Mesiq mbėshtet Kosovėn, shqiptarėt populli mė i lashtė nė Ballkan
ILIRIADA PORTAL :: Histori :: KOSOVA
Faqja 1 e 1 • Share •
08012010
Mesiq mbėshtet Kosovėn, shqiptarėt populli mė i lashtė nė Ballkan
Presidenti i Kroacisė, Stipe Mesiq, po qėndron nė Prishtinė, ku ėshtė pritur me nderime dhe ceremoni tė lartė shtetėrore. Presidenti Fatmir Sejdiu i ndau Mesiqit Medaljen e Artė tė Pavarėsisė, nė shenjė kontributi qė Mesiq dhe Kroacia kanė dhėnė pėr lirinė dhe pavarėsimin e Kosovės. Tė dy presidentėt i vlerėsuan si shumė tė mira marrėdhėniet ndėrmjet Prishtinės e Zagrebit.Kroacia do ta ndihmojė Kosovėn nė realizimin e synimeve tė saj pėr integrim nė familjen e bashkuar evropiane, tha sot nė Prishtinė presidenti kroat, Stipe Mesiq.
Kėto komente, Mesiq i bėri pas njė takimi qė zhvilloi me presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu, i cili dekoroi Mesiqin me Medaljen e Artė tė Pavarėsisė, nė shenjė kontributi qė Mesiq dhe Kroacia kanė dhėnė pėr Kosovėn, lirinė dhe pavarėsimin e saj.
Presidenti Mesiq tha se Kosova dhe Kroacia kanė kultivuar marrėdhėnie tė mira edhe nė kohėn e ish-Federatės Jugosllave. Ndėrkaq, gjatė luftės, ai tha se populli kroat nuk e harron kurrė kontributin e kosovarėve pėr lirinė e kėtij vendi.
Tani, e ardhmja janė integrimet, tha Mesiq, dhe premtoi ndihmėn e Zagrebit pėr realizimin e qėllimeve tė Kosovės.
Kroacia ėshtė e gatshme qė ta ndihmojė Kosovėn me pėrvojėn dhe dijen e vet, pėrfshirė edhe ndihmėn e saj nė rrugėn e Kosovės drejt integrimeve evropiane, qė tani paraqet njė tė ardhme tė rėndėsishme, tha Mesiq.
Presidenti kroat tha se pavarėsia e Kosovės paraqet realitet tė ri nė kėtė rajon dhe ftoi tė gjitha vendet qė ta njohin shtetin e pavarur tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė rritet dhe thellohet bashkėpunimi rajonal dhe evropian.
Ndėrkohė, presidenti Fatmir Sejdiu tha se Kroacia paraqet njė vend tė veēantė pėr Kosovėn dhe ai shprehu dėshirėn e tij qė njė bashkėpunim si ai ndėrmjet Kosovės e Kroacisė, tė jetė shembull edhe pėr vendet tjera.
Kosova ka mbėshtetje edhe tė vendeve tjera dhe njė bashkėpunim tė mirė edhe me vendet fqinje, pėrjashtimisht me Republikėn e Serbisė.
Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė ti japim sinjalet mė tė mira pėr njė bashkėpunim tė interesit tė dy popujve dhe tė dy vendeve, por edhe tė asaj qė ne duam ta lėvizim nė kuptimin e plotėsimit tė vizionit, pėr tė qenė anėtarė tė BE-sė dhe NATO-s, tha Sejdiu. Mesiq ėshtė pritur nė Prishtinė me ceremoni tė lartė shtetėrore. Ai zhvillon takime edhe me kryeministrin Hashim Thaēi dhe kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi.
Po ashtu, Mesiq do tė marrė pjesė edhe nė njė seancė solemne tė Kuvendit tė Kosovės, ndėrkaq mė pas do tė shpallet "Qytetar Nderi i Prishtinės", nė ambientet e kuvendit komunal tė kryeqytetit.
Gjatė pasdites, presidenti Mesiq viziton paqeruajtėsit kroatė nė kuadėr tė KFOR-it, si dhe qytezėn e Janjevės, tė banuar me popullatė kroate. Nė mbrėmje, ai pėrmbyll kėtė vizitė, tė parėn qė njė president i Kroacisė i bėn Kosovės sė pavarur.
bota sot

Teuta- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi






