L'ALBANIA:Afrikani ilegal nė kėrkim tė "ėndrrės shqiptare''
Faqja 1 e 1 • Share •
06022010
L'ALBANIA:Afrikani ilegal nė kėrkim tė "ėndrrės shqiptare''
ARDIT BIDO, ARTUR AJAZI & ERALD KAPRI
I thonė Ueah, sepse kėshtu kishte emrin bashkėpatrioti i tij futbollist i Milanit dhe kjo gjė edhe pse nuk e ka bėrė legal dhe me siguracione nė Shqipėri, i ka siguruar 5 mijė lekė tė reja shtesė page. Ky njeri i fshihet policisė shqiptare, jo sepse ka kryer ndonjė krim, por sepse nė Shqipėri ėshtė emigrant ilegal. Ai vuan tė njėjtat ankthe si mė shumė se 200 mijė shqiptarė nė Greqi a gjetkė dhe ėshtė i detyruar tė pajtohet me ripagėzimin qė i ka bėrė pronari i tij. Shqipėria ėshtė Amerika e liberianit qė vjen prej njėrit prej vendeve mė tė varfra nė botė. Liberalizimi i vizave pėr tė dhe tė tjerėt si ai nuk pėrbėn lajm. E kanė gjetur tokėn e tyre tė premtuar pikėrisht kėtu nė Shqipėri. Tė ardhur me vizė turistike, me vizė pėr punė apo tėrėsisht ilegalisht, ata janė fenomeni kahkundėrt i njė tė katėrtės sė shqiptarėve qė kanė lėnė atdheun e tyre pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Emigrantė nė Shqipėri, pėr shumėkėnd mund tė duket njė barsoletė, por sot, nė vendin tonė janė mė shumė se njė mijė tė tillė.
Nga klandestinė, nė tė ligjshėm e nga tė mirėpaguar, nė njerėz qė vuajnė pėr bukėn e gojės; disa prej tyre tė integruar e tė tjerė qė pėsojnė atė ēka ne ankohemi se u kanė bėrė popujt e tjerė shqiptarėve nė emigracion; nė njė tablo shumėngjyrėshe, shumėfetare e shumėkombėshe. Nė derėn ngjitur jetojnė 1331 emigrantė tė ligjshėm, por thuhet se ka disa herė mė shumė tė paligjshėm, qė kanė ardhur nė Shqipėri pėr njė jetė mė tė mirė; pėr tė mbajtur me bukė prindėrit diku larg, nė njė vend edhe mė tė varfėr se vendi ynė apo pėr tė mundėsuar rritje profesionale, qė mund tu shėrbejė nė vitet nė vijim.
Ueah
Emrin jo [nuk e] them, po kėtu [mė] thonė Ueah. Katėr vjet mė parė, teksa qindra e ndoshta mijėra njerėz me fytyrė tė skuqur nga dielli prisnin policin e ambasadės greke e italiane pėr tė shqiptuar emrin e tyre e pėr tė parė brenda nė pasaportė njė vizė, ai erdhi nė Tiranė. Kishte marrė rastėsisht njė vizė turistike, por qėllimi i tij nuk ishte turizmi. Ishte i njėjti qėllim me tė gjithė ata qė kanė marrė viza turistike pėr nė Greqi e Itali. I kishin thėnė se Shqipėria nuk ishte vendi mė i mirė pėr tė shkuar, por nuk kishte zgjedhje tjetėr; vendosi ta provonte. Ndoshta, nė tė ardhmen, me ndonjė miqėsi ose duke nxjerrė mėnjanė ndonjė tė hollė nga puna qė do tė bėnte, do tė mund tė shkonte nė njė vend mė tė pėrparuar ose mė mirė, do tė mund tė kishte bėrė aq para sa tė kthehej krenar nė vendlindjen e tij.
Nė aeroportin Nėnė Tereza, ku kishte zbritur si turisti i radhės qė prek tokėn e Tiranės, e kishin parė me habi. Edhe pse turist, ngjyra e lėkurės nuk ishte diēka e zakontė pėr punonjėsit dhe kryeqytetasit e Shqipėrisė e as pėr taksistin qė thirri. Destinacioni ishte i thjeshtė: njė vend pune, njė dhomė dy me dy e sa mė pak shpenzime, pėr tė dėrguar ato tė holla qė i kishte kėrkuar me ngulm, por edhe me zemėr tė thyer, nėna, nga fshati i origjinės, nė Liberi. Shpresa e tij ishte qė njė orė e mė parė tė ikte nė vendin mė tė parė tė BE-sė qė do ti jepej mundėsia, por fati dhe pamundėsia e lanė nė periferinė e Durrėsit, qė tashmė ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij.
Emrin nuk na e thotė, na tregon historinė e tij tė shkurtėr. As fotografi, ilegal tashmė, pa tė holla tė mjaftueshme pėr tu larguar, i pasiguruar nė punė. Kur erdhi nė Shqipėri, arriti qė tė gjente njė punė nė ndėrtim. Ashtu sikundėr shqiptarėve nė Greqi, qė nuk mbeti Ahmet pa u bėrė Jorgo e Sulejman pa u bėrė Thanas (pėr tė mos pėrmendur Teutat, Agronėt dhe Gjergjėt), edhe atij pronari i gjeti njė emėr tė ri; veēse jo shqiptar.
Emri i tij i vėrtetė mezi shqiptohet dhe pronari i firmės sė ndėrtimit qė e ka punėsuar, e thėrret Ueah, pėr shkak tė ish-futbollistit milanist, i cili ishte nga Liberia e mė pas kandidoi edhe pėr President nė vendin e tij. Sot, si klandestin, ai jeton i fshehur nė periferinė e Durrėsit e shumica e njohin si futbollist (emri duket se ka luajtur rolin e tij) dhe jo si punėtor krahu. Megjithatė, duket se ishte paksa mė i privilegjuar se tė tjerėt. Me shqipen e tij tė ēalė tregon se merr pak mė shumė tė holla se punėtorėt e tjerė pėr shkak se ėshtė... tifoz me Milanin, skuadrėn e zemrės sė pronarit tė kompanisė ku punon.
E megjithatė, kėto tė ardhura janė mė tė vogla se paga mesatare e shqiptarėve, qė afėrmendsh ėshtė e pamjaftueshme pėr njė emigrant nė Shqipėri...
Pasi pėrfundon ditėn e tij tė punės, orė tė tėra nėn diell e nė tė ftohtė nė ndėrtimin e pallateve, vilave, e objekteve luksoze, Ueah kthehet nė njė dhomė dy me dy qė prej katėr vitesh ėshtė gjithēka qė ai ka; dhe kjo ėshtė me qera. Miqtė e tij janė tė paktė; tė qenit ndryshe pėr tė ėshtė aq e vėshtirė sa tė qenit ndryshe pėr emigrantėt shqiptarė jashtė vendit e afria qė i tregojnė atij, ėshtė po aq dashamirėse sa kanė pėrjetuar edhe bashkėkombėsit tanė kur kanė ikur pėr njė jetė mė tė mirė.
Turkije jok, Arnavutlluk evet
Krejt ndryshe ėshtė historia e Xhihanit dhe Ekinit. Profesionistė, qė emigruan nė vendin tonė pėr arsye punėsimi, por qė thjesht e gjetėn veten e tyre nė shoqėrinė shqiptare, ndoshta pse kjo e fundit ishte mė e hapur pėr ti pranuar. Xhihan Sozen jeton prej 9 vitesh nė Shqipėri, ai ka ardhur nga Stambolli, ku ka punuar edhe atje si mekanik, por nė kompaninė KURUM ai punon si shef mekanike. Ėshtė familjar dhe ka dy fėmijė. Duke folur pėr historinė e ardhjes tij, Xhihan Sozen shprehet: Kam ardhur qysh nė vitin 2000, ku asokohe gjeta njė Shqipėri pa drita, kishte shumė mungesa, sistem telefonie celulari jok (turqisht pėr jo), kompjuterik jok, mungonte energjia me orare tė zgjatura, por sot Shqipėria ėshtė krejt ndryshe, familja ime ėshtė e kėnaqur, jetojmė mes shqiptarėve, duke mos pasur kurrfarė ambicie dhe diskriminimi nga ata, na pėlqen klima, njerėzit, ngrohtėsia e tyre, kėtu kam miq e byrazerė, kam nisur tė flas mirė shqipen, tė mėsoj zakonet tuaja dhe nuk kam ndėrmend tė largohem nga Shqipėria.
Xhihani thotė: Nuk ka dallesa nė pagat tona, ato nuk ndryshojnė shumė nga mekanikėt e talentuar shqiptarė, ajo mė mjafton tė paguaj qeranė dhe mbajtur familjen time, nė Shqipėri standardet e jetesės po rriten ēdo ditė, biznesi po lulėzon. Sipas tij, ka mjaft specialistė turq qė aplikojnė tė punojnė nė Shqipėri, ata pėrzgjedhin vendin tuaj (dhe jo fjala vjen Rusinė apo ndonjė vend tjetėr lindor) sepse ndihen mirė, ndihen ngrohtė dhe se ky vend po merr zhvillim tė mahnitshėm ēdo ditė.
Ekin Belek ėshtė inxhinier, ėshtė 24 vjeē dhe prej 19 muajsh jeton nė Shqipėri dhe punon nė kompaninė turke KURUM. Nė bisedė me Ekinin mėson se ai ėshtė nga qyteti Diarbakir dhe ka mbaruar studimet e larta nė Stamboll.
Ardhja ime ka ardhur pas aplikimit zyrtar pranė kompanisė KURUM, e cila ka aktivitet edhe nė dy qytetet kryesore, Elbasan dhe Durrės, nuk kisha ardhur asnjėherė nė Shqipėri, por e njihja vendin tuaj nga historia, kisha studiuar shumė historinė e Ballkanit dhe Shqipėrisė, kisha mėsuar pėr regjimin e Enver Hoxhės, pėr qeverisjen e tij komuniste dhe popullin tuaj. Unė sot jam inxhinier pranė KURUM-it dhe ndihem mirė, kam miq e shokė, kam kolegė qė shkojmė mirė, ndihem si nė Diarbakirin tim tė largėt. Paga ime e pėrballon qeranė e apartamentit, jetesėn dhe gjithēka mė duhet, madje dua tė them se jetesa kėtu ėshtė mė e mirė se nė qytetin tim, mua mė pėlqen dhe ndihem i kėnaqur. Ekin Belek ėshtė beqar, por kur e pyet pėr familjen, ai shprehet duke qeshur: Do tė mė pėlqente tė krijoja familjen time me njė vajzė shqiptare, ne kemi mjaft zakone e gjėra tė pėrbashkėta. Me shqiptarėt reagojmė sikur tė ishim me turqit tanė, janė njerėz tė mirė, bujarė e tė zgjuar. Ueah, Ekini dhe Xhihani janė vetėm tri raste tė atyre qė kanė pėrzgjedhur apo kanė mbetur rastėsisht nė vendin tonė, jo vetėm pėr pak kohė, por pėr tė jetuar kėtu. Sivjet, tė huajt e derės nė krah janė vetėm 1331, por me kalimin e viteve, ata ndoshta do tė jenė mė shumė.
standart

Teuta- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 2723
Points: 6170
Reputation: 44
Registration date: 08/12/2007
L'ALBANIA:Afrikani ilegal nė kėrkim tė "ėndrrės shqiptare'' :: Komentet
Do te me pelqente qe shqiptaret te mos ishin rraciste edhe me afrikanin.
Kush eshte ne emigracion e di shume mire se cdo te thote rracizem dhe kush emigron ne greqi e di 100 here me mire (megjithese ndjej qe edhe ne shqiptaret nuk kemi ndonje dallim nga greket po qe per rracizem)

Jam kunder rracizmit, por jam edhe kunder popullimit te Shqiperise me emigrant. Dikur ne vendet e BE emigrantete e ligjshem trajtoheshin shume mire. Nga bisedat qe kam me emigrant qe kane emigruar prej shume e shume vitesh ne vendet e BE ata thone se dikur Evropa ishte nje parajse. Mirpo nder vite sa me shume qe shtohej numri i emigranteve aq me shume rritej rracizmi dhe si pasoje rriteshin veshtiresit per integrim. Por edhe per vendet pritese nuk eshte e lehte te perballen me komunitete tashme te fuqizuara per shkak te numrit te madh te tyre te cileve u ka mundesuar krijimin e organizatave te shumta deri edhe ne parti politike. BE tashme e ndjen se eshte e vonuar ne shpetimin nga nje lloj "kolonizimi" qe i eshte bere nga emigrantet aziatik e afrikan. Qe te jem i sinqerte nuk do te doja qe qytetet e shqiperise ti shikoja te populluara me lagje te tera afrikanesh apo aziatikesh, qofte edhe turq. Ata nuk sjellin me vete vetem kulturen e tyre, por edhe problemet e tyre. Ne nuk po perballemi dot me kriminalitetin shqiptar e jo me edhe me ate te emigranteve. Per mendimin tim shteti shqiptar duhet te proēedoje me ta brenda nje periudhe shume te shkurter, perndryshe sa me shume te shtohen aq me te veshtire do ta kete shteti me to. Mund te vije nje dite qe shteti nuk do te jete as i zoti ti mbaje edhe as i zoti ti largoje. SHQIPERIA NUK DUHET TE BEJE GABIMET QE KA BERE EVROPA NE KETE DREJTIM.
emigranti me ato qe ke shkruar me larte nuk ke ndryshim aspak nga nje grek .Prandaj dhe theksova pak me larte qe ne nuk jemi me te mire se greket.
Mire bejne greket apo evropianet qe nuk na duan .Ky eshte dhe perfundimi juaj emigrant?????.Greqia ka bere gabim qe na hapi dyert????
Ne shqiptaret e kemi hak fatin qe kemi

E ke shume gabim nardlushnja. Nuk eshte ēeshtje rracizmi. ajo qe une them eshte qe njerezit qe futen ilegal ne Shqiperi dhe kerkojn azil duhet te proēedohet shpejt me to. Ose te mbahen dhe tu krijohen kushtet per integrim ose ti kthejne sipas rastit. E pranove, atehere duhet trajtuar si i barabarte me vendasit, perndryshe ktheje nga ka ardhur, jo me i mbajt njerezit gjall e var siē ndodh ketej ku ka me qindra mijera emigrant qe kane me shume se 10 vjet ne prēedure dhe skan asnje te drejte. Nuk kane as te drejten e punes. Te gjithe punojne ne te zeze. Ky eshte shfrytezim dhe rracizem nderkoh. Por nese me kta njerez proērdohrt shpejt, brenda nje muaji mundesisht atehere nuk i hyhet ne hak askujt. Gjithsesi jam kunder hapjes se dyerve per pranim masiv sepse kjo mund te na kushtoje shume shtrenjte, siē po u kushton sot vendeve te perendimit.
Shume shpejt do te vije koha qe Shqiperia te popullohet nga emigrante te ardhur nga Afrika e varfer. Ne Afrike paga ditore eshte pak dollar ne dite, dhe nje familje jeton me nje dollar ne dite. Per nje afrikan do te ishte nje luks i madh te punonte me 10-15 dollar ne dite, qe Shqiperia eshte ne gjendje t'ua ofroje nje page te tille edhe ne ditet e sotme. Ndoshta do te punoheshin te gjethe ato hektar toke qe jane te pa punuara ne te gjithe Shqiperine.
Shpresoj se shqiptaret mos te ndjekin shembullin e italjaneve apo grekeve, qe me arrogancen e tyre harrojne te shkuaren jo shume te larget, kur silleshin neper Europe ne kerkim te nje jete me te mire.
Ne Shqiperi nuk qendron ajo qe thote emigranti, per vete faktin se ne jemi nje shoqeri multikulturale, sepse kemi nje maxhorance te kombit tone te besimit islamik qe nuk ka asnje fare lidhje me kultutren shqiptare. Dhe nuk mund te pretendojme te ruhemi nga multietniciteti, kur jemi te multikultural. Per nje komb, eshte me i demshem multikulturalizmi se sa multietniciteti. Sidoqofte nuk duhet te harrojme te shkuaren dhe te tashmen tone, nese neser do te na duhet te perballemi me emigrante te ardhur ne vendin tone. T'ua tregojme femive tane, qe kane lindur dhe rritur ne Europe dhe Shqiperi, se kush ishim e kush jemi, qe ata neser te tregohen te human me njerzit ne nevoje.

Un per vete jam dakort me emigrantin. Nfillim mund tna vije amel kur tvin afrikant e tna punojn tokat po masanej mrapa do na vije idht kur tkrijojn banda kriminelash si ktu nbruksel si per nji kulet bosh ta rras thiken sa krahu pa i bo terrt syni. Se kam veē per aftikant po per ēdo lloj rrace. Ne sun ja lemi qit me vlleh, grekofon, e bullgar, ene afrikant e indjant i kemi mangut. Ene nji gjo duhet ta dini se kto venet e evropes dun me pastru venet e veta e dun me i percjell krejt llumin e emigrantve anej ka na, pranej qeveria ti hape syt e mos e boje venin kosh llomesh se kemi sa tdush hallet tona e mos na i shtoje hallet.
Puna shkon ma thell se sa kaq ...Un per vete jam dakort me emigrantin. Nfillim mund tna vije amel kur tvin afrikant e tna punojn tokat po masanej mrapa do na vije idht kur tkrijojn banda kriminelash si ktu nbruksel si per nji kulet bosh ta rras thiken sa krahu pa i bo terrt syni. Se kam veē per aftikant po per ēdo lloj rrace.
Kerkoj falje qe ky shkrim nuk ka te bėj shume me temė por me ka rastis shpesh te degjoj ne media te shkruara dhe vizive fjalen SIGURACIONE.
Pra duket se tingllon italisht.Kjo fjalė eshtė ne rreshtin e pare te ketij shkrimi aktual te gazetes STANDARD. A mund te perdorej fjala shqipe SIGURIME ne vend te fjales se huaj?
Ndoshta mund te hapim nje temė te veqant per ketė!
Vetem propozim...do me ndihmonte sė pari mua

Fjale SIGURAZIONE eshte italisht, gazetaret shqiptar e shqiptarizojne duke e shkruar SIGURACIONE, ndersa ne shqip eshte SIGURIME.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi