Clinton: Kosova shumė shpejt pjesė e NATO-s dhe e BE-sė
ILIRIADA PORTAL :: Histori :: KOSOVA
Faqja 1 e 1 • Share •
01112009
Clinton: Kosova shumė shpejt pjesė e NATO-s dhe e BE-sė
Prishtinė(14:05) Ish-presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Bill Clinton ka mbajtur njė fjalim para Kuvendit tė Kosovės, ku ka theksuar se Kosova tashmė ėshtė nė rrugėn e duhur dhe se institucionet e shtetit tė ri janė forcuar.Nė fjalim e mbajtur para deputetėve, Clinton theksoi se ishte i nderuar qė ndodhet nė Kuvendin e Kosovės. Ai theksoi mė tej, se Kosova duhet tė jetė krenare pėr atė qė ka arritur deri mė tani. Mendoj qė keni bere shumė gjatė 10 viteve dhe jam i bindur se mund ta ndryshoni tė ardhmen, mund tė krijoni marrėdhėnie tė mira me fqinjėt tuaj. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė Kosovės jetojnė nė Nju Jork dhe ata janė shumė krenare me ju dhe dėshirojnė aq shumė qė tė kryeni punėn si duhet. Ata janė krenarė me ju sepse po pėrpiqeni tė krijoni njė demokraci shumė-etnike, deklaroi Klinton nė Kuvendin e Kosovės.
Unė do ta vazhdoj luftėn pėr paqe. Jam gati tė japė ēdo gjė pėr tė ndihmuar Kosovėn, tha ndėr tė jerash ish-presidenti amerikan. Ai shtoi se tashmė shumė shpejt shteti i ri do tė jetė pjesė e NATO-s dhe e Bashkimi Evropian.
Besoj se e ardhmja do te jetė ndryshe. Kur linda nė njė fshat tė varfėr dhe asnjė nga ne nuk kishte mbaruar shkollė, por familja kishte vetėm fermerė, dhe askush nuk ndihej i shtypur, por askush nuk u ndje i shtypur se besonim se do tė ndryshonim tė ardhmen. Unė mendoj se keni bėrė shumė, mund tė krijoni njė popull njė shtet tė fuqishėm dhe tė jeni nė rajon njė vend i pėrfitimeve, u shpreh Klinton.
Nė vijim tė fjalės, presidenti i 42-tė i SHBA-se theksoi edhe punėn e bėrė pėr pakicat nė vend. Mund tju siguroj tė vazhdoni pėr tė punuar qė pakicat tė integrohen plotėsisht dhe ju do ta beni kėtė sepse jeni pjesė e botės sė shek 21. Ėshtė me rėndėsi qė njerėzit tė jenė krenarė pėr atė se ēfarė janė, pėrfshirė edhe rrėnjet e tyre etnike, shtoi Klinton. Ai kėrkoi gjithashtu nga qytetarėt e Kosovės qė tė mendojnė pėr tė ardhmen dhe jo pėr tė shkuarėn.
Si momente shumė tė rėndėsishme ai pėrmendi shpalljen e pavarėsisė mė 17 shkurt 2008, njohjen e Kosovės nga 62 shtete tė botės, anėtarėsimin nė FMN e Bankėn Botėrore, duke shprehur besimin se Kosova do do tė jetė edhe pjesė e BE-sė dhe NATO-s.
Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu tha se Clinton ka pasur njė rol tė veēantė nė pavarėsinė e Kosovės, ndaj sipas tij, Kosova do tė jetė pėrjetė mirėnjohės ish-presidentit Clinton. "Qytetarėt e vendit tim do tė jenė pėrherė mirėnjohės dhe falėnderues, pėr pėrkrahjen nė tė gjitha periudhat, si dhe pėr vendimin kapital qė morėt nė njė moment tė vėshtirė dhe dramatik, pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht dhe pėr tė ndalur spastrimin etnik qė po kanoste njė popull tė tėrė dhe vrasjen e tij kolektive tė planifikuar", tha Sejdiu.
Kryeministri Hashtim Thaēi tha se sot nderojmė mikun tonė tė madh, duke i shprehur atij mirėnjohje pėr ndihmėn e dhėnė. Ish-presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Bill Clinton ėshtė hero i madh pėr Kosovėn, theksoi Thaēi.
Clinton mbėrrin nė Prishtinė
Prishtinė (13:07) Ish-presidenti i Shteteve tė Bashkuara Bill Clinton ka mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės.Pas mbėrritjes nė Kosovė, Clinton i cili viziton pėr herė tė tretė kėtė vend, do tė marrė pjesė nė ceremoninė e zbulimit tė shtatores sė tij.
Nė ambientet e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Bill Clintonin e pritėn dhe i uruan mirėseardhjen presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi. (foto Telegraf)
start

ILIRI- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 4044
Points: 8596
Reputation: 42
Registration date: 06/12/2007

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi






