JOHANN S. BACH
Faqja 1 e 1 • Share •
21012010
JOHANN S. BACH
Cfarė mund tė thotė dikush pėr njeriun qė besonte se muzika ekziston pėr nderimin e Perėndisė dhe pėr kėnaqėsinė e zemrės? U karakterizua si poeti i tingujve, gjigandi i papėrkulur, i pa lodhur, dhe misterioz, duke besuar gjithmonė nė misonin fetar tė muzikės, njė njeri qė tregonte mirėnjohjen e tij ndaj Perėndisė pavarėsisht tė gjitha aventurave dhe testimeve qė kaloi gjatė gjithė jetės sė tij. Fetarizimi i tij, muzika dhe vdekja do tė lėjnė shenja tė thella tek Bahu, qė nga fillimi e deri nė fund. Karakteristikat kryesore tė kėtij kompozitori tė madh ishin, fuqia e shpirtit dhe kreativiteti, qė nuk u pėrkulte kurrė ndaj vėshtirsive, por cdo herė celikoste psikikėn e tij dhe vazhdonte tė kompozonte gjithmonė nė shenjė mirenjohje ndaj Perėndisė dhe duke falur njerėzit.U lind nė Ajzenah tė Gjermanisė me 21 Mars tė vitit 1685. Nė tė njėjtėn ditė vdes vėllai i tij Johan Jonas. Familja e tij kishte humbur deri atėherė 2 fėmijė nga murtaja qė korrte zonėn e Turingit. Vijon njė seri vdekjesh nė familje me kulmin e tyre, vdekjen e prindėrve tė Bahut, fillimisht tė sė ėmės dhe nė vazhdim tė tė atit. Kėshtu nė moshėn 10 vjecare , Sebastiani i vogėl mbetet jetim dhe vendoset nė shtėpinė e vėllait tij tė madh Johan Kristof, nė Orndruf, i cili ishte i emėruar si organist. Sebastiani i vogėl dallohet pėr aftėsitė e tij muzikore, duke krijuar gati zilinė e vėllait tė tij, i cili refuzon pėr ti dhėnė partiturat e muzikantėve tė mėdhenj me veprat e tyre tė vėshtira, qė ai vetė vėshtirsohej pėr tė interpretuar, nga frika se Bahu do tja kalonte. Kėshtu Sebastiani kopjon fshehurazi, gjatė natės, veprat e kompozitorėve tė vjetėr, qė tė mos kuptohej nga vėllai i tij.
Nė moshėn 15 vjecare braktis shtėpinė e tė vėllait tė tij pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė dhe pėr tė testuar fuqitė e tij. Vendoset nė Lineburg ku punon pa pushuar pėr tė mbijetuar, dhe vendos kanditaturėn pėr vendin e organistit tė Zangerhauzen. Ky vėnd do ta ndjekė dhe mė vonė nė kisha tė ndryshme, ku merr edhe kompetenca tė tjera si arsye e aftėsive tė tij organizative dhe njohurive tė tij teknike pėrsa i pėrket instrumenteve tė kishave. Titulli i Kantorit ėshtė pėrputhur me emrin e Bahut.
Nė moshėn 18 vjecare, tashmė i njohur, zotėron vėndin e organistit nė Arnstad, qytetin qe do ta shėnjojė atė si pėr mirė ashtu edhe pėr keq. Nė drejtimin e njė kori, tė pėrbėrė nga tė rinj tė sė njėjtės moshė me atė, apo dhe mė tė mėdhenj, ka probleme mosbindjeje , dhe si rezultat sillet shumė ashpėr kundėr tyre, duke marrė kritika por edhe sulme, akoma edhe nga pėrgjegjėsit e kishės. Nuk tregonte asnjė lloj butėsie pėrsa i pėrkiste cėshtjeve tė muzikės dhe ishte njėlloj i rreptė edhe me veten e tij gjithashtu. Kėrkonte perfeksionin dhe nuk falte as devijimin apo eksperimentimin mė tė vogėl nė ligjet dhe rregullat e Artit. Duke parė reagimet dhe pa dashur tė bėjė kompromise, vendos tė japė dorėheqjen nga drejtimi i korit, dicka qė krijoi shumė komente nė shoqėrinė e vogėl tė Arnstadit. Pėr tė lehtėsuar situatėn, Bahu vendos tė largohet nga qyteti, dhe kėshtu i jepet mundėsia tė ndjekė mėsimet e Bukstehunde, njė nga muzikantėt mė tė mėdhenj tė asaj periudhe.
Nė vitin 1708, e gjejmė organist dhe drejtor muzike nė oborrin e Vajmarit dhe tė martuar me Maria Barbarėn. Bashkė do tė sjellin nė jetė shtatė fėmijė nga tė cilėt vetėm katėr do tė mbijetojnė. Pas dymbėdhjetė vitesh martesė do tė humbė edhe bashkėshorten e tij nga njė epidemi vdekjeprurėse. Megjithatė nuk do tė pushojė sė kompozuari kantatet e tij , ku falenderon Perėndinė por edhe i lutet qė ta lehtėsojė nga hidhėrimet , dhe ti falė vdekjen. Karakteristika e kėtij qėndrimi janė kantatat I shenjtė njeriu qė i nėnshtrohet testimeve, Pėrjetėsia, fjalė qė tė djeg si rrufeja, Pranoj me gėzim tė ngre kryqin tim, por edhe tek Psherėtimat, lotėt e mi, Sa hidhėrim!, Ah, sa e kotė jeta njerėzore. Por megjithatė nuk tėrhiqet. Vazhdon tė krijojė dhe tė jetojė duke ofruar mė tė mirėn qė zotėronte , jo vetėm nga muzika e tij por edhe nėpėrmes jetės sė tij, ashtu sic tregon gruaja e tij e dytė, Anna Magdalena, me tė cilėn do tė sjellė nė jetė 13 fėmijė nga tė cilėt do tė mbijetojnė shtatė.
Nė vitin 1723 ėshtė kantor i tempullit tė Shėn Tomės dhe drejtor muzike nė qytetin e Lipsisė. Vitin e ardhshėm do tė bėhej Kryemuzikant nė oborrin e princit Leopold tė Ketenit. Kjo ishte njė periudhe e pasur prodhuese e jetės sė tij, qė do tė zgjasė pėr shumė vite , deri nė vdekjen e tij nė vitin 1750. Pasionet e tij tė medha, Sipas Mateut dhe sipas Joanit, shkruhen nė atė periudhė. Por vepra e cila gjithashtu do tė karakterizojė Bahun dhe kontributin e tij nė muzikėn klasike ėshtė edhe Arti i Fugės, i kompozuar nė vitin 1740. Arrin tė kombinonte nė veprėn e tij elementėt muzikorė dhe traditat shpirtėrore tė sė kaluarės dhe tė epokės sė tij, mė ndikime tė fuqishme nga muzika italiane dhe nga ajo franceze, ndėrsa paralelisht fuste rrugė tė reja muzikore sidomos tek vepra e tij e fundit, kėnga e mjelmės sė tij. Pas kėsaj do tė vijojė gati i verbuar rrugėn drejt errėsirės sė pėrjetshme apo ndoshta dritės sė pėrjetshme?
Pėrvec operas, Bahu ka kompozuar dhe cdo lloj tjetėr muzike. Nga himnet e mėdhenje fetarė, suita me vallėzime tė shumėllojshme, vepra pėr piano, organo, violinė, violencel, akoma dhe kėngė tė thjeshta zėri, mesha, dhe pjesė tė tjera tė hijshme muzike dhome (sallone oborresh), duke pėrdorur kryesisht artin e vėshtirė tė kontrapunktit dhe duke zhvilluar muzikėn e llojit tė tij me artin e fugės. Muzika pėr Bahun ishte njė gjė unike, jo njė gjė dhe njė tjetėr, jo e lehtė dhe e rėndė, jo shprehje e madhe, e mesme apo e vogėl, jo muzikė pėr shumė apo pėr pak njerėz, jo muzikė pėr Perėndinė dhe tjetėr pėr argėtimin e njeriut.
Dhe me tė vėrtetė muzika e Bahut i drejtohej tė gjitha klasave shoqėrore, akoma dhe kur ftohej tė luante pėr princa, konta etj. Nė ditėt e tija tė gjitha klasat popullore, me qendėr kishėn bėheshin pjesė e muzikės dhe spiritualizmit tė nivelit tė lartė qė ajo ofronte, nėpėrmes veprave tė Bahut. Bah nuk shkruante muzikė, pėrshkruante. Pėrshkruan imazhe, ndjenja, mendime, duke funksionuar nė mėnyrė shpaguese ashtu sikur dhe tragjedia greke, duke himnuar gjithmonė Perėndinė, duke konsideruar se gjithcka qė Perėndia bėn ėshtė gjėja e duhur, ashtu sic dėshmon edhe kantata e tij. Kėshtu, le tė mos na habisė krahasimi i veprave tė tij , me Horestinė tė Eskilit apo me veprat e Shekspirit, tė cilat pėrbėjnė bashkė me tė njė Trini, qė shumė kritikė konsiderojnė qė do tė ekzistojė pėr shumė vjet akoma. Ekzagjerim? Pėrkundrazi .
Me cdo lloj mėnyrė qė interpretohen veprat e tij, Bahu zgjeron gjithcka nė njė Univers tė pakufi. Mahnitet pėrpara krijimeve tė Perėndisė dhe pėr kėtė ndjen nevojėn pėr ta falenderuar me cdo vepėr tė tij. Spirtualizmi dhe brendėsia e veprave tė tij, dėshmojnė marėdhėnien e kompozitorit tė madh me botėn e padukshme, me pėrjetėsinė, pavdekshmėrinė e shpirtit, shpagimin qė ai ndjente nė kontaktin e tij me shenjtėrimin dhe me muzikėn qė ka si qėllim lartėsimin drejt Perėndisė. E tėrė jeta e tij ėshtė e thurur bashkė me veprėn e tij. Nga tė gjitha ngjarjet dhe karakteristikat e jetės sė tij , me e rėndėsishmja ėshtė mėnyra me tė cilėn pėrballonte testimet e vėshtira qė jeta i solli, ashtu si edhe devotshmėria tek vepra e tij, puna e palodhur dhe sensi i kontributit, studjimi i vazhdueshėm me qėllim zhvillimin e muzikės sė tij. Bah arrin tė pėrballojė jetėn mė njė mėnyrė heroike dhe konstante. Jeta e tij u pėrngjasua me si njė partiturė e shkruajtur pastėr dhe shkėlqyeshėm, ku sipėr saj shkruhet struktura e kompozitorit dhe veprat e tij, pa ngut, natyrshėm, ashtu sic rritet njė filiz.
Shumė mbėshtetnin idenė se nevojitet njė pėrqėndrim i madh shpirtėror qė tė ndjekė dikush veprat e Bahut, ashtu sic nevojiste dhe ai pėr ti kompozuar. Dhe njė pasardhės i tij tha se, nuk di se ku tė qėndrosh nė mėnyrė qė tė jesh kaq i fortė dhe i denjė pėr tė dėgjuar kėtė muzikė. Sido qė tė jetė, e sigurtė ėshtė se ky lloj njerėzish dhe kėto vepra pėrbėjnė ushqim pėr psikinė dhe shpirtin e cdo njeriu. Kur vetė jeta ėshtė njė pasqyrim i veprės, atėherė kėta njerėz marrin vlerė mė tė madhe, duke u bėrė shembull pėr cdonjėrin nga ne.
Albert Shvaicer, duke folur pėr Bahun dhe duke komentuar fjalėt e Johan. T. Mozavius, nė vitin 1845, thotė: uroj qė Bahu tė ndihmojė qė epoka jonė tė arrijė nė pėrqėndrimin shpirtėror dhe nė brendėsinė qė i mungon. Nėse njė gjė e tillė ishte e nevojshme nė atė periudhė, sa e nevojshme ėshtė edhe sot dhe sa mė tepėr do tė jetė nesėr? Kurrė mė parė Bahu nuk ishte mė i nevojshėm se sot, dhe se sa do tė jetė nesėr. Johan Sebastian Bah ėshtė njeriu qė ka lėnė shenjat e tij tė thella nė kohėn dhe nė vėndin, jo vetėm tė muzikės apo tė artit, por tė vetė Historisė sė Njerėzimit.//dituri.wordpress//

Teuta- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi






