ILIRIADA PORTAL

Shtypi britanik pėr Greqinė dhe zgjedhjet

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06032010

Mesazh 

Shtypi britanik pėr Greqinė dhe zgjedhjet




Shtypi britanik i sė mėrkurės hapet me zhvillime tė ndryshme, por njė pjesė e mirė e tyre kanė fotografitė e tre udhėheqėsve kryesorė politikė nė Britani qė pėrgatiten pėr zgjedhjet e pėrgjithshme kėtė verė.
INDEPENDENT thotė se kėto zgjedhje do tė transformohen, nė atė qė e pėrditshmja e cilėson "marrėveshje historike", pėr tre udhėheqėsit kryesorė politikė tė vendit qė do tė marrin pjesė nė njė seri debatesh televizive tė drjejtėpėrdrejta.
Megjithėse data pėr kėto debate nuk ėshtė caktuar ende, kjo gazetė thotė se mund tė jetė caktuar pėr mbrėmjet e sė enjtes qė tė mos qėlloj nė tė njėjtėn mbrėmje me ndeshjet e futbollit.
Gordon Brown kreu i Laburistėve, David Cameron i konservatorėve dhe Nick Clegg i liberaldemokratėve do tė pėrballen me pyetjet e zgjedhėsve gatė njė programi televiziv.
TIMES shkruan pėr gjyqin nė Hagė ndaj Radovan Karaxhiēit dhe deklaratat e tij.
Ish udhėheqėsi serb i Bosnjės i tha gjykatės se krimet, pėr tė cilat ai akuzohet janė, sipas tij, mite tė myslimanėve.
Nė sytė e Karaxhiēit, rrethimi 44-mujor i Sarajevės, ku vdiqėn 10 mijė vetė ishte e orkestruar, ndėrsa masakra e Srebrenicės ku vdiqėn mijėra myslimanė ishte e ekzagjeruar dhe numri i viktimave ishte rritur, sipas tij, duke sjellė trupa tė tjerė.
Ai tha nė Hagė se pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė ishin nė dijeni tė taktikave pėr tė rritur numrin e viktimave.
GUARDIAN e quan dėshminė e Karaxhiēit njė pėrpjekje pėr tė rishkuar historinė.
Ai tha se myslimanėt e Bosnjės i kishin vrarė vetė njerėzit e tyre duke i quajtur mite tė tjera masakrat.
Jashtė Hagės, tė mbijetuarit e Srbrenicės shprehėn zemėrimin e tyre ndaj deklaratave tė Karaxhiēit.
Njė prej tyre tha se ai meritonte "ēmimi Nobel pėr gėnjeshtra".
FINANCIAL TIMES ka njė shkrim pėr planet shtesė tė qeverisė greke, qė kanė si qėllim tė reduktojnė defiēitin buxhetor.
Kryeministri i vendit, Jorgos Papandreu qė ėshtė pėrpjekur qė prej fillimit tė vitit ta pėrgatisė vendin pėr raundin e tretė tė masave shtrėnguese i tha grupit parlamentar tė partisė sė tij socialiste "se nuk do tė lejonte qė vendi tė fundosej", por pranoi se duheshin marrė mė shumė masa.
Kryeministri grek, shkruan e pėrditshmja, ka thėnė se kėrcėnimi mė i madh pėr Greqinė ka qėnė paaftėsia pėr tė menaxhuar borxhin publik.
Njė zyrtar i qeverisė greke i thotė gazetės britanike se Evropa kėrkonte nga Greqia masa me vlerė prej 3.6 miliard eurosh mbi masat e njoftuara nga Greqia nė shkurt, qė llogariten shkurtime prej 1.2 miliard eurosh.
Nė faqet financiare GUARDIAN shkruan se si zemėrimi publik po ndikon negativisht ndaj bankės sė investimeve Goldman Sachs, e cila ėshtė sulmuar pėr taktikat e pėrdorura pėr pagesa dhe tregti.
Raporti vjetor i kėsaj banke tė Wall Street-it flet edhe pėr ndikimin qė ka publiciteti negativ nė shtyp.
Ky pėrfundim vjen nė njė kohė tė vėshtirė pėr Goldman Sachs, tė cilės i ėshtė dashur tė mbrojė politikėn e saj tė bonove shpėrblyese, sigurive pėr kreditė, si edhe pėr rolin e saj nė kolapsin e firmės sė sigurimeve AIG dhe sė fundmi pėr ndihmėn qė i ka dhėnė qeverisė greke pėr tė marrė borxhe qė nuk mund t'i paguante.
DAILY TELEGRAPH shkruan pėr njė formulė tė re pėr gjetjen e gruas apo burrit ideal.
Pas studimit tė mė shumė se 1000 ēifteve, akademikėt nė Shkollėn e Biznesit nė Gjenevė arritėn nė pėrfundimin se nusja duhet tė jetė pesė vjet mė e vogėl se bashkėshorti, nga e njėjta prejardhje kulturore dhe 27 pėr qind mė inteligjente se bashkėshorti.
Ajo duhet tė ketė diplomė, ndėrsa ai jo. Kryestudiuesi i ka thėnė gazetės se nėse ndiqen kėto rregulla shanset pėr martesė tė lumtur rriten me 20 pėr qind.

bota sot

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi