ILIRIADA PORTAL

Homo ingenius: Ja shpikjet e lashta qė sfidojnė shkencėn sot

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09022010

Mesazh 

Homo ingenius: Ja shpikjet e lashta qė sfidojnė shkencėn sot




Teknologjia dhe facilitetet e sotme nuk janė edhe aq tė reja

Historia nuk ėshtė e ndriēuar vetėm nga zbulime tė mėdha vepėr shkencėtarėsh tė shquar. Ekzistojnė edhe shpikje dhe sidomos tė vogla tė dobishme pėr jetėn e dobishme, qė sigurisht nuk i kanė dhuruar famė autorit tė tyre. Kjo ėshtė historia e tyre.
Bindja se truri njerėzor ka evoluar me kalimin e shekujve ėshtė e gabuar, e demonstrojnė shpikjet qė janė realizuar nė tė gjitha epokat. Bile duket qartė sesi njeriu modern po pėrfiton nė kėtė epokė mijėra vitesh dije dhe eksperimentimi tė akumuluara gjatė historisė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe supozimi se njė qytetėrim ėshtė mė i pėrparuar se njė tjetėr ėshtė i gabuar: historia e shpikjeve demonstron sesi asnjė grup historik nuk posedon (apo nuk ka poseduar nė tė kaluarėn ēelėsin e dijes. Nė tė gjithė epokat historike, brezat bashkėkohore janė ndodhur pėrballė njė serie tė re problemesh, karakteristike tė kohės. Pėr kėtė arsye, njeriu ėshtė impenjuar gjithmonė qė tė kėrkojė zgjidhje pėr tė gjitha problemet praktike tė jetesės sė pėrditshme, nė tė gjitha fushat: mjekėsi, ushqim, bujqėsi, transporte, komunikacione, urbanistikė, teknologji dhe mė pas akoma muzikė, jetė seksuale e kėshtu me radhė.
Pėrpara se tė vazhdojmė me udhėtimin tonė nė tė kaluarėn, parasėgjithash duhet tė dallohen shpikjet nga zbulimet: tė parat janė njė arritje njerėzore nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, pasi me tė krijohet diēka e re, tė dytat kufizohen qė tė nxjerrin nė pah atė qė tashmė ekziston nė natyrė. Sigurisht qė shpikjet rriten me zhvillimin e qytetėrimit e qytetėrimit material, por kėto nuk janė prerogativė e modernizmit tonė. Tė gjithė kemi studiuar nė shkollė zbulimet dhe shpikjet e mėdha tė bėra nga njeriu nė periudhėn parahistorike: zjarri, bujqėsia me plug, artizanati me krijimin e poēerisė dhe instrumentave tė gurit, rrota. Shumė lexues mund tė mbeten tė habitur nė konstatimin se shumė prej shpikjeve revolucionare zbresin nė mijėra vjet mė parė: pėr shembull, nė Indi qysh nė shekullin e I-rė B.C. praktikohej kirurgjia plastike; ndėrtimet e mėdha egjiptiane dhe maja - pėr tė dhėnė njė shembull tjetėr - nuk u lėnė gjė mangut qiellgėrvishtėseve moderne.
Ideja e kontraceptivit ėshtė shumė mė e vjetėr nga sa mund tė mendohet: i pėrket deri Egjiptit tė Lashtė. Dėshmia mė e vjetėr e njė ilaēi kontraceptiv vjen nga njė papirus egjiptian qė ekspertėt e datojnė rreth vitit 1850 B.C. Midis rekomandimeve tė tjera, dokumenti pėrmban tri receta pėr pėrgatitjen e suposteve vaginale. Nė njė prej kėtyre kėshillohet: "pėr tė mos mbetur shtatzėnė [...] jashtėqitje krokodili" tė pėrzier me tul buke dhe ingredientė tė tjerė. Qysh 300 vjet mė parė, nė njė papirus qė i pėrket vitit 1550 B.C., njė mjek egjiptian me emrin Kahum theksonte nevojėn pėr tė kėrkuar "njė metodė qė ta bėnte femrėn shterpė pėr njė periudhė tė caktuar kohe". Edhe kinezėt e lashtė pėrdornin receta antifekonduese. Duket, se egjiptianėt kanė qenė tė parėt qė kanė pėrdorur veshka dhe zorrė kafshėsh tė vajisura pėr tė shmangur tė gjitha rreziqet qė burojnė nga raportet seksuale, ndėrsa nė Orient pėrdoreshin copėra letre ta vajosura tė prera, cilindra lėkure apo zhguaj breshke fleksibėl. Duke qėndruar nė fushėn e mjekėsisė, nėqoftėse qysh nė vitin 2200 B.C. nė Mesopotaminė e Lashtė ishte krijuar njė legjislacion mjekėsor (kodi i Hamurabit) qė ndėshkonte kė gabonte operacionet, jepte kura tė gabuara apo nuk posedonte njė grup instrumentash tė vlefshme kirurgjikale, nė Egjipt dhe nė Indi, arti i mjekėsisė me dijet e tij ka pėrqafuar disa mijėvjeēarė. Teksti mė i lashtė qė pėrmban nocione tė mjekėsisė ėshtė indian: bėhet fjalė pėr Atharvaveda, njė prej katėr librave Veda. Sipas fesė indiane, kėto tekste ju urdhėruan njerėzve drejtpėrsėdrejti nga Zoti Brahma. Datimi i Atharvaveda ėshtė i paqartė, por ndoshta u pėrket disa mijėvjeēarėve pėrpara Krishtit. Ama bėhet fjalė pėr njė shembull mjekėsie teurgjie, domethėnė terapish qė konsistojnė sidomos nė formula magjike dhe lutje. Por, rreth shekullit tė V-tė B.C., qėndrimi teurgjik ėshtė tejkaluar tashmė me Ayurveda dhe Librin Susruta. Ayurveda ėshtė njė pėrmbledhje praktikash higjenike dhe nocionesh mjekėsie empirike. Kurse Libri Susruta (Susruta Samhita) ėshtė njė prej shembujve tė lashtė traktati mbi anatominė dhe kirurgjinė. I shkruar nga Susruta di Varanasi (Benares), qė ka jetuar midis shekullit tė II-tė B.C. dhe shekullit tė II-tė A.D., ėshtė njė tekst klasik si nė prozė, ashtu dhe nė vargje, dhe qė bėn fjalė pikėrisht pėr mjekėsi. Nė kėtė vepėr nėnvizohet rėndėsia e gjakut dhe struktura, funksionet dhe kurat e teksturave sanguine. Nė fakt, Susruta konsiderohet si babai i kirurgjisė; qe i pari qė zhvilloi teknikat e kirurgjisė plastike dhe pėrdorimin e implanteve epidermike pėrveē teknikave pėr rinoplastikėn. Gjithmonė nė Indi, nė fillimet e shekullit tė II-tė A.D., gjejmė kontributin e ēmuar lidhur me farmakologjinė, qė i detyrohet studimeve mbi Jatrochimica (shkencėn e pėrgatitjes sė ilaēeve minerale) nga ana e filozofit tė famshėm, mjekut ajurvedik dhe murgut budist, Nagarjuna (shekulli i II-tė A.D.). Nėqoftėse deri atėhere merreshin nė konsideratė vetėm bimė mjekėsore dhe barėra, me Nagarjuna u futėn substanca deri mė atėhere tė konsideruara toksike (pėr shembull, mėrkuri qė mund tė ishte i padėmshėm falė teknikave tė veēanta tė zhvilluara nga vetė mjeku dhe murgu indian). Kurse mjekėsia egjiptiane konsiderohet njė shembull klasik i mjekėsisė protohistorike. Ka baza fuqimisht empirike, qė derivojnė nga vėzhgimi i realitetit, edhe pse ngushtėsisht e lidhur me fenė. Qe edhe falė praktikės sė ballsamosjes sė kufomave qė egjiptianėt fitojnė dituri anatomike. Disa papirusė egjiptianė tė gjetur gjatė punimeve arkeologjike - sidomos njė pėrmbledhje shkrimesh mjekėsore qė i pėrkasin vitit 1550 B.C. (Papirusi Ebers dhe Brughsch) apo deri edhe mė parė - e konfirmojnė kėtė tezė, pasi qė janė demonstruar traktate mjekėsie nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, ndėrsa gjetja e instrumentave mjekėsore tė ngjashme me ato tė pėrdorur sot nė spitale na bėn tė imagjinojmė, se nė atė kohė kryheshin operacione kirurgjikale nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Tė mos harrojmė se ėshtė verifikuar se rreth vitit 3000 B.C. operante shkolla mjekėsore e Osirisit nė Heliopolis. Pikėrisht nė Egjipt, ekzistojnė dėshmi lidhur me praktikimin e artit odontoiatrik nga ana e disa mjekėve. Duke shqyrtuar disa mumje me rreze X apo duke studiuar disa gjetje qė i pėrkasin vitit 3000 B.C., disa studiues kanė konstatuar sesi nė kėtė pėriudhė praktikoheshin rėndom jo vetėm heqjet, por edhe bllokimet; realizoheshin edhe pastė dhėmbėsh me temjan, plumb dhe oksid bakri. Mė tė mirėdokumentuara nė kėtė fushė janė nė fakt disa gjetje etruske, qė i pėrkasin afėrsisht vitit 700 B.C., ku zbulohet se njė pacienti jo vetėm qė ju hoq njė dhėmb, por ky u zėvendėsua me njė kopje artificiale. Edhe tjetėrkund, pėr shembull nė Kinė apo nė Amerikė, falė gjetjeve ėshtė mundur tė pėrcaktohet se popujt indigjenė njihnin shumė mjekėsi. Nė disa shpella tė Kalifornisė janė gjetur afreske qė i pėrkasin kulturės Mesoamerikane qė riprodhojnė nė mėnyrė shumė tė ngjashme strukturėn e ADN-sė. Nuk duhet harruar se, "babai i mjekėsisė" konsiderohet Hipokrati, i lindur rreth vitit 460 B.C. Nė fakt, pikėrisht me Hipokratin, mjekėsia pati njė adresė pothuajse definitive, duke u ēliruar nga ēdo ndikim klerikal dhe duke fituar ato parime thelbėsore tė mjekėsisė shkencore tė vėrtetė.
Edhe nė fushėn e Inxhinierisė sė Ndėrtimit, tė lashtėt nuk qenė mė pak. Pėrveē piramidave apo tempujve parakolombianė tė famshėm, kryevepra tė arkitekturės dhe tė shkencės sė konstruksioneve, shkėlqime tė tjera shpjegojnė sesi vepra tė ngjashme nuk janė fryt vetėm i forcave tė konsiderueshme tė punės materiale. Porti i madh Caesarea Maritima nė Izrael, i ndėrtuar midis viteve 22 dhe 9 B.C. nga Herodi i Madh, tiran me famė biblike, mbetet njė shembull aftėsie tė lartė. Sipas njė pėrshkrimi tė hollėsishėm tė lėnė nga historiani Josephus Flavius, njė port i tillė ishte pajisur me njė barrierė ujore artificiale me 60 metra gjerėsi, mjaftueshmėrisht e madhe sa tė pėrmbante vendstrehime harkore pėr marinarėt. Veē kėsaj, ishte i rrethuar nga njė metropol guri gėlqeror tė bardhė dhe rrugėt e tij qenė hequr sipas njė projekti kompleks dhe tė zbukuruar me shatėrvanė tė shumta me ujė tė ėmbėl. Shumė e shumė vite mė parė, nė Egjipt filluan punimet e njė kanali qė tė lidhte Mesdheun me Detin e Arabisė. Vepra ka qenė paraardhėsja e kanalit shumė tė famshėm tė Suezit. Punimet filluan nėn mbretėrimin e Sesotris tė II-tė shumė vite pėrpara ardhjes sė Krishtit, u zhvilluan mė pas nga Necao i II-tė dhe u pėrfunduan, pasi Dari pushtoi Egjiptin. I lėnė i papėrfunduar, rėra e shkretėtirės e mbuloi me kalimin e kohės, arabėt rifilluan punimet. Tėta e rimbuloi sėrish kanalin deri nė vitin 1869. Duke qėndruar nė Lindje tė Mesme, nė fillim tė shekullit tė IX-tė, gjatė mbretėrimit tė Harun al-Rashid, Bagdadi ishte qyteti mė i madh dhe i begatė i botės, njė shembull qytetėrimi urban tejet i sofistikuar. Qyteti kishte njė lloj spitali falas me nja 1000 mjekė, njė shėrbim postar tė rregullt, njė sistem tė mirė furnizimi ujor, njė rrjet tė mirė ujėrash tė zeza, 15000 hammam (banja dhe llixha), qindra xhami dhe shumė biblioteka. Qyteti mbeti njė prej qendrave kryesore kulturore dhe tregtare tė botės islamike deri mė 10 shkurt tė vitit 1258, kur u plaēkit nga mongolėt e drejtuar nga Hulagu, nip i Genghis Khan. Gjithmonė nė Lindje, qytetet e lashta pakistaneze Mohenjo-Daro, Harappa, Kalibanga, dispononin njė projekt planifikimi urban tė pėrsosur, me kanale evadimi pėr mbeturinat dhe njė sistem ujor efikas. Pikėrisht, qyteti Mohenjo-Daro ka rrjetin e ujėrave tė zeza mė tė lashtė tė historisė, qė i pėrket vitit 2500 B.C.. Nė banesat mė tė lashta tė Koresė ekzistonte edhe njė impiant modern ngrohjeje, i pėrbėrė nga tubacione nėn dysheme ku qarkullonte ajėr i ngrohtė. Duke qėndruar nė fushėn e urbanistikės, duhet regjistruar habia absolute e pushtuesve spanjollė nė Meksikė, kur nė vitin 1519 kur hynė nė kryeqytetin e lashtė aztek Tenochtitlįn (tani Mexico City). Nė Europė, nuk ishte parė kurrė ndonjė gjė e krahasueshme me tempujt dhe pallatet e mrekullueshme tė kėtij qyteti, tregun e pasur tė saj, dyqanet e llojeve tė ndryshme, kanalet e dendura tė pėrshkuara nga ura tė transportueshme, kopshtet e jashtėzakonshėm lundrues nė shkallė tė gjerė, rrugėt me nė qendėr njė rrip gurėsh shumėngjyrėsh pėr tė delimituar dy rrugėt e ecjes. Megjithatė, duhet kujtuar se dėshmitė e para tė shtėpive tė ndėrtuara me tulla prej balte tė thara nė diell i pėrkasi vitit 7000 B.C. Njė prej vendeve mė tė lashta qė njihen nga kėto fshatra ėshtė ai i Qual'at Jarmo qė ngrihet nė ultėsirėn Chamchama (Iraku verior).
Pėrsa i pėrket veshjes, mendohej se endėsit e parė i pėrkisnin Neolitikut, domethėnė jo mė parė se 5000 apo 10000 viteve mė parė. Sot, ekzistojnė provat se arti i endjes dhe i qepjes praktikohej qysh 30000 vjet mė parė. Sigurisht, rrobat e para bėheshin nga lėkurėt dhe peliēet e kafshėve tė thara nė diell dhe tė qepura me gjilpėrė (gjilpėrat e para, ato prej kocke, datohen viti 20000 B.C. dhe shėrbenin pėr tė qepur lėkurėt), mė pas filluan tė pėrdoren materiale vegjetale. Tashmė ėshtė e sigurtė se gratė e Paleolitit tė hershėm qenė endėse tė afta. Ndėr provat mė tė rėndėsishme ėshtė gjetja e nja 90 fragmenteve prej argjile tė gjetura nė Republikėn ēeke, qė u pėrkasin rreth 27000 viteve mė parė. Nė fillim, sigurisht qenė rroba qė i ngjanin thasėve tanė tė trashė prej jute, por krijimi i copėrave komplekse, qė shfaqen midis viteve 2500 - 2000 B.C., solli qė tė siguroheshin copėra gjithnjė e mė tė buta, tė cilat filluan tė quheshin tekstile (nga "texla"), ideale pėr tė prodhuar pelerina, kapuēė, tunika dhe lloje tė tjera veshjeje. E njėjta teknikė u zbatua mė pas nė Indi, pėr fibrat e pambukut dhe nė vende tė tjera pėr leshin. Tė lidhura me historinė e veshjes dhe tė tekstilit janė dy qytetet e Lindjes sė Mesme tė Mosulit (Irak) dhe Damaskut (Siri). Me irakenin Mosul (transkriptim i gabuar i termit arab Mawil) janė tė lidhura "muslin" dhe "mousseline" (copa shumė fine fillimisht prej pambuku, mė pas prej leshi dhe mėndafshi, shumė tė pėrdorura pėr tė linjtat e brendshme ose pėr tė konfeksionuar rroba emėrore, ashtu dhe pėr tė krijuar tenda), ndėrsa nga qyteti sirian Damask morėn emrin copat "damaskine" (njė punim i veēantė qė jep efekte tė ndryshme ndriēimi, duke krijuar dizenjo tė stilizuara apo floreale opake nė sfond tė zbehtė). Kėto metrazhe u futėn mė pas nė Europė respektivisht nė shekujt e XII-tė dhe tė XVII-tė.
Edhe disa produkte qė sot i gjejmė nė tryezat tona kanė origjinė tė lashtė. Pėr shembull, buka njihej tashmė nga Homo sapiens, natyrisht jo siē paraqitet sot nė tryezat tona. Nė fillim drithėrat haheshin krudo dhe mė pas u mėsua qė tė piqeshin. Kjo procedurė jo vetėm pėrmirėsonte aromėn, por lehtėsonte ruajtjen, duke penguar qė tė formoheshin myqe. Mė pas, u kalua nė bluarjen e drithėrave, duke pėrdorur njė bazė prej guri mbi tė cilėn vendoseshin kallėzat qė shtypeshin me njė gur tjetėr tė mbajtur nė dorė. Sigurohej kėshtu njė miell shumė i trashė, qė i pėrzier me ujin, pėrdorej si ushqim. Zbulimi i bukės, sipas ēdo gjase, ndodhi nė mėnyrė tė rastėsishme kur, e lėnė afėr zjarrit pėrzierja e ujit dhe miellit, u kuptua se forcohej duke ndryshuar aromė. U kalua kėshtu nė gatimin e drithėrave tė bluara dhe ujit mbi njė gur tė nxehtė. Drithi i parė i konvertuar nė bukė ka shumė mundėsi tė ketė qenė elbi, sėbashku me melin. Egjiptianėt qenė planifikues tė aftė: atyre u detyrohet ndėrtimi i furrave tė parė me kupola, qė mundėsonin pjekjen nė temperatura mė tė larta, por edhe zbulimi i tharmimit. Nė fakt, rreth vitit 3500 B.C., egjiptianėt zbuluan se nėqoftėse pėrzierja e drithėrave lihej jashtė pėr disa kohė sigurohej njė pėrzierje mė voluminoze dhe, pasi piqej, njė bukė mė e butė dhe mė e sfungjertė nga brenda. Pėr egjiptianėt buka nuk ishte vetėm burim ushqimi, por edhe pasurie. Nė fakt, rroga shpesh pėrbėhej nga njė sasi e ndryshueshme buke. Buka u bė edhe simbol dallimi social: popullit i takonte buka prej elbi apo tėrshėre, fisnikėve ajo prej mielli gruri. Teknika e bėrjes sė bukės u pėrmirėsua ndjeshėm nga grekėt. Me ta buka mori forma dhe aroma tė reja: nė Greqinė e lashtė u arrit qė tė prodhoheshin rreth 72 lloje tė ndryshme buke (me specie, me qumėsht, me mjaltė e kėshtu me radhė), emrat e tė cilave e kishin origjinėn nga format, nga lloji i drithėrave tė pėrdorura, nga pėrbėrėsit dhe nga mėnyra e pjekjes. Grekėt qenė edhe tė parėt qė ndėrtuan furra publike dhe shoqata bukėpjekėsish qė pėrcaktonin rregullat pėr punėn e natės sė furrxhinjve. Arti i bukės u pėrhap nė Romė pas humbjes sė mbretit maqedonas, Perseus nga skllevėrit e saj grekė, qė i importuan punimin. Romakėt rafinuan bluarjen, duke siguruar miellra mė tė bardha dhe mė tė imta.
Pasta ėshtė njė ushqim qė e gjejmė tashmė qysh rreth vitit 8000 B.C., natyrisht me emra tė ndryshėm. Ajo vjen nga njė pėrzierje drithėrash me ujė e lėnė tė thahet nė diell. Fjala pasta vjen nga latinishtja e vonshme pasta(m), nga greqishtja pįste me domethėnien "miell me salsė" qė vjen nga folja pįssein domethėnė "tė pėrziesh". Me kalimin e shekujve pasta fitoi njė pozicion tė rėndėsishėm nė Itali e nė Kinė, megjithėse sipas rrugėtimesh tė pavarura. Dėshminė mė tė lashtė e gjejmė nė Kinė dhe i pėrket 4000 viteve mė parė: ėshtė njė pjatė spageti prej meli e zbuluar pranė Lajia-s nė Veriperėndim tė vendit. Gjurmė tė lashta vaktesh ushqimore janė gjetur pranė etruskėve, arabėve, grekėve dhe romakėve. Pėr shembull, nė Cerveteri nė varrin Grotta Bella qė i pėrket shekullit tė IV-ėt B.C., disa mbeturina paraqesin instrumenta akoma sot nė pėrdorim pėr prodhimin shtėpiak tė pastės, si makina e makaronave dhe petėsi. Ndėrsa pėr botėn greke dhe atė latine, tė shumta janė citimet midis autorėve klasikė, midis tė cilėve Aristofani dhe Horaci, qė pėrdorin termat ląganon (greqisht) dhe laganum (latinisht) pėr tė treguar njė pėrizerje uji dhe mielli, e pėrpunuar dhe e prerė me shirita. Nė librin e katėrt tė De re coquinaria, njė pėrmbledhje recetash e Marco Gavio (i lindur rreth vitit 25 B.C. dhe i mbiquajtur Apicio, nga emri i grykėsit tė famshėm qė jetoi nė shekullin e mėparshėm), pėrshkruhen me hollėsi erėzat. Homologu i Apicio ėshtė muzikanti Ziryab, njė gastronom i apasionuar i shekullit tė IX-tė A.D. qė pėrshkroi pėrzierje uji dhe mielli tė asimulueshme pėr pastat. Dėshmia e parė e shkruar qė sjell zyrtarisht pastėn nė Itali i pėrket vitit 1154 dhe ėshtė libri Kėnaqėsia pėr kė dėshiron tė shėtisė botėn apo Libri i Mbretit Ruggero i shkruar nga gjeografi i Mbretit Ruggero i II-tė i Siēilisė, shkrimtari Scerif Al-Idrisi. Duke kryer njė udhėtim nėpėr Siēili pėr llogari tė Mbretit Ruggero i II-tė me qėllim qė t'i njihte, doke, tradita dhe zakone tė popullsive tė asaj kohe, Al-Idrisi pėrshkroi qytezėn Trabia, njė vend nja 30 kilometra larg nga Palermo, si njė zonė e pasur me mullinj ku prodhohej njė pastė nė formė fijesh e quajtur itrya (nga arabishtja itryah qė do tė thotė "fokaēia e prerė me rripa"). Shkruan gjeografi: "Nė veri tė Termini ėshtė njė vend qė quhet 'At Tarbiah (kuadrati): vendbanim magjepsės; pėrrenj ujėrash tė pėrjetshėm qė vėnė nė lėvizje shumė mullinj. Trabia ka njė ultėsirė dhe fermash tė mėdha, nė tė cilat fabrikohet shumė pastė pėr t'u eksportuar nė tė gjitha anėt, veēanėrisht nė Kalabri dhe nė vende tė tjera myslimane dhe kristiane: qė u dėrgojnė shumė ngarkesa anijesh [...]".
Edhe dy pije sot tė pranishme nė tryezat tona, tė tilla si vera dhe birra, kanė origjina shumė tė lashta. Gjurmė tė bimės sė hardhisė (Vitis Vinifera) i pėrkasin rreth 2 mijė viteve mė parė: nė Valdarno Superiore, rreth Montevarchi nė Arezzo, janė gjetur nė disa rezerva linjiti fosile degėsh Vitis Vinifera. Disa specie bimėsh tė egra tė hardhive lulėzonin nė brigjet e Detit Kaspik dhe qė ndoshta nė njė zonė tė tillė qė bima, rreth vitit 3000 B.C., ju nėnshtrua pėr herė tė parė kultivimit. U shtri mė pas nė Mesopotami, nga kėtu nė Egjipt, nėpėrmjet Kaukazit drejt brigjeve tė Detit tė Zi dhe, mė pas, nė Greqi. Dėshimtė e parė tė pėrdorimit tė pijes dehėse qė mund tė nxirrej nga shtrydhja dhe fermentimi i mėpasėm i frutit tė rrushit janė rreth viteve 6000 - 5000 B.C. nė Lindje. Midis tyre, ato tė lėna nga sumerėt, qė jo vetėm simbolizonin me njė degė hardhie ekzistencėn njerėzore, por tashmė e njihnin kėtė pije. Nė fakt, mbi bazorelievet e tyre gjejmė skena banketesh, nė tė cilat janė paraqitur skllevėr qė e nxjerrin verėn nga kraterė tė mėdhenj dhe ua shėrbejnė ngrėnėsve me kupa tė mbushura plot. Njė ndėrvarėsi e ngushtė midis Vitis dhe Vinum ėshtė pranishme nė disa piktograma sumere qė i pėrkasin fundit tė mijėvjeēarit tė IV-ėt B.C. Edhe disa hieroglife egjiptiane qė i pėrkasin vitit 2500 B.C. pėrshkruajnė praninė nė mbretėri tė tipave tė ndryshme tė verės. Edhe Bibla, tek Zanafilla, referon pėr Noen, qė sapo ka dalė nga Arka pas Pėrmbytjes Universake, mbjell njė rrėnjė rrushi dhe i nxjerr verėn, duke na dhėnė dėshminė e faktit qė teknikat enologjike njiheshin shumė kohė pėrpara epokės paraPėrmbytjes. Ashtu si pėr bukėn, zbulimi qe i rastėsishėm. Ai i detyrohet fermentimit natyral tė ndodhur nė kontenitorė ku hominidėt e parė mbanin rrushin e pėrdorur si frut. Edhe birra ka origjinė shumė tė lashtė, ka mundėsi midis viteve 8000 B.C. dhe 6000 B.C. Megjithatė, burime e datojnė praninė e kėsaj pijeje pranė sumerėve rreth vitit 3000 B.C., tė cilėt e prodhonin nė 8 varietete (njė legjendė sumere nxjerr Zoten Ninkasi tė manipulojė drithin e lulėzuar). Nė tė njėjtėn periudhė, edhe egjiptianėt prodhonin birrė, tė quajtur haq, duke e nxjerrė jodrejtpėrsėdrejti me drithėra krudo tė lulėzuar, por me bukė tė pjekur nė pėrbėrjen e sė cilės kishte drithėra tė tilla. Kėto "bukė" liheshin mė pas pėr t'u fermentuar pėr njė ditė tė zhytur nė ujė, pas sė cilės lėngu filtrohej dhe birra ishte e gatshme pėr t'u pirė. Mė pas birra u paraqit nė Mesopotami dhe dora-dorės nė zona tė tjera tė Mesdheut.
Kėto janė disa shpikje dhe zbulime qė kanė njė histori shumė mė tė gjatė nga sa besohet. Mund tė vazhdohet, duke folur pėr shembull pėr vajin (pema e ullirit njihej qysh nė vitin 6000 B.C.) apo pėr shpikjen e numrave (numri i parė i shkruar i takon vitit 3500 B.C. pranė sumerėve) apo akoma tė varkave (varkat e para, edhe pse shumė rudimentare, i pėrkasin vitit 7500 B.C.) dhe tė anijeve (2500 B.C.). Edhe shpikje tė tjera, nė dukje tė thjeshta dhe tė parėndėsishme, janė pjesė e historisė sė lashtė: krehėri (8000 B.C), kozmetikėt (3500 B.C.), gozhda (3500 B.C.), karrigia (3000 B.C.), pasqyra (3500 B.C.), gėrshėrėt (2000 B.C.), komēa (2000 B.C.), loja me top (e njohur qysh nga qytetėrimet parakolombiane), skitė (3000 B.C. dhe ndoshta akoma mė thellė nė parahistori), patinat mbi akull (1000 B.C.), peshorja (disa papiruse tė datuara 3500 B.C. paraqesin kėtė objekt), qiriu (3000 B.C.), ombrella (800-900 B.C.) dhe mund tė vazhdohet pafund.
Nė pėrfundim tė kėtij udhėtimi shumė tė shkurtėr rreth zbulimeve dhe shpikjeve nė lashtėsi, imponohet njė konsiderim: asnjė kulturė nuk mund tė quhet mė superiore ndaj njė tjetre, secila ėshtė nė borxh karshi tė tjerave, pasi vetėm nėpėrmjet shkėmbimit reciprok ėshtė mundur tė gėzohet njė progres i pėrgjithėsuar. Pėr kėtė, mund tė pohohet se ēelėsi i progresit njerėzor konsiston jo vetėm nė konkurrencėn, por edhe (ndoshta edhe mė shumė) nė bashkėpunimin.
Pėrgatiti
ARMIN TIRANA

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 2738
Points: 6223
Reputation: 44
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi