ILIRIADA PORTAL

Viktimat civile, cmimi absurd i luftės

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22012009

Mesazh 

Viktimat civile, cmimi absurd i luftės




Ajo qė po ndodh nė Gaza ėshtė ngjarja mė e dhimbshme pėr kėdo kėto ditėt e fundit, pavarėsisht bindjeve tė tyre politike dhe ideologjike. Masakrat mes civilėve, mes tyre fėmijė dhe gra tė pafajshme, kanė qenė dhe janė "pika" mė tragjike e luftėrave nė rrjedhėn e viteve. Ndaj sot, mė shumė se gjithēka tjetėr, problemi qė kėrkon pėrgjigje urgjente ėshtė ai se si tė ndalohen masakrat mes tė pafajshmėve. Deri nė Luftėn e Dytė Botėrore luftėrat konsideroheshin tėrėsisht si pėrleshje mes ushtrive. Tė gjithė ata qė luftonin duhet tė respektonin parimin e vrasjeve mes ushtarakėve dhe civilėve, me detyrimin e vetėm pėr tė respektuar civilėt qė nuk ishin pjesė e veprimeve ushtarake. Sigurisht qė ky parim dhunohej shpesh, por ishte nė interesin e tė dyja palėve kundėrshtare tė pėrshtateshin me kėtė dhe tė pėrqendroheshin vetėm nė "shkatėrrimin" e armiqve luftues: Pėrse duhej tė vrisje civilėt e palės armike, kur ekzistonte rreziku qė kundėrshtari tė bėnte tė njėjtėn gjė? Duke nisur nga luftėrat antikoloniale dhe luftėrat e tjera pėr ēlirimin e kombeve, konfliktet e armatosura janė bėrė thuajse tė gjitha asimetrike: nga njėra anė janė topat e luftės, tanket, aeroplanėt, helikopterėt dhe raketat, me forca tė armatosura qė mund tė shkatėrrojnė territore tė mėdha armike e qė kontrollojnė plotėsisht edhe hapėsirėn ajrore; ndėrsa nga ana tjetėr njerėz pa uniformė, tė pajisur vetėm me armė tė lehta, qė mund tė kryejnė vetėm veprime tė gueriljes. Luftėtarėt fshihen mes popullsisė civile, i pėrdorin ata si mburojė, fshehin municionet nė banesa private dhe duke u gjendur pėrballė njė armiku mė tė madh nė numėr dhe armatime, synojnė ta godasin atė pėrmes njerėzve civilė, duke dhunuar hapur nė kėtė mėnyrė principet tradicionale dhe themelore tė tė drejtave ndėrkombėtare tė njeriut. Por guerilierėt thonė se nuk ka mėnyrė tjetėr pėr tė luftuar: njė milingonė nėse ndeshet me njė elefant, nuk mund tė luftojė me tė njėjtat armė. Edhe shtetet qė kanė ushtri moderne gjenden pėrballė kėsaj dileme: tė shkatėrrojnė guerilierėt armiq, duke e ditur se kėshtu do tė bėhet masakėr edhe mes civilėve, apo tė qėndrojnė tė palėvizshėm pėrballė hedhjes sė raketave ose sulmeve tė papritura ndaj civilėve tė tyre?

Duket hapur se si "karakteri" i luftėrave tė sotme moderne ka bėrė tė padukshme dhe tė pafuqishme ligjet e vjetra pėr tė drejtat e njeriut. Nėse pėrballė kemi konfliktin e pėrgjakshėm nė Gaza, tė gjithė pyesin: "Po ku shkoi e drejta ndėrkombėtare nė Gaza"? Gjithė traktatet e rėndėsishme ndėrkombėtare tė nėnshkruara nga viti 1868 deri nė 2008-ėn nė Gjenevė, nė Hagė apo Nju Jork, nuk arrijnė mė tė ndalojnė dhunėn, sepse luftėrat e sotme janė krejtėsisht ndryshe nga ato qė bėheshin dikur. Sot luftėrat janė pėrplasje tė pamėshirshme mes ushtarėve krejtėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri, qė kanė tė pėrbashkėt vetėm fanatizmin dhe intolerancėn, tė cilėt pėr shkak tė urrejtjes sė injektuar pėr armikun, nuk ngurojnė tė vrasin gratė, fėmijėt dhe tė moshuarit e kundėrshtarėve. Me pak fjalė, luftėrat moderne nuk janė gjė tjetėr veēse rikthim nė barbaritė mė tė egra. Por ēfarė duhet bėrė? E kemi parė me indinjatė tė thellė se si presioni i politikės, apo "urdhrat" e autoriteteve tė larta morale dhe fetare, vlejnė shumė pak. Mos duhet tė hartohen rregulla tė reja ndėrkombėtare? Nuk ėshtė kjo zgjidhja e duhur, sepse diplomatėt dhe juristėt do tė donin kohė qė tė binin dakord, ndėrsa fuqitė ushtarake tė interesuara do t‘u shmangeshin kėtyre ligjeve. Nuk ėshtė reale tė mendosh e tė gjykosh penalisht edhe fajtorėt e masakrave. Ushtarėt qė godasin civilėt armiq konsiderohen si heronj nga populli dhe vendi i tyre. Shtetet ose qeveritė qė janė nė luftė, tentojnė tė mos ndjekin penalisht njerėzit e tyre, qoftė sepse sjelljet e kėtyre tė fundit bien shpesh nė kundėrshtim me praktikat e shpėrndara, tė toleruar prej autoriteteve, qoftė sepse kėto procese mund tė ulin moralin e trupave qė janė gjithmonė tė ekspozuara ndaj rreziqeve tė mėdha dhe tė shkatėrruar nga lufta anti-guerilje. Gjykatat penale ndėrkombėtare thuajse gjithmonė nuk kanė kompetencė nė kėtė drejtim. Nė rastin e Gaza-s, OKB-ja nuk ka forcė tė ngrejė asnjė proces kundėr fajtorėve. Nėse liderėt politikė botėrorė do tė ishin tė arsyeshėm, do tė kuptonin diēka qė duket shumė qartė: konfliktet aktuale tė armatosura, civile ose ndėrkombėtare, e kanė ēuar ēnjerėzoren nė limitin e saj. Ėshtė e nevojshme tė bėhet ajo qė u bė me armėt bėrthamore: meqenėse pėrdorimi i tyre do tė sillte shkatėrrimin e mundshėm tė planetit, u vendosėn mėnjanė- nė tė njėjtėn mėnyrė siē duhet vendosur nė kantinė ēdo zgjidhje ushtarake pėr konfliktet ekonomike, politike dhe ideologjike moderne -duke pėrdorur gjithmonė, edhe nė rastet e konflikteve mė tė ashpra, zgjidhje politike. Dhunėn e armės duhet ta zėvendėsojmė me negociatat, ashtu siē thonė Kamy: "Fjalėt duhet tė largojnė plumbat". Por, pėr kėtė duhet shumė maturi politike, durim dhe mbi tė gjitha dėshirė pėr tė kuptuar arsyet e kundėrshtarit. Me pak fjalė, duhen shumė "Mandela" qė fatkeqėsisht nuk ekzistojnė. Duhet tė provohen rrugė dhe mjete tė ndryshme, duke u bazuar edhe te veprimi moral i organizatave joqeveritare, mes tė cilave edhe Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq dhe ente tė tjera humanitare. Nė fakt, kėto ente kanė luajtur njė rol shumė tė madh nė detyrėn e tyre tė vėshtirė, pėr tė bėrė mė "humane" luftėrat. Kėto mund tė hartojnė "direktiva tė pėrgjithshme", qė nė njė farė mėnyre do tė qartėsojnė ato qė janė tė zbehta dhe dykuptimėshe nė rregullat ndėrkombėtare, duke specifikuar nė mėnyrė tė veēantė sjelljen e ushtarėve nė dy pika tė rėndėsishme: ēfarė masash mbrojtėse duhen marrė kur mund tė bėhet njė sulm, qė mund tė shkaktojė shumė viktima mes civilėve dhe si tė rregullohen nėse "efektet anėsore" janė shumė tė mėdha. Mbi tė gjitha duhen krijuar mekanizma institucionale monitorimi, qoftė pėr tė parandaluar dhunėn, qoftė pėr tė siguruar se vrasja e civilėve ka qenė plotėsisht e justifikuar, qė nė njė farė mėnyre tė dėmshpėrblehen. Nėse njė luftėtar shkatėrron shtėpinė e njė civili dhe vret fėmijėt e tij, kryen njė veprim tė patolerueshėm, pėr tė cilin duhet tė dėnohet; por nėse kjo nuk ėshtė e mundur "tė dėmshpėrblejė" dėmin e madh material dhe moral, duke ndihmuar qė nė njė farė mėnyre tė lehtėsojė paksa tragjedinė e tij, atėherė tė gjitha kėto aktivitete duhet tė kryhen nėn kontrollin e Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq dhe OKB-sė. Sigurisht qė bėhet fjalė pėr opsione qė nuk mund ta zgjidhin problemin nga rrėnjėt. Por duke parė kompleksitetin e problemeve dhe konsideratėn qė jemi lėnduar kaq shumė, kėto kėshilla janė mė mirė se asgjė.

ILIRI
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 4044
Points: 8596
Reputation: 42
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi