Timo Flloka - Rikthimi i nje suksesi
Faqja 1 e 1 • Share •
05012008
Timo Flloka - Rikthimi i nje suksesi
Timo Flloka - Rikthimi i nje suksesi
Timo Flloko ka fluturuar drejt Amerikes, pas shfaqjes se fundit te drames qe na beri te besojme se spektatori nuk eshte fare indiferent ndaj teatrit. Me gjase, eshte teatri indiferent ndaj spektatorit.
Pasi te shkele serish ne Tirane, Flloko bashke me aktoret e tjere Yllka Mujo, Holta Gixhari, Indrit Cobani etj, do ta gjeje serish ne skene per te vijuar misionin, ate te kthimit te spektrtorit ne teater. Mesjanari do te ngjise serish ne skene nje nder sukseset me te medha te skenes sone, "Pamje nga ura", qe Mileri e ngjizi dekada me pare. Por, Albert Minga ka preferuar t'ia dhuroje skenes sone ne fund te vitit 2007 e mjerisht tingelloi po aq aktuale kjo drame. Duket se deshira e 21-vjecares Gixhari, qe arriti suksesin e madh perkrah aktoreve si Flloko e Mujo, do te plotesohet. Ato dite, kur portretet e tyre nen petkun e roleve pushtuan faqet e para te gazetave e revistave, ajo rrefente se "dua te jem pa fund Ketrin". Dhe, nese tere jeten s'do mund te jete, edhe per disa jave te gjithe ata do te mund te ngjiten ne skenen e TK-se per t'u shijuar nga ata qe s'munden te kishin nje bilete vitin e shkuar.
Ka ndodhur rralle, nuk mbahet mend qe kur, qe ne Shqiperi te kishte dyndje per te blere nje bilete shfaqjeje. Teksa shihje njerez qe dilnin nga dyert e teatrit duarbosh, s'mund te mos ndjeje gezim. Me ne fund, ja behu nje shfaqje qe nisi te shuaje etjen a urine e spektatorit. Ja behu nje shfaqje qe nisi te vere ne vend "nderin e humbur" te skenes se teatrit shqiptar. Ne pak jave, rreth 7 mije spektatore kane mundur te marrin fryme ne sallen ku aktoret me te zeshem te teatrit interpretonin. Jane te tjere ata qe per disa jave do te mund te shijojne tharmin artistik te nje shfaqjeje, qe mund te konsiderohet si "rikthim" i deshires se spektatorit per teatrin.
Tharm artistik qe pat munguar, qe per jave te tera perpiu shume vemendje, e qe per jave te tjera do te mund ta gjejme serish ne skenen ku edhe "lindi".
Si rrallehere, askush nuk u mburr per sukses te madh para se kjo drame te shfaqte premieren, mbremjen e 23 nentorit. Ndersa emri i dramaturgut Artur Miler, pa dyshim qe u lakua jo pak ne te perditshmet shqiptare. Me kureshtjen se c'lloj venieje ne skene do te qe kjo e radhes. Ata pak folen! Aktoret nuk u ndjene, qe te mburreshin se do te perconin zerin e nje nder dramaturgeve me te medhenj te botes. Preferuan qe fjalen e tyre ta thone ne skene, sic ju ka hije. Ashtu qe! Ata u ngjiten ne skene per t'i rikthyer edhe "nderin" teatrit. Per te rrefyer se ka shfaqje ku gjithe mund te gjesh 15 spektatore te shperndare neper salle, por ka edhe te tjera qe kur s'ka bileta, nuk te peshon t'i ndjekesh edhe ne kembe. E tille eshte "Pamje nga ura", qe do te rikthehet pas pak ditesh ne teater per te vijuar disa jave.
Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone

trimi- anetar/e shume aktiv

- Numri i postimeve: 72
Points: 4728
Reputation: 3
Registration date: 28/12/2007
Timo Flloka - Rikthimi i nje suksesi :: Komentet
Une jam shume i gezuar dhe kam qene shume i emocionuar ne shtator te vitit 1996 me eshte dhene rasti te ha nje dreke ne shtepine e artistit te madhe TIMO FLLOKUT dhe te mrrekullueshmes artiste VERA GRABOVCKA ,ne LOS ANGELES ,nje dite rastesisht u njoftuame ne nje mremje ne HOLLYWOOD ne Californi mbase ka shume pak shqiptar ,dhe ata me ftuan per nje dreke dhe une jam shume mirnjohes per kete .per mendimin tim ata ishin shqiptaret ma te thjeshte ,dhe nje cift i mrrekullueshem.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi