Studimet pėr Arkėn e Noes, e vėrtetė apo legjendė biblike?
ILIRIADA PORTAL :: I lire :: NDRYSHE
Faqja 1 e 1 • Share •
06022010
Studimet pėr Arkėn e Noes, e vėrtetė apo legjendė biblike?
Pėrmbytja biblike lidhet me historinė e Arkės sė Noes, me tė cilėn janė marrė shumė shkencėtarė pėrgjatė shekujve tė historisė njerėzore. A ekzistoi Arka nė realitet apo bėhet fjalė vetėm pėr njė mit?Pėrmbytja biblike lidhet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me historinė e Arkės sė Noes, me tė cilėn janė marrė shumė shkencėtarė pėrgjatė shekujve tė historisė njerėzore. A ekzistoi Arka nė realitet apo bėhet fjalė vetėm pėr njė mit? Nėse ekzistoi, ku pėrfundoi dhe ēfarė ka mbetur sot prej saj? Pyetjeve nė fjalė nuk u ėshtė dhėnė ende asnjė pėrgjigje e si pasojė, Arka e Noes mbetet njė nga misteret mė tė pazgjidhura deri mė sot, pavarėsisht pėrpjekjeve pėr tė zbuluar, qė pėrfunduan thjesht nė teori apo hipoteza.
Njė tablo e piktorit amerikan Eduard Hiks (1780-1849) tregon kafshėt qė hyjnė dy e nga dy nė Arkėn e Noes. Sipas traditės biblike, Arka kishte pėrmasa gjigante pėr kohėn e vet dhe u ndėrtua nga Noe, pas urdhrit tė Zotit, pėr tė shpėtuar familjen e tij dhe njė numėr tė vogėl kafshėsh tė ndryshme, nga pėrmbytja qė do tė vinte mė vonė. Kjo histori pėrfshihet nė librin e Gjenezės tė Dhiatės sė Vjetėr, nė Tora tė hebrenjve, si edhe nė shkrimet sekrete tė Kuranit. Sipas mendimit tė shumicės sė teologėve, historia e Arkės, qė pėrfshihet nė Bibėl, mund tė ketė ardhur nga shumė burime tė kohės dhe me kalimin e shekujve u pėrfshi nė historinė e shenjtė tė hebrenjve, nė formėn qė e njohim sot. Kėshtu mund tė shpjegohet dhe mėnyra se si historia e njė apo shumė pėrmbytjeve ėshtė pjesė e historive tė popujve tė tjerė. Megjithatė, duhet tė theksohet se si tė krishterėt dogmatikė, ashtu edhe hebrenjtė ortodoksė nuk pranojnė kėtė hipotezė, qė thotė se historia e pėrmbytjes ėshtė mbarėkombėtare dhe qė i pėrket historisė sė njerėzimit. Nė ēdo rast, historia e Arkės sė Noes, qė pėrfshihet nė Bibėl, ka histori paralele nė mitin e sumerėve pėr Ziusudran, i cili tregon se si heroi i Ziusudras u lajmėrua nga zotat pėr tė ndėrtuar njė anije, nė tė cilėn do tė shpėtonte ai nga pėrmbytja qė do tė shkatėrronte njerėzimin. Paralelizma mė pak tė ngjashėm me pėrmbytjen biblike ekzistojnė nė shumė qytetėrime tė tjera tė njerėzimit, ndėr tė cilėve edhe nė ato ballkanike, si nė Greqinė antike.
Nė realitet, kjo histori ėshtė njė ndėr legjendat mė tė pėrhapura nė qytetėrimet e njerėzimit. Arka e Noes u bė emėrtimi i pėrbashkėt i kėtyre legjendave, pėr shkak tė ndikimit fetar, nėpėrmjet librave tė shenjtė.
Kėrkimet e Arkės sė Noes
Nė Dhiatėn e Vjetėr shkruhet se shtatė muaj pas fillimit tė pėrmbytjes, arka "u ul mbi malet Ararat". Nėse "malet Ararat" janė tė njėjta me malet me tė njėjtin emėr tė Turqisė Lindore, ka pasur gjithnjė mendime tė ndryshme. Megjithatė, shumica e kėrkimeve pėr zbulimin e Arkės janė zhvilluar nė kėtė mal, tė krijuar nga njė shpėrthim vullkanik dhe ka formėn e njė koni. Me lartėsi 4.2 kilometra nga niveli i detit, ky mal ka majėn gjithnjė tė mbuluar me dėborė, ēka bėn shumė kėrkues, shkencėtarė e teologė, tė mendojnė se Arka ka mbetur mes akullit pa u kalbur dhe madje qė me uljen e nivelit tė dėborės, mund tė dallohen pjesė tė Arkės.
Informacioni i parė qė ka tė bėjė me kėrkimet pėr Arkėn, vijnė nga njė prift, Kaldeon Veroza, despot i objektit Marduh nė Babiloni, nė shekullin III para erės sonė, i cili shkruan njė histori tė Mesopotamisė pėr Shpėtimtarin nga Antiokia. Ai shprehet nė kėtė libėr se bashkėfshatarė tė tij u ngjitėn nė malin Ararat dhe pasi zbuluan Arkėn, morėn me vete pjesė tė saj pėr hajmali. Ky libėr nuk ekziston mė, por historiani i shekullit IV, Eusebius Cezar, pėrsėrit tė njėjtėn histori dhe pretendon se Arkėn mund ta shihte kushdo nė malin Korikir tė Armenisė, ku njerėzit duke gėrryer pak dru, e pėrdornin atė si hajmali. Tė njėjtėn histori e tregojnė nė periudha dhe vende tė ndryshme edhe Nikolla i Damaskut dhe Shėn Theofili i Antiokisė, rreth vitit 180 tė erės sonė. Historiani hebre Flabius Iozopi nė librin "Arkeologjia judaiste" tregon se nė kohėn e tij shumė njerėz kishin ēuar pjesė tė Arkės nga mali Ararat.
Kohėt moderne
Prej asaj kohe dhe pėr shumė shekuj, njė sėrė kėrkuesish u drejtuan nga mali Ararat nė pėrpjekje pėr tė zbuluar pjesė tė mbetura tė Arkės sė Noes. Nė vitin 1800, njė amerikan me emrin Klod Riē, botoi esenė e Aga Huseinit, i cili pretendonte se ishte ngjitur nė malin Ararat dhe kishte parė mbetje tė Arkės. Nga viti 1829, filluan ekspeditat e organizuara nė Ararat, me nė krye amerikanin Frederik Parot, profesor i Universitetit tė Dorpatit, i cili deklaroi se nė ekspeditėn e tretė arriti tė zbulonte njė pjesė tė Arkės, por nuk mund ta vėrtetonte kėtė zbulim. Nė vitin 1840, njė gazetar shkroi nga Stambolli se njė grup ekspedite turke kishte zbuluar dhe i ishte afruar Arkės dhe e pėrshkruante si njė skelet gjigant prej druri, thuajse plotėsisht tė zezė, qė dilte vetėm pak mbi akull. Ekspedita turke deklaroi se arriti tė hynte brenda nė Arkė, e cila ishte ndėrtuar nga dru pemėsh qė ekzistojnė nė zonėn e lumit Eufrat dhe se ishte ende nė gjendje tė mirė; vetėm njė pjesė e saj ishte rrėnuar. I njėjti grup pėrfundoi se kjo anije ishte ndėrtuar pėr tė transportuar kafshė, pasi ishte ndarė nė blloqe 4.5 metėrshe, shumica e tė cilave ishte e mbushur me akull. Nė vitin 1893, Nestori, kryepeshkopi i Jeruzalemit, deklaroi se kishte gjetur Arkėn nė Ararat dhe tha se ishte ndėrtuar nga kolona prej druri me ngjyrė tė errėt, me madhėsinė e dhėnė nė Bibėl. Ai krijoi njė kompani me qėllim transportimin e Arkės pėr ta ekspozuar atė nė Ēikago, gjė e cila u kundėrshtua nga qeveria turke. Nė gusht tė vitit 1916, oficeri i aviacionit carist rus, Vladimir Roskoviē, shkroi nė njė raport pėr eprorėt e tij se duke fluturuar mbi kufijtė turq, kishte vėnė re pjesė tė Arkės, qė dilnin pak mbi akull nė malin Ararat, afėr njė lumi tė ngrirė. Atėherė Cari Nikolla II urdhėroi dėrgimin e njė grupi kėrkimor nė kėtė zonė. Grupi i parė qė tentoi tė gjente Arkėn e pėrbėrė nga kazakė rus, deklaroi se panė pjesė tė anijes biblike dhe se kryen fotografi, si edhe morėn pjesė tė Arkės nė Shėn Petėrsburg pėr t'i analizuar. Tė gjitha kėto humbėn nga kaosi qė solli revolucioni i vitit 1917, i cili solli edhe fundin e kėrkimeve.
Zbulimi i vėrtetė?
Historia e fshehur nė malin Ararat u rikthye nė qendėr tė vėmendjes gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur drejtori i atėhershėm i shėrbimeve sekrete sovjetike deklaroi se njė nga oficerėt e tij, duke fluturuar mbi Ararat, pa disa pjesė tė Arkės, ēka i bėn deklaratat e Vladimir Roskoviēit tė besueshme. Por, periudha nė fjalė dhe regjimi komunist nuk mundėsuan kėrkime tė reja dhe ēėshtja u rimbyll sėrish deri nė vitin 1950, kur alpinisti francez Fernand De Navarre pretendoi se gjeti sė bashku me djalin e tij njėmbėdhjetėvjeēar Rafael, njė pjesė tė drurėve tė Arkės dhe se i dorėzoi nė Komisionin Shkencor tė Francės, pėr t'i analizuar. Analizat treguan se kjo dėrrasė ėshtė 5-mijėvjeēare, ndėrkohė qė fotografi tė kėsaj ekspedite ekzistojnė nė librin e Navarre, qė u publikua nė Francė nė vitet '50. Nė fillimet e tė njėjtit dhjetėvjeēar u bėnė edhe pėrpjekje tė tjera pėr gjetjen e Arkės nga teologu dr. Aron Smith (1951) dhe kėrkuesi francez Zhan De Rike, por qė nuk arritėn nė rezultate.
Ekspeditat vazhdojnė...
Kur neoprotestantizmi u kthye nė modė nė SHBA, risolli nė vėmendje kėrkimet pėr Arkėn e Noes dhe solli njė valė tė re "kėrkuesish tė Arkės", me mė tė famshmin, astronautin Xhejms Ajrvin, i cili shkeli nė Hėnė, si pjesėtar i ekspeditės "Apollon 17". Ajrvin bėri njė sėrė kėrkimesh nė Ararat, por pa arritur tė zbulojė diēka tė rėndėsishme. Vitet e fundit, njė grup kėrkimor amerikan nisi tė kėrkojė nė malin Sabalan nė Iran, mė shumė se 300 kilometra larg nga Ararat. Shumica e kėrkuesve janė pėrqendruar nė malin Ararat, megjithėse nė Bibėl shkruhet nė "vargmalet Ararat". Zona Durupinar, qė gjendet afėr Araratit dhe ėshtė mė e zbulueshme, tėrhoqi vėmendjen e kėrkuesve gjatė dhjetėvjeēarit tė tetė dhe tė nėntė tė shekullit tė kaluar. Nė fillim tė vitit 2004, njė tregtar nga Honoluluja, udhėtoi deri nė Uashington pėr tė deklaruar organizimin e njė ekspedite qė do tė kėrkonte nė njė zonė, qė ai e quante "anomalia Ararat", por mė vonė National Geographic, deklaroi se e gjithė kjo zhurmė ishte thjesht njė "shfaqje akrobatike pa rezultat" me qėllim qė tė detyronte qeverinė turke tė jepte leje, ēka ėshtė arritur nga shumė pak kėrkues. Nė vitin 2006, u rizgjua sėrish vėmendja botėrore, pėr pak kohė, kur njė ekspeditė deklaroi se Ararati ėshtė njė zonė nė Iran. Me gjithė pėrpjekjet, asgjė nuk ėshtė e sigurt deri tani pėr vendin ku mund tė ekzistojė Arka e Noes dhe pėr ekzistencėn e saj, pavarėsisht fotografive dhe drurit tė dėrguar nė Francė nga Fernand De Navarre. Dhe kėrkimet vazhdojnė...
Pėrgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Teuta- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi






