ILIRIADA PORTAL

Koha e Kometės” rikthen nderin e filmit shqiptar

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02092008

Mesazh 

Koha e Kometės” rikthen nderin e filmit shqiptar




Koha e Kometės” rikthen nderin e filmit shqiptar



Shkruan : Ben Andoni (MAPO)
Koha e Kometės”, qė ka ēelur siparin e Festivalit tė parė Ndėrkombėtar Veror tė filmit nė Durrės, ėshtė kandidat kryesor pėr “Gladiatorin e Artė”. Filmi i Fatmir Koēit, mbėshtetur mbi motive tė novelėzės “Viti i Mbrapshtė” ka mrekulluar publikun e Durrėsit nė sallėn e Teatrit “Aleksandėr Moisiu” mė 23 gusht.


“Koha e Kometės”
Pėr artdashėsit e asaj dite, premiera ka qenė njė kulmim i filmave tė fundit shqiptarė edhe njė rikthim i padiskutueshėm i nderit tė saj. Me njė cast tė ekuilibruar tė autorėve me pėrvojė dhe debutuesve, regjisori Fatmir Koēi i ka besuar Blerim Destanit rolin kryesor dhe pastaj Ēun Lajēit, Luan Jahjes, Marsela Lushės, Xhevdet Ferrit etj, rolet e tjera. Thuhet se Koēi i ka mbyllur xhirimet e filmit mė tė kushtueshėm tė historisė sė kinematografisė shqiptare nė nisje tė vjeshtės sė vitit 2007. Me plot 2.5 milionė Euro. Njė film, qė ka qenė ėndėrr pėr realizimin nga ana e Koēit dhe krejtėsisht me njė look ndėrkombėtar pėr sa i pėrket produksionit tė tij. Ai ka qenė bashkėprodhim me Kompaninė gjermane “LARA Enterprises”, producent i tė cilit ėshtė Alan Mixhic, me origjinė nga Bosnja. Koēi ka preferuar qė t’i realizojė xhirimet nė mes tė Maqedonisė dhe Veriut tė Shqipėrisė. Megjithatė, nė film nuk e shikon shumė kėtė ndryshim. Aksioni i burrave nis dhe pėrfundon nė tė njėjtin vend. Ata nisen nė njė pllajė dhe nė tė njėjtin vend, kthehet me tė dashurėn e tij, aktori kryesor i filmit. Po tė gjykosh me syrin e njė njeriu tė publikut shqiptar, kupton se mbase elementi qė ēalon disi nė film ėshtė gjuha. Qė nė ndėrthurjen e personazhit kryesor kalon, sepse ai e mbulon me sharmin dhe me gjuhėn e lėvizjeve tė arrira. Nė rolin e Kuz Babait ėshtė njė arritje interpretimi i Ēun Lajēit. Jo vetėm se e ka kuptuar nė thelb rolin, por edhe se i ruhet patetizmit organik tė shqiptarėve. Kamera ėshtė e jashtėzakonshme dhe e ndjek nė mėnyrė tė pėrkryer aksionin e regjisorit. Ku shquhet ndėrthurja e mrekullueshme e muzikės me elementin koreografik. Nė njė moment, qė ai, ndoshta mund ta zgjidhte dhe ndryshe- kulmon pėrballja e dy etnive tė ndryshme qė i ndan lumi, por e kulturave gati tė njėjta. Kanė tė njėjtėn cylen, daullen ndėrsa dyluftimi folklorik i ēon tė gjallėt gati nė epos. Ėshtė njė nga pjesėt mė tė bukura gjithsesi tė filmit. Njė punė e jashtėzakonshme pėr tė zbėrthyer filmin ka qenė e drejtorit irlandez tė fotografisė Donal Gilian. Ky i fundit, qė ka punuar nė filmin e Stiven Spilbergut tek “Shpėtoni ushtarin Rajan”, si asistent i parė i drejtorit tė fotografisė( dhe nė klipe tė shumta muzikore me grupin e njohur “U2”), pėrmes vendosjes fantastike tė kameras ka lehtėsuar dhe konceptin e autorit dhe deri diku patetizmin e tepruar, qė nuk i shpėton aktorėve. Njė gjetje interesante e Koēit ėshtė roli i Dylberit tė Kus Babait dhe dyluftimi psikologjik, qė bėn nga ana tjetėr-pėr ta pasur tė tillė dhe personazhin kryesor. E ndėrthurur me njė motiv lirik, ku njė vajzė qė shkon murgeshė, fati e sjell tė bashkohet me Shestanin mysliman, filmi duket se e pėrmban tė gjithė emocionin e mundshėm. Nė kėtė cast qėndron organikisht dhe artisti gjerman Tomas Haince, nė rolin e Princ Vidit. Muzika ėshtė realizuar nga kompozitori shqiptar qė jeton nė Hollivud, Aldo Shllaku, ndėrsa marrin pjesė edhe aktorėt nga Maqedonia, Vllado Jovanovski, aktorja Naomi Valeska (mbretėresha Sofi), qė duket se janė integruar mirė. Njė tjetėr emėr qė ia vlen tė pėrmendet ėshtė ai i Ralf Muler, i cili ka marrė pjesė nė produksionin e filmit tė njohur “Gladiatori”. Pėr Blerim Destanin nė rolin e Shestanit, por edhe si co-producent i filmit duhen thėnė fjalėt mė tė mira pėr impenjimin dhe respektin e madh ndaj rolit. Mbase handikapi i gjuhės (ėshtė shqiptar i Maqedonisė) e bėn pak si shumė tė ndrojtur, gjė tė cilėn ai vetė e kalon nė aksion dhe nė vendosjen e mirė nė plane. Koēi ka ditur qė tė mbėrthejė mirė edhe domethėnien e tregimit tė Kadaresė. Grupi i shqiptarėve, qė kėrkojnė luftėn hipotetike dhe qė do tė plazmohet nė histori- e fillon me grotesk dhe e mbaron me grotesk. Por, asnjėherė duke e kthyer filmin nė komik. Ato elementė tė groteskut, befas “mbyten” nga dalja e planeve epike. Qė janė tė kursyera. Filmi ka shumė thyerje dhe njė objekt tė pėrcaktuar mirė. Ai ėshtė njė mozaik, mes habisė para tabelave tė ndryshme, qė gjithmonė ēuditėrisht njėsiti i vogėl i gjen nė tė njėjtin vend dhe qė tregojnė formacione organizmi shqiptarėsh gjithėfarėllojesh. Duhet thėnė se regjisori ėshtė treguar shumė i kujdesshėm dhe nė pėrplasjen e religjionit. Mė shumė se sakrificė, ai ka treguar se religjionin shqiptarėt e shikojnė si njė akt pėr t’u prehur pėrkohėsisht. Njė vajzė murgeshė, pak kohė mė vonė, ikėn dhe pėrfundon e pėrdhunuar. Por, ėshtė ajo qė merr pėrsipėr tė plotėsojė, nga ana tjetėr, vuajtjet e Krishtit. Ndėrsa njė dervish, qė duket se i ka qėndruar vetėdijes dhe trashėgimisė, pėrmes sakrificės do tė tregojė se Islami ėshtė e vetmja mburojė e shqiptarėve. Epilogu ėshtė se tė dy vuajnė dhe askush nuk fiton. Vetė njėsiti i fshatarėve qė drejtohet pėr luftė nga Shestani, kur largohet nga fshati, i duhet tė ndahet nė dy pjesė. Njėri tė marrė bekimin e priftit dhe tjetri duvanė e hoxhės.
Fundi ėshtė i mrekullueshėm. Martohet personazhi kryesor mysliman me ish-murgeshėn, ndėrkohė qė luftėn qė ka lypur mė kot njėsiti i vogėl, tash u ka ardhur nė derė. Dhe, shqiptarėt nuk nguten kėtė herė. Lufta pret, hareja jo. Janė tė lumtur nė grotesk. E pėrkryer zgjidhja, por mė shumė koncepti i autorit, pėr tė treguar mentalitetin e shqiptarėve. Gėzojnė nė pamundėsi dhe nuk u bėn pėrshtypje e kobshmja. Duket se i gjithė jeta e tyre ėshtė njė qerthull, ku kobi dhe hareja janė fare afėr.
Festivali
Filmi, sipas organizatorėve- ėshtė dėrguar nė disa vende tė Evropės, Azisė dhe Amerikės, ndėrkohė qė nuk ėshtė pranuar nė Festivalin e Venecias nė Itali. Filmi do tė ketė premierė nė Prishtinė mė 2-3 shtator dhe mė pas do tė shkojė nė Maqedoni dhe do rikthehet nė Tiranė. Filmat e pranishėm tė Festivalit janė shfaqur njė ditė nė Qendrėn e Kulturės “Aleksandėr Moisiu” dhe ditėn tjetėr nė Amfiteatėr, ku organizatorėt kanė menduar tė japin “Gladiatorin e Artė”. Veē ‘Kometės’ ėshtė “Trishtimi i Zj. Shnajder”, filmi i realizuar nga regjisori Pirro Milkani; “Sekretet” e Spartak Pecanit; “Mao Ce Duni” i Besnik Bishės. Filmi shqiptar i retrospektivės do tė ketė njė seksion tė veēantė nė kėtė festival. Ndėrkohė, nga pjesėmarrėsit e huaj do tė jenė 11 filma. Ky aktivitet ėshtė i pari festival veror ndėrkombėtar pėr filmin artistik nė Shqipėri, qė organizohet nga Bashkia e Durrėsit nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė. Tė ftuar tė tjerė nderi janė producenti Jan Harlan, i filmave tė Kubrick si “Barry Lyndon”, “The Shining”, “Full Metal Jacket”, “Eyes Wide Shut” etj. Veē tyre, ka qenė regjisori, skenaristi e aktori ēek Jiri Menzel. Ndėrsa ėshtė kthyer sėrish Mikele Plaēido. Eveniment mbetet edhe ardhja e Rade Sherbexhisė, aktorit tė njohur kroat.
Filmat artistikė tė pėrzgjedhur kanė qenė me metrazh tė gjatė nė 35 mm dhe mbi 70 minuta. Tė gjithė pjesėmarrėsit janė pėrzgjedhur nga juria midis 51 filmave aplikues nga 23 shtete, si pėrfaqėsues tė kinematografisė ēeke, gjermane, estoneze, kroate, maqedonase apo irakiane. Ndėrsa kriteri kryesor ka qenė viti i prodhimit. Kėshtu, nė festival do tė konkurrojnė pėr ēmimin “Gladiatori i Artė”, pėr filmin mė tė mirė artistik vetėm filmat e prodhuar pas vitit 2005. b.an

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3352
Points: 8841
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi