ILIRIADA PORTAL

Hakėrrim

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20032009

Mesazh 

Hakėrrim




Ali Asllani
Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
ju shkėlqen nė kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
nė ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!
E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!
Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!
Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: “Peqe!”
Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!
Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!
Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!
Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!
Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!
Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!
A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!
1942

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Hakėrrim :: Komentet

Mesazh prej Fri Mar 20, 2009 9:47 pm nga Teuta

shume aktuale

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Mar 20, 2009 10:05 pm nga lidabica

shume e goditur.Ne mos gaboj e ka recituar edhe i madhi Mirush Kabashi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Mar 21, 2009 3:56 pm nga mira

kto jane krijime qe nuk vdesin kurre

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Mar 21, 2009 3:58 pm nga emigranti

A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!
madheshtore

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Mar 21, 2009 4:04 pm nga Teuta


Hakerrim degjojeni nen interpretimin e artistit te popullit Reshat Arbana

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Mar 21, 2009 4:58 pm nga nardlushnja

Ky eshte nje krijim i persosur.
Te them te drejten interpretimi i Reshat Arbanes ishte mahnites dhe me imresionoj jashte mase.
Deklaroj gjithashtu qe eshte hera e pare qe e lexoj dhe degjoj keto vargje.Me sa pashe kane nje kronologji te viteve 1942.
Me lind pyetja dhe dua nje pergjigje nga ju shoke forumist
Kunder kujt gjithe ky hakerrim?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Mar 21, 2009 5:15 pm nga Teuta

besoj se kto vargje duhen analizuar bazuar ne rrealitetin e sotem

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Mar 21, 2009 5:46 pm nga nardlushnja

Teuta shkruajti:besoj se kto vargje duhen analizuar bazuar ne rrealitetin e sotem


Jam shume dakort me JU.
Mendova se mos autori i vargjeve kritikonte regjimin komunist qe me 1942

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Mar 21, 2009 5:47 pm nga Teuta

Wink Wink Wink

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi