ILIRIADA PORTAL

PDK korrė dy fitore, nė Prizren dhe Lipjan

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01022010

Mesazh 

PDK korrė dy fitore, nė Prizren dhe Lipjan




Besnik Boletini e Myrfet Shasivari
Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmoi fitoret e PDK-sė, nė Prizren dhe Lipjan, sipas rezutateve preliminare, tė cilat i shpalli pas mesnatės, nė ora 1.00 tė ditės sė hėnė. Kandidati i PDK-sė Ramadan Muja ka fituar me 53.2 pėr qind, pėrkatėsisht 30151 vota, ndėrsa ai i LDK-sė Hanefi Muharremi 46.8 pėr qind, apo 26493 vota; ndėrsa nė Lipjan Shukri Buja i PDK-sė ka fituar me 53.7 pėr qind, pėrkatėsisht me 14209 vota, ndaj kandidatit tė LDK-sė Imri Ahmeti, i cili ka marrė vetėm 46.3 pėr qind tė votive, apo 12261, bėri tė ditur nė takimin me gazetarė, kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta. KQZ-ja nuk ka llogaritur votat me kusht dhe me postė, tė cilat numėrohen nė Qendrėn e Numėrimit nė Prishtinė. Anėtari i KQZ-sė nga LDK-ja Florian Dushi, tha se ende nuk ka konfirmime se nė disa qendra votimi, nėse janė nėnshkruar proceverbalet pėr shkak tė disa parregullėsive, por nuk e ka kontestuar rezultatin pėr asnjėrin qytet apo nėse ato mund t’i pėrmbysin rezlutatet.

Prishtinė, 31 janar – Partia Demokratike e Kosovės ka fituar tė dyja qytetet, nė tė cilat u mbajtėn rivitomet e balotazhit, nė Prizren dhe nė Lipjan, sipas rezultateve preliminare tė OJQ-sė “Demokracia nė Veprim”, dhe rezultateve tė PDK-sė, si dhe sipas burimeve nga KQZ-ja, kjo parti udhėheq ndaj LDK-sė.
Nėnkryetari i PDK-sė Fatmir Limaj tha se fitorja e PDK-sė nė Prizren ėshtė si rezultat i pėrkrahjes sė qytetarėve por edhe i partive tė vogla. Ai tha se fitorja e PDK-sė nė shumicėn e komunave dėshmon se qytetarėt e Kosovės janė tė kėnaqur me qeverisjen aktuale. “Fitorja ka qenė si rezultat i njė koalicion me qytetarėt dhe ka pėrfaqėsuar qytetarinė, e Prizrenit, kemi pas edhe bashkimin e AKR-sė, Partisė sė Drejtėsisė si dhe partitė e minoriteteve. Pra tė gjitha kėto kanė ndikuar nė fitoren e PDK-sė nė Prizren. Pra, Qytetarėt kanė treguar se PDK-ja ėshtė partia e parė nė Kosovė dhe besoj qė kjo ėshtė njė mesazh qė qeverisja aktuale i ka kėnaq qytetarėt e Kosovės”, theksoi Limaj
Sipas Rezultateve tė koalicioni i OJQ-ve “Demokracia nė Veprim”, Partia Demokratike e Kosovės ka fituar nė tė dy komunat. Nė komunėn e Prizrenit kandidati i PDK-sė Ramadan Muja ka fituar 53.1 %, ndėrsa kandidati i LDK-sė Hanifi Muharremi 46.9 %. Nė Lipjan kandidati i PDK-sė Shukri Buja ka fituar 53.6 %, ndėrsa kandidati i LDK-sė Imri Ahmeti 46.4 %. “Demokracia nė Veprim”, ka paraqitur disa raporte gjatė ditės sė zgjedhjeve ku kryesisht ėshtė raportuar pėr proces tė rregullt zgjedhor, me pėrjashtim tė rasteve tė votimeve familjare, si dhe votime tė hapura. Udhėheqėsi i “Demokracisė nė Veprim”, Ismet Kryeziu paraqiti raportin nė detaje, ku sipas tij, nė Shkollėn “Mati Logoreci”, njė vėzhgues ka pėrdorur akreditimin e njė personi tjetėr. Njė rast tjetėr ka qenė edhe ndihma qė komisionarėt e partive politike nė vendvotimet 2050a dhe 2059a, ndihmojnė votuesit, kryesisht familjarėt e tyre. “Nė vendvotimin 2007a/02, ka pasur tentim pėr tė votuar dy herė, si dhe ka pasur pėrleshje nė mes tė votuesve jashtė vendvotimit, SH.F. Lekė Dukagjini. Konflikt verbal ka pasur edhe nė mes tė votuesve dhe komisionarėve nė Gani Cavdervashė”, u shpreh Kryeziu.
Po sipas “Demokracisė nė Veprim”, nė komunėn e Lipjanit, janė paraqitur raste tė votimeve tė hapura. Nė disa vendvotime janė vėrejtur edhe persona tė paautorizuar nė qendėr dhe jashtė qendrės, ndėrkohė nė Babush ėshtė shėnuar njė pėrleshje jashtė qendrės se votimit. Nė Magure ėshtė raportuar se nuk spėrkaten gishtat e votuesve nė tė gjitha rastet. Por, sipas Kryeziut, kėto incidente tė vogla nuk e prishin procesin zgjedhor dhe se ky proces zgjedhor ka qenė mė korrekt se raundet e tjera.
PDK-ja dhe LDK-ja me akuza reciproke
Shefi i shtabit zgjedhor tė LDK-sė Lutfi Haziri nė njė konferencė pėr media tė mbajtur nė shtabin zgjedhor tė LDK-sė nė Prizren tha se vota e qytetarėve duhet ruajtur dhe me kėtė rast ftoi segmentet shtetėrore do ta mbrojnė votėn e lirė tė qytetarit. Ai tha se edhe kėsaj here kanė vėrejtur shkelje procedurale, votim familjar, mungesė tė llambave dhe aspekteve tjera teknike. “Janė vėrejtur disa shkelje procedurale, por edhe tensione nga grupe militantėsh qė nė disa vendvotime kanė pretenduar nė mėngjes dhe nė mbrėmje tė bėjmė presion mbi komisionar dhe vėzhgues e votues. Mirėpo, falė angazhimit tonė dhe tė vėzhguesve dhe organeve tė rendit ėshtė arritur qė nė disa raste tė ndėrhyjė edhe policia drejtpėrdrejt dhe tė evitohet problemet e paraqitura”, u shpreh Haziri
Haziz Hodaj, zyrtar pėr informim nė shtabin zgjedhor tė degės sė LDK-sė nė Prizren raportoi pėr disa parregullsi qė nė disa qendra votimi i shkaktuan militantė tė rivalit politik. Ai me kėtė rast, ka pėrmendur se parregullsi ka pasur nė disa vendvotime nė zonėn e Vrrinit, nė lagjen “Tusus” e tjera.
Edhe zėdhėnėsi i PDK-sė Blerand Stavileci, ka raportuar pėr disa parregullsi qė e kanė shoqėruar procesin zgjedhor. Ai ka theksuar se janė identifikuar persona qė mbajnė bexhe tė falsifikuara dhe veprojnė nė emėr tė monitoruesve tė KQZ-sė, dhe se pėr kėto parregullsi dhe tė tjerat qė do tė evidencohen deri nė fund tė procesit zgjedhor, do tė adresohen nė mekanizmat kompetente. Nė orėt e paradites sė sotme, kanė votuar edhe dy kandidatėt rivalė, ai i LDK-sė, Hanefi Muharremi nė vendvotimin “Motrat Qiriazi”, kurse kandidati i PDK-sė, z. Ramadan Muja votoi nė qendrėn e votimit “Abdyl Frashėri”. Edhe nė komunėn e Lipjanit janė hapur me kohė tė gjitha 26 qendrat e votimit, ku tė drejtė vote kanė 48.084 qytetarė, tė cilėt do tė provojnė tė pėrcaktojnė pėr tė tretėn herė brenda dy muajve tė zgjedhin kryetarin e komunės pėr mandatin e ardhshėm katėrvjeēar. Nė garė janė kandidati i PDK-sė, kryetari aktual i komunės, Shukri Buja dhe Imri Ahmeti nga LDK-ja.
Raundi i tretė i zgjedhjeve ėshtė zhvilluar mirė dhe pa incidente qė e dėmtojnė procesin nė pėrgjithėsi. Raportet para tė KQZ-sė flasim pėr njė proces tė qetė dhe pa incidente. Sipas kryetares sė KQZ-sė Nesrin Lushta, vetėm dy vendvotime nuk janė hapur, por sipas saj kjo nuk ėshtė ndonjė risi pasi qė vendvotimet nė fjalė nuk janė hapur as nė raundet e zgjedhjeve paraprake. “Sipas tė dhėnave pėrfundimtare tė KQZ-sė tė gjitha vendvotimet janė mbyllur nė orėn 19. Pėrqindja e daljes nė votime deri nė ora 19 nė komunėn e Lipjanit ėshtė 27 mijė 446 votues ose 57.08 %. Kurse nė Prizren 55 mijė 996 votues ose 40. 62%. Sipas informatave, tė cilat i kemi pranuar nga Komisionet Komunale tė kėtyre dy komunave, tė gjitha vendvotimet janė hapur, pėrveē dy vendvotimeve nė komunėn e Prizrenit, nė Novak dhe Sreēkė, tė banuar nga komuniteti serb, ku votuesit do tė kenė mundėsi tė shėrbehen nga ekipet mobile, kėto vendvotime nuk janė hapur as nė raundet e tjera tė zgjedhjeve, pra nuk ėshtė ndonjė risi”, tha Lushta.

bota sot

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi