtė Sumerėt (banorėt e Shumer-it, nė gjuhėn egjiptiane Sangar, nė bibėl Shinar, nga vendasit ki-en-gir, nga ki = tokė, en = zot/ėri, gir = i ditur, i qytetėruar, d.m.th. "toka e zotėrinjve tė qytetėruar") janė populli i parė nė botė, qė mund tė cilėsohet "i qytetėruar", me gjuhėn, fenė, kulturėn dhe shkrimin e tyre nė formė kunji. Ky lloj shkrimi duket ti ketė paraprirė ēdo lloj forme tjetėr shkrimi, si dhe mendohet tė jetė, tė paktėn 5 500-vjeēar. Po ashtu, feja dhe kultura e sumerėve ndikoi shumė te popujt fqinj, amoritanė dhe babilonas. Sumerėt banonin nė pjesėn jugore tė Mesopotamisė (sot Iraku i juglindjes), rreth viteve 4 000 p.K Sumerėt e zbuluan rastėsisht procesin e fermentimit, ndoshta nga njė copė bukė qė u lag dhe u harrua. Pas pak kohe ajo fillojė tė fermentohet me ndihmėn e disa baktereve tė ajrit, duke u kthyer nė njė masė alkoolike. Sumerėt ishim mjaft tė zgjuar. Ata e kuptuan kėtė proces dhe e kopjuan, duke u bėrė kėshtu populli i parė nė botė qė prodhoi birrėn, si ofertė pėr perėnditė e tyre. Fatkeqėsisht, perandoria e sumerėve u shkatėrrua nė mijėvjeēarin e dytė p.K. Nė atė kohė filloi tė lulėzonte qytetėrimi babilonas, i cili u bazua nė atė tė sumerėve. Kėshtu, edhe babilonasit e mėsuan artin e prodhimit tė birrės, duke arritur tė krijojnė rreth 20 lloje tė ndryshme tė saj. Tetė lloje prodhoheshin nga drithi emmer, tetė lloje nga elbi dhe katėr tė tjera nga pėrzierja e drithėrave tė ndryshme. Birra e babilonasve ishte shumė e turbullt dhe e rėndė, megjithatė ata e eksportonin me mjaft sukses deri nė Egjipt, i cili ndodhej rreth 1 000 km larg. Mbreti i famshėm babilonas Hamurabi, ndėrmjet ligjeve tė tij kishte pėrfshirė edhe njė ligj pėr konsumimin dhe pėrdorimin e birrės. Pllaka tė lashta tė asaj kohe na tregojnė se prodhimi i birrės bėhej vetėm nė shtėpi dhe vetėm prej femrave. Historiani i lashtė grek Herodoti shkroi se edhe egjiptianėt merreshin me industrinė e prodhimit tė birrės. Shkalla e rėndėsisė qė kishte pėr ta birra duket nė njė pllakė tė vjetėr, ku shohim se egjiptianėt e asaj kohe pėrdornin njė simbol hieroglif tė veēantė pėr personin qė prodhonte birrėn. Mjaft egjiptianė tė kohės sė sotme, tė cilėt jetojnė nė buzė tė lumit Nil, pėrdorin metodat e lashta pėr prodhimin e kėsaj pije. Pas egjiptianėve filluan ta prodhojnė birrėn edhe grekėt dhe romakėt e lashtė. Grekėve dhe romakėve u pėlqente birra, por megjithatė ndėr ta mbizotėronte pikėpamja se vera ishte pija e hyjnive, ndėrsa birra ishte pija e barbarėve. Romakėt nuk e lejonin prodhimin e saj brenda nė Romė, por vetėm nė provincat e largėta tė perandorisė. Sė fundi, rreth vitit 800 edhe gjermanėt e lashtė (teutonėt) u interesuan pėr birrėn. Zakonisht ata e prodhonin pėr tua ofruar perėndive tė tyre, si njė plotėsues i ritualeve tė sakrificave, por edhe pėr pėrdorim nga ata vetė. | |

Teuta- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007
Historia e birrės :: Komentet
Kapitulli IIBirra gjatė mesjetės
Prodhimi i birrės, qė nė shekujt e parė pas lindjes sė Krishtit e deri nė periudhėn e mesjetės mbeti njė punė qė kryhej vetėm nga femrat. Por, nė fund tė mijėvjeēarit tė parė vėmė re se prodhimi i saj filloi tė bėhej edhe nė manastire, prej murgjve. Murgjit e asaj kohe u morėn me kėtė punė, sepse birra ishte pije qė nuk ndalohej gjatė periudhės qė ata mbanin kreshmė. Prodhimi i saj sa vinte e shtohej dhe mori pėrmasa tė mėdha. Murgjit, duke vėnė re se nuk kishin mundėsi ta konsumonin vetė gjithė birrėn e prodhuar, vendosėn ta hedhin atė nė treg. Kėshtu, nga shitja e saj do tė plotėsonin nevoja tė tjera tė manastirit. Birra e prodhuar nė manastire ishte e njė cilėsie mjaft tė mirė dhe u pranua shpejt nga konsumatorėt e jashtėm. Lordėt feudalė tė asaj kohe, duke vėnė re pėrfitimet qė u sillte manastireve prodhimi i birrės, filluan ti ngarkonin ata me taksa mjaft tė larta. Murgjit, duke mos pasur mundėsi ti paguajnė kėto taksa tė rėnda, filluan ti mbyllin industritė e tyre tė vogla njėra pas tjetrės. Rreth viteve 1368-1437 pothuajse tė gjitha manastiret ua vunė kyēin punishteve tė prodhimit tė birrės. Megjithatė, prodhimi i kėsaj pije, tashmė tė njohur, nuk pushoi. Prodhues tė tjerė, jashtė manastireve, e morėn sekretin dhe filluan ta pėrmirėsojnė atė. Ata filluan tė pėrdornin mjaft erėza dhe barėra aromatike, pėr tė rritur cilėsinė e birrės. Secila punishte birre e asaj kohe kishte recetėn e vet sekrete, tė cilėn e ruante mjaft mirė nga rivalėt. Kėshtu lindi nevoja e themelimit tė njė ligji, i cili do tua lejonte monopolin vetėm prodhuesve profesionistė tė birrės. Ky ligj u quajt Flavoring License dhe qėndroi nė fuqi derisa u zbulua kulpra e butė. Bimėt aromatike qė pėrdornin prodhuesit e asaj kohe nė recetat e tyre shpesh ishin helmuese dhe u krijonin konsumatorėve halucinacione. Duke mos qenė tė aftė ta kuptonin shkakun e kėtyre halucinacioneve, filluan tė besojnė se shpirtra tė kėqija e kishin mallkuar birrėn e tyre. Kėshtu, filluan tė varin vargje me hudhra nėpėr fuēitė e birrės, por pa rezultat. Supersticioni i shpirtrave tė kėqija qė helmonin birrėn mbizotėroi pėr mjaft kohė. Duke mos parė rezultate, prodhuesit mesjetarė ua hodhėn fajin tė ashtuquajturave «shtriga tė birrės». Mjaft femra, shumica e tė cilave merreshin me prodhimin e birrės, u dogjėn nė turrėn e druve. Nė vitin 1591 kjo faqe e zezė nė historinė e birrės mori fund me zbulimin e kulprės sė butė. Pėrdorimi i kėsaj bime nė industrinė e birrės shėnoi njė faqe tė re nė historinė e saj. Me pėrmirėsimin e cilėsisė sė birrės u rrit edhe eksporti i saj. Nė shekullin e 14-tė, Bremeni ishte eksportuesi me i madh i birrės nė Holandė, Angli dhe Skandinavi. Hamburgu i Gjermanisė u shndėrrua nė njė nga qendrat mė kolosale tė prodhimit tė birrės. Nė vitin 1500 nė Hamburg ekzistonin 600 punishte birre. Nė vitin 1516, duka i Bavarisė, Vilhelmi IV, nxori njė ligj, i cili parashikonte standardet e cilėsisė qė duhet tė kishte birra gjermane (Beer Purity Laė-Ligji i pastėrtisė sė birrės). Ky ligj pėrcaktoi si lėndė bazė pėr prodhimin e birrės elbin, kulprėn e butė dhe ujin. Fermentuesit ishin akoma tė panjohur dhe fermentimi u lihej fatit dhe baktereve tė ajrit. Kapitulli IIIBirra nė kohėt moderne Nė fillim tė shekullit tė 19-tė u bėnė dy zbulime revolucionare nė industrinė e prodhimit tė birrės. Zbulimi i parė ishte makineria me avull e James Watt, me anė tė sė cilės birra mori rrugėn e industrializimit. Punishtet e para qė pėrdorėn makinerinė e avullit u quajtėn punishte tė birrės sė avullit. Gjithashtu, nė vitin 1835 u inaugurua hekurudha e parė, e cila lidhte qytetet Nuremberg dhe Furth. Malli i parė qė u transportua nė vagonėt e atij treni ishin dy fuēi birre. Zbulimi i dytė dhe mjaft i rėndėsishėm ishte ftohja artificiale, nga Carl Von Linde. Nė atė epokė, prodhuesit kishin zbuluar se prodhimi i birrės me cilėsi kishte nevojė pėr temperatura tė caktuara. Birra e tipit lager kėrkonte temperatura 4-10 gradė Celsius. Kėto temperatura arriheshin vetėn gjatė stinės sė dimrit dhe vetėm nė qilarė tė ftohtė, ku vendosnin pranė fuēive sasi tė mėdha akulli. Pas zbulimit tė Carl Von Linde, prodhimi i birrės mund tė bėhej nė ēdo stinė. Sistemi i ftohjes artificiale u provua pėr herė tė parė nė njė punishte birre tė Munihut, nė Gjermani. Gjithashtu, gjatė shekullit tė 19-tė u bėnė mjaft kėrkime shkencore rreth birrės. Njė nga mė tė rėndėsishmet u krye prej Louis Pasterit, i cili nė atė kohė ishte profesor i Universiteti tė qytetit Lille, nė Francė. Veē kėsaj, Pasteri ishte edhe mbikėqyrėsi i njė programi shkencor pėr zbulimin e problemeve qė kishin disa industri tė vogla lokale nė prodhimin e pijeve alkoolike. Problemi kryesor ishte nė procesin e fermentimit. Pasteri e dedikoi njė pjesė tė madhe tė vetvetes nė zbulimin e misterit tė fermentimit. Sė fundi, ai arriti tė zbulonte se sasia e dėshiruar e alkoolit bėhej nga tharmet. Tharmet ishim produkte tė procesit tė fermentimit, tė cilat shkaktoheshin prej baktereve. Por jo tė gjitha bakteret ishin tė nevojshme pėr procesin e fermentimit tė birrės. Pėr tė shkatėrruar bakteret e dėmshme, ai rekomandoi nxehjen e birrės nė temperatura tė larta. Tė njėjtin proces Pasteri ua rekomandoi edhe prodhuesve tė qumėshtit, pėr tė rritur kohėzgjatjen e tij dhe pėr ta mbrojtur nga thartimi. Ky proces, pėr nder tė tij, u quajt pasterizim. Megjithatė, zbulimet mė tė rėndėsishme nė pėrmirėsimin e procesit tė fermentimit tė birrės u bėnė prej shkencėtarit danez Christian Hansen. Hanseni veēoi me sukses njė qelizė tharmi, nga e cila kultivoi njė kulturė tė pastėr bakteresh fermentimi. Nė kėtė mėnyrė ai ndikoi nė pėrmirėsimin e procesit tė fermentimit, ēka solli si rezultat pėrmirėsimin e cilėsisė sė birrės. Nė vitin 1964, fuēitė e drurit, nė tė cilat ruhej birra, filluan tė zėvendėsoheshin me fuēi metalike qė pastroheshin, mbusheshin dhe mbylleshin mė lehtė. Nė ditėt e sotme birra ėshtė njė nga pijet mė tė dashura pėr tė gjithė. Mjaft vende, nė tė cilat pėrfshihet tashmė edhe Shqipėria, i kushtojnė asaj njė ditė tė veēantė, tė ashtuquajturėn «Festa e birės».
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi





Fatkeqėsisht, perandoria e sumerėve u shkatėrrua nė mijėvjeēarin e dytė p.K. Nė atė kohė filloi tė lulėzonte qytetėrimi babilonas, i cili u bazua nė atė tė sumerėve. Kėshtu, edhe babilonasit e mėsuan artin e prodhimit tė birrės, duke arritur tė krijojnė rreth 20 lloje tė ndryshme tė saj. Tetė lloje prodhoheshin nga drithi emmer, tetė lloje nga elbi dhe katėr tė tjera nga pėrzierja e drithėrave tė ndryshme. Birra e babilonasve ishte shumė e turbullt dhe e rėndė, megjithatė ata e eksportonin me mjaft sukses deri nė Egjipt, i cili ndodhej rreth 1 000 km larg. 
