ILIRIADA PORTAL

Tė gjitha gafat nė jetėn e Berluskonit. Tė pabėrat e kryeministrit italian

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20112008

Mesazh 

Tė gjitha gafat nė jetėn e Berluskonit. Tė pabėrat e kryeministrit italian




Shkruar nga Blendina Cara
Zėvendėspresidenti i ri amerikan, Joe Biden, pėrgjatė fushatės ėshtė evidentuar si njė person qė shpeshherė bėn gafa. Por titulli “Princi i gafave” i takon nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme, kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Para disa ditėsh, fitorja e Barack Obama-s i dha rastin kryeministrit italian tė japė prova se ėshtė njė ndėr liderėt botėrorė qė shprehet mė lirshėm publikisht. Duke folur nga Moska, pėrkrah presidentit rus, Dmitry Medvedev, Berlusconi buzėqeshjen e tij tė zakonshme nė kėtė rast e dha me njė listė arsyesh pse Obama do tė ishte njė lider efektiv: “Ai ėshtė i ri, i pashėm e madje ka marrė dhe ngjyrė mirė nga nxirja”.

Pėrpjekja e Berlusconi-t pėr tė bėrė humor pėrhapi akuza racizmi nga ana e kundėrshtarėve, megjithėse shumica nė Itali dhe jashtė saj thjesht tundėn kokėn me kohėn e papėrshtatshme – historike dhe qesharake – tė njė deklarate tė tillė. Ashtu siē ka bėrė edhe mė parė, kur ėshtė akuzuar se e ka shkelur nė skenėn botėrore, miliarderi 72-vjeēar italian fshikulloi verbalisht tė gjithė kritikėt e tij apo ata qė prisnin qė ai tė kėrkonte falje, duke i quajtur “teveqelė” dhe insistoi se komenti i tij kishte pėr qėllim tė ishte “i lezetshėm”.
Ndėrkohė, ndihmėsit e Berlusconi-t u shprehėn se ai ka marrė njė telefonatė miqėsore nga Obama, i cili po telefononte liderėt botėrore dhe se komentet e Moskės nuk u pėrmendėn. Por si mund tė pėrmendeshin? Por lind njė pyetje: Ēfarė e bėn prodhuesin e gafave nga Milano tė vazhdojė me njė sėrė komentesh qė garantojnė se do fyejnė patjetėr dikė? Ēfarė po mendonte pėr shembull para tre vitesh kryeministri italian kur lavdėroi aftėsitė e tij prej “playboy” pėr paktin e arritur me kryeministren e Finlandės, qė njė agjenci kyēe e Bashkimit Evropian t’i akordohej Italisė? Dhe ēfarė e nxiti atė tė krahasonte njė anėtar gjerman tė Parlamentit Evropian me njė roje burgu nazist?
Tendenca e Berlusconi-t pėr tė shkelur vijėn retorike mbetet njė prej mistereve qendrore tė ngritjes sė tij si njė prej politikanėve italianė mė me influencė tė brezit tė tij. Nė kohė tė caktuara dikush mund ta shohė se manjati i pronave dhe mediave po pėrpiqet me ēdo kusht tė konsiderohet njė burrė shteti i madh.
Interpretimet e atyre qė e njohin nė Itali ndryshojnė. Madje shprehen se burri i njohur si “Il Cavaliere” e sheh botėn si skenėn e tij personale, thjesht lė tė ndodhė ēdo gjė nė publik, siē njerėz tė tjerė tė fuqishėm e tė pasur bėjnė privatisht, i bindur se humori dhe sharmi i tij italian do fitojnė botėn mbarė. Tė tjerė shquajnė njė llogaritje tė thumbimeve tė tij: tė pėrēajė kundėrshtarėt, t’u luhasė balancėn pretendentėve tė fronit tė tij dhe mbi tė gjitha, thjesht tė ketė pėr vete gjithė vėmendjen e publikut. Deri tani, i zgjedhur kryeministėr tri herė, shumė e shohin tejkalimin e tij rastėsor si njė pjesė integrale tė stilit tė tij tė drejtimit.
“Nganjėherė ėshtė spontane”, shprehet njė i brendshėm i opozitės sė qendrės sė majtė, i cili admiron zhdėrvjelltėsinė politike tė Berlusconi-t. “Por ndonjėherė mendoj se ai zgjohet dhe thotė: Do tė them diēka me tė vėrtetė tė shquar sot. Nė kėtė mėnyrė do mė shohin se e ruaj ritmin akoma.”
Si njė prej aleatėve tė fundit besnikė tė Georgė W. Bush, Berlusconi mund tė shqetėsohet se influenca e tij mund tė dobėsohet nga presidenca e Obama-s. Dhe ai mund tė arsyetojė se reagimi i tij i vetėm mund tė jetė pėrpjekja pėr tė qenė aleati mė “simpatik” nė skenėn botėrore, edhe nėse bėhet fjalė pėr disa shaka qė mund tė shkaktojnė probleme.
Antonio Amadori, njė psikolog eksperimental dhe autor i njė libri mbi Berlusconi-n, “Mi Consenta”, beson se kryeministri ėshtė mė sė shumti i shtyrė nga dėshira pėr tė pėrmbushur krejtėsisht vetėdijen e publikut. “Tė pyesėsh se pse ai i bėn ato gjėra ėshtė si tė pyesėsh pse Jerry Lewis i bėn ato qė bėn.
Ai ėshtė ai qė ėshtė. Ai ėshtė teatral dhe beson nė karizmėn e tij dhe aftėsitė pėr tė improvizuar”, shprehet Antonio Amadori. Nė fakt, Amadori vret mendjen nėse me mbėrritjen e Obama-s dhe perspektivėn e njė figure aq mahnitėse, i ri dhe i pashėm nė skenėn botėrore, Berlusconi ėshtė ndierė xheloz. Roberto Benigni, aktori italian, fitues i ēmimit “Oscar” ėshtė shprehur dikur: “Berlusconi ėshtė njė dikush qė tė do tė jetė gjithnjė protagonist. Ai do tė jetė kudo. Ai do tė jetė ylli.
Nėse ka njė takim ai flet”. Nė shfaqjen televizive “Tg2 Punto di Vista”, kur njė grua e re e pyeti si mund tė merrte kredi apo si mund tė krijonte familje pa njė punė tė qėndrueshme, Berlusconi iu pėrgjigj: “Mbase duhet tė martohesh me njė milioner, si djali im apo si ndonjė qė s’ka probleme tė tilla”. Beppe Severgnini, editorialist nė “Corriere della Sera”, shprehet: “Berlusconi ėshtė njė joshės serial. Ai ėshtė punėtor mes punėtorėve dhe mes fshatarėve. Ai ėshtė si italianėt e zakonshėm. Ai bėn shaka, flet pėr femrat, mburret. Nė shumė ambiente tipike italiane ėshtė dikush si ai. Nė ēdo kafe mund tė takosh dikė si ai. Ai ėshtė si burri tipik italian, por i shumėzuar me pesė”.

Gafat mė tė famshme tė politikanėve botėrorė

Arnold Schwarzenegger, guvernator i Kalifornisė
“Mendoj se martesat mes gei-ve duhet tė bėhen ndėrmjet njė burri dhe njė gruaje”.
Arnold Schwarzenegger, bėri kėtė deklaratė si guvernator i Kalifornisė, duke shkaktuar zemėrim tė madh tė organizatave tė mbrojtjes sė njeriut. Ai e bėri kėtė deklaratė pasi urdhėroi Prokurorin e Pėrgjithshėm qė tė ndėrmerrte hapa urgjentė pėr tė ndaluar martesat mes personave tė tė njėjtit seks.

Tony Blair, ish-kryeministėr i Anglisė
“Isha nė njė konference ndėrkombėtare kur njė grua qė mė dukej si fytyrė e njohur m’u afrua dhe mė pyeti se nga isha.
- Unė jam Tony Blair i Partisė Laburiste britanike, - i thashė. Po ju kush jeni?
- Emri im ėshtė Beatrice dhe jam nga Holanda.
- Me ēfarė merresh e pyeta?
Jam mbretėreshė!”

Ronald Reagan, ish-president i SHBA
“Tė dashur amerikanė. Jam i gėzuar t’ju them sot se kam firmosur legjislacionin qė do ta nxjerrė jashtė loje Rusinė pėrgjithmonė. Do tė fillojmė bombardimet pėr pesė minuta”, tha presidenti Regan pėrpara se tė mbante njė fjalim nė radio nė vitin 1984, kur i kėrkuan qė tė thoshte diēka pėr tė bėrė provėn e zėrit. Ai nuk e dinte se mikrofoni ishte i ndezur kur filloi tė bėnte shaka duke shkaktuar njė prej momenteve mė tė tensionuara tė Luftės sė Ftohtė.

Prince Charles dhe dorėshtrėngimi me Mugabe-nė
Nė varrimin e Papės, Prince Charles bėri njė gafė diplomatike duke i shtrėnguar dorėn, diktatorit mė tė madh tė Afrikės, presidentit tė Zimbabvesė, Robert Mugabe. Princi u sulmua politikisht, pėr njė gjest tė tillė, qė u quajt budallallėk dhe jo sensibėl, por ai dha sqarime duke treguar se ishte kapur nė surprizė kur z. Mugabe e kishte pėrshėndetur duke i zgjatur dorėn. Kėtė gafė e kishte bėrė edhe njė vit mė parė, sekretari i Jashtėm britanik, Jack Straw. Ai u mbrojt duke thėnė se mosmarrėveshjet e mėdha mes shtetesh, nuk e justifikojnė tė qenit “tė pasjellshėm”.

Jacque Chirac, ish-presidenti i Francės
“E vetmja gjė me tė cilėn Britania ka kontribuar nė agrikulturėn evropiane ėshtė “lopa e ēmendur”, tha nė vitin 2005, presidenti francez, Jacques Chirac. Ai bėri disa komente jo politike nė lidhje me ushqimin anglez. Por kjo nuk ishte e vetmja gafė qė presidenti francez e lidhi me Britaninė. Njė tjetėr koment bėri bujė nė media. “Nuk mund t’u besosh njerėzve qė gatuajnė aq keq sa ata (britanikėt)….pas Finlandės, Britania mban vendin e dytė si vendi me ushqimin mė tė keq”.

Vladimir Putin, president i Rusisė
“Ēfarė burri i fuqishėm paska qenė! Pėrdhunoi 10 gra. Kurrė s’e kisha pritur kėtė nga ai. Na ēuditi tė gjithėve. E kemi zili”. Kjo ėshtė gafa mė e madhe e presidentit rus, Vladimir Putin. Kėshtu cilėsohet komenti i tij pėr burrėrinė e presidentit izraelian, Moshe Katsav, i cili u akuzua se kishte pėrdhunuar 10 gra tė stafit tė tij. Komenti i Putin u bė nė fund tė njė konference pėr shtyp tė mbajtur me kryeministrin e Izraelit, Ehud Olmert, nė Moskė. Shpjegimi qė dha zėdhėnėsi i tij, ishte se ajo ishte njė shaka dhe se pėrkthimi nga rusishtja ishte njė gjuhė e komplikuar dhe se mund tė jenė keqinterpretuar fjalėt.

Gerhard Schroder, ish-kancelari i Gjermanisė
Pas njė debati tė nxehtė mes Rusisė dhe Estonisė nė maj tė kėtij viti, pėr zhvendosjen e njė memoriali tė epokės sovjetike nga qendra e kryeqytetit estonian, Tallinn, nė njė varrezė ushtarake, Schroder mbrojti reagimin e Kremlinit. Ai theksoi se Estonia ka kundėrshtuar “ēdo formė tė sjelljes qytetare”. Rrjedhimisht, qeveria estoniane e anuloi vizitėn e planifikuar tė ish-kancelarit gjerman, Schroder, nė funksionin e tij si kryetar i projektit ruso-gjerman, pėr tubacionet gazsjellėse.

Dhjetė gafat mė tė famshme tė Berlusconi-t

1. Pėr Mussolini-n: “Mussolini s’ka vrarė kurrė njeri. Mussolini i dėrgonte njerėzit me pushime nė azil tė brendshėm. Kampet e internimit tė regjimit fashist ishin ‘si kampe pushimi’.

2. Pėr sekretaret italiane, nė njė takim nė bursėn e Nju Jorkut: “Italia ėshtė tani njė vend fantastik pėr tė investuar... Sot ne kemi mė pak komunistė dhe ato qė janė, akoma mohojnė tė kenė qenė tė tillė. Njė tjetėr arsye pėr tė investuar nė Itali ėshtė se kemi sekretare shumė tė bukura”.

3. Njė deputeti gjerman tė Parlamentit Evropian nė vitin 2003: “Di se nė Itali po prodhohet njė film mbi kampet naziste tė pėrqendrimit. Do t’i them njė fjalė regjisorit tė tė zgjedhė ty pėr rolin e kapos, do ishe perfekt”. Mė vonė ai u shpreh se kishte bėrė shaka dhe se i referohej njė karakteri nga seritė televizive “Hogan’s Heroes”.

4. Pas sulmeve tė 11 shtatorit nė SHBA: “Duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm pėr superioritetin e qytetėrimit tonė, njė sistem qė ka garantuar mirėqenie, respekt pėr tė drejtat e njeriut dhe nė kontrast me vendet islamike, respekt pėr tė drejtat fetare dhe politike, njė sistem qė ka vlerėn e tij tė tė kuptuarit tė diversitetit dhe tolerancės...”

5. Mbi propozimin pėr themelimin e agjencisė sė standardeve tė ushqimit tė BE-sė nė Finlandė e jo nė Parma: “Parma ėshtė sinonim i kuzhinės sė mirė. Finlandezėt nuk dinė as ēfarė ėshtė proshuta. Unė kam qenė nė dietė finlandeze dhe e di mirė se ēfarė do tė thotė”.

6. Mbi karrierėn e tij si politikan: “Unė nuk kam nevojė pėr post pėr tė qenė i pushtetshėm. Unė kam shtėpi nė gjithė botėn, jahte fantastike, aeroplanė tė bukur, njė grua tė bukur, familje tė bukur... Unė po sakrifikoj duke qėndruar nė post”.

7. Ministres sė Mundėsive tė Barabarta, Mara Carfagna: “Do tė shkoja kudo me ty, edhe nė njė ishull tė shkretė. Nėse s’do isha i martuar, do tė martohesha me ty menjėherė”. Por kjo s’i pėlqeu aspak bashkėshortes sė tij, Veronica Lario, e cila shkroi njė letėr nė faqet e “La Repubblica”, ku kėrkonte qė ai t’i kėrkonte asaj falje publikisht.

8. Sipėrmarrėsve turq, tė cilėt e vizituan atė pėr ēėshtje pune: “Keni plotėsisht mbėshtetjen time, kur kam qenė i ri kam pasur njė tė dashur fantastike turke”.

9. “Edhe unė kam qenė pak “shtėpiak”, kur studioja dhe isha djalė shtėpie akoma, fshija pluhurat dhe herė-herė bėja dhe pazarin. E di sa e lodhshme ėshtė pėr tė bėrė punėt e shtėpisė dhe pėr tė krijuar njė klimė qetėsie kur bashkėshorti kthehet nė shtėpi…”.

10. Nė samitin e Brukselit, nė fund tė presidencės sė Italisė tė BE-sė: “Le tė flasim pėr futboll dhe femra. (Duke u kthyer nga kancelari gjerman i martuar katėr herė, Gerhard Schroeder) Gerhard, pse nuk fillon ti?”.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3358
Points: 8879
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi