ILIRIADA PORTAL

Poezite qe ju kane mbetur ne mendje

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03012009

Mesazh 

Poezite qe ju kane mbetur ne mendje




Vargjet qe i lexoj me emocion te veēante jane keto....

Malli i Shqiperise (kadare)

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.


Edituar pėr herė tė fundit nga shqiptari nė Sat Jan 03, 2009 2:00 pm, edituar 1 herė gjithsej

shqiptari
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3347
Points: 4789
Reputation: 7
Registration date: 04/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Poezite qe ju kane mbetur ne mendje :: Komentet

Mesazh prej Sat Jan 03, 2009 1:23 pm nga Teuta

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
jane vertete vargje emocionuese shqiptar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jan 03, 2009 1:24 pm nga Teuta

Jane me dhjetra poezite qe me kane mbetur ne mendje por nder to do te veēoja;

Ne mundsh

Nė mundsh tė ruash arsyen,kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh-dhe vetes t'i besosh
Sa herė tek ti dyshojnė e s'tė pėrfillin,
Por dhe gjykimet drejt t'i gjykosh.
Nė mundsh tė rrish nė pritje,nga pritja pa u lodhur,
A kur t'urrejnė,urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur,
Me thejshtėsi me to pa rėnė ndesh...

Nė mundsh tė mendosh,por jo si rob ėndėrrimesh
Dhe t'i trajtosh njėlloj e pa dallim,
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh...
Nė durofsh dot qė thėniet e tua tė drejta
Nė kurthe pėr trutharėt,kopukėt t'i kthejnė.
T'i shohėsh tė thyera gjėrat mė tė shtrenjta
E prapė t'i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.

Nė mundsh fitoret qė ke korrur t'i flijosh,
Si nė kumar,nė njė tė vetme lojė.
Tė rrezikosh,tė humbėsh e prapė t'ja fillosh
dhe humbjen kurrė tė mos e zėsh nė gojė.
Nė i detyrofsh dot muskul,nerva,puls e zemėr
Tė tė shėrbejnė edhe kur gjithshka duket e kotė
E tė qėndrosh edhe kur s'ke asgjė pėrveē vullnetit
Qė veē njė fjalė-Qėndro-gjithnje tė thotė...

Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj,por nderin tėnd ta ruash,
a t'ecėsh pėrkrah mbretit,pa krenari qė tė verbon...
Nė se armiku apo miku s'tė bėjnė dot tė vuash
dhe gjithkėnd e ēmon,veē sa meriton...
Nė mundsh t'i mbushėsh ti minutat mė tė rėnda
me vepra qė peshojnė-
...........................Dije dhe mos kij asnjė dyshim
E jotja do jetė Bota me ēka brenda
dhe NJERI do jesh,o biri im!
KIPLING

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jan 03, 2009 2:01 pm nga shqiptari

Keto jane vertet vargje te fuqishme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jan 03, 2009 2:47 pm nga Drini

nga poezite qe me ka mbetur ne mendje eshte Ne mundsh por ka dhe poezi te tjera qe me kane len mbres. Siē eshte p.sh
Dashuria e pangopur (shkruar 1838)

I tillė ėshtė zjarr'i dashurisė,
Me puthje s'shuhet kurrė.
Cili i marrė kėrkon njė sitė,
Ta mbushė pėrplot me ujė?
Mundohu ti dhe njėmijė vjet
Dhe puth, nė daē, puthu pėrjet',
Ajo tė lyp mė shumė.

Dashuria mbushi orėn tonė
Me epsh tė ėmbėl mjalt;
Ne, buzėt kur i puthėm sot,
Kafshuam, i bėmė gjak.
Mė rrinte vajza urtė, ajo
Si qengji ndėnė thikė.
Nuk nxirrte zė, me sy mė thosh:
Kur dhemb, ėshtė dhe mė mirė!

Ka qėnė kėshtu, do jetė gjithmon',
Dashuria nuk ndrron ligje.
As vetė i menēmi Solomon,
S'ka dashuruar ndryshe.

Eduard Mėrike (1804 - 1875)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jan 05, 2009 1:22 am nga Teuta

ESHTE ĒUDI KUR JE FEMER


Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen


kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
Mimoza Ahmetaj

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Jan 05, 2009 12:34 pm nga ilda

qenkan vertet vargje qe te emocionojne tek sa i lexon ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi