ILIRIADA PORTAL

Bubulina

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13012010

Mesazh 

Bubulina




Janė dy ditė fundjave. Dy ditė pushimi. Dy vajzat enden nėpėr dhoma; vrapojnė, pengohen, bien, qeshin, prapė vrapojnė e gjithmonė diē rrėzohet me potere, por harbimi vazhdon: piskama gjithandej dhe tė qarat e sė voglės. E qara e saj ėshtė gjithmonė nė zgrip, gati tė shpėrthejė. Nė shtėpi ka njė javė qė ka ardhė banori mė i ri: i porsalinduri. Vėmendja ėshtė pėrqendruar tek ai, ndėrkaq qė tė mėdhenjtė ndjekin gjakngrirė dy vogėlushet, drejt tė cilave lėshohen pasthirrma tė forta paralajmėruese: "Kujdes!", "Mos!", "Mjaft", "Mos e prek!".

Por vajzat kanė marrė imunitetin e duhur me kohė prej kėtyre paralajmėrimeve, andaj vazhdojnė katrahurėn. E vogla, Bubulina, 2 vjeē e gjysėm pėrpiqet tė spikasė para tė mėdhenjve, duke recituar "Pujet Lola sa ēudi/ ē'u bė bora, pse u shkri...?" (ajo nuk e shqipton dot zanoren 'Y'), por e ndjen veten krejt tė eklipsuar nga e motra, Vesa katėrvjeēare, e cila ia rrėmben dhunshėm motivin, duke dalė para e duke e vazhduar vetė. Bubulina sfumohet nėn protagonizmin e sė motrės qė i piskat me njė zė therės pikėrisht vargjet, qė cilat deshi t'i recitonte Bubulina. Pasi sheh qė e motra s'ka ndėrmend tė ndalet, Bubulina bėn gjestin e zakonshėm tė dėshpėrimit: ngre tė dyja duart sipėr kokės dhe shfryn me psherėtimė: "O Zot i madhe-e!".
Askush nuk ndėrhyn. Bubulina kalon nė studio dhe i kėrkon babit fletė tė bardha dhe lapsa. I merr dhe nis tė vizatojė. Vija tė drejta, tė shtrembra, gjysmėrrathė, pastaj trajta shtrembaluqe. Por edhe aty, si njė tren i furishėm hyn Vesa, ia rrėmben lapsat dhe nis tė zhgarravisė vetė.

Nė vend qė tė protestojė, Bubulina qan, shkul me inat kaēurrelat e zeza. Koka e saj si manaferrė pikėllohet. E ndjen veten tė flakur jashtė radhe, jashtė fushėpamjes. Askush nuk e ka mendjen tek ajo. Atėherė Bubulina ngre duart lart dhe prapė psherėtin: "O Zot i madhe-e!".

Nė shtėpi ka ardhur njė beb dhe tė gjithė po luajnė fiqirit pas tij. Bubulina e kundron gjatė, kėrkon tė kuptojė: "ēdo ky qullash, qė vetėm fle", por zgjedh si mėnyrė komunikimi me tė, vetėm njėrėn: i flak njė tufė ēelėsash nė fytyrė... pastaj me dorėn e majtė kap tė djathtėn, me tė cilėn sapo goditi nė drejtim tė bebit dhe ngrin e habitur, duke parė e turbulluar efektin e kėtij gjesti tek tė rriturit. Ata i flasin. Disa me tė mirė, disa i tundin gishtin kėrcėnueshėm. Mami i flet me durim, gjatė e qortueshėm. Bubulina dėgjon e trishtuar dhe dikur hap krahėt e vegjėl dhe i thotė sė ėmės:
"Po unė jam e vogėl moj, nuk kuptoj! Lelmė!"
- O Zot, kur do tė vijė mė nė fund e hėna! - ofshan pafuqishėm e ėma, duke nėnkuptuar kopshtin dhe ēerdhen.

Shpresat pėr t'i nxjerrė tė voglat jashtė ende nuk duken: pėrtej xhamave qyteti qullet nė njė shi tė dendur e tė heshtur. Mė nė fund, pasi ka dėgjuar ofshamėn e pashpresė tė sė ėmės, del nga studioja babi. E merr nė krahė tė voglėn dhe pėrpiqet t'i pėshpėrisė diē ngushėlluese, por pėrfundon me njė klishe pa fantazi, tė cilėn Bubulina e ka dėgjuar me qindra herė: "O Bubu, o Bubu/ ē'po na vjen njė kalė me dru".
- Po mjaft, o Ba-bi! S'e dua!
Babi as qė e ka mendjen dhe vazhdon tė pėshpėrisė tė njėjtat vargje bajate.
- O Zot i madhe-e! - proteston gati nė tė qarė Bubulina dhe me pėllėmbėn e vockėl pėrpiqet t'ia mbyllė gojėn babit. I ati e lėshon. Vėrdalliset nėpėr dhomė dhe sė mbrami nxiton nė studio, duke mbyllur derėn pas vetes.
Edhe Bubulina ėshtė zhdukur nė dhomėn e fėmijėve, por duket se edhe andej nuk e lė rehat e motra. Sepse qė andej, ani pse dobėt, prapė dėgjohet: "O Zot i madhe-e!" Dhe Bubulina del. Tė mėdhenjtė po lajnė bebin nė njė govatė. Pasthirma ledhatare adhurimi. Asnjė nuk e ka mendjen tek Bubulina. As ajo nuk di me ēfarė t'ua tėrheqė vėmendjen. Ja dhe bebin e lanė, e veshėn dhe mami po i jep tė pijė. Vesa vazhdon tė bėjė rrėmujė nga dhoma tjetėr. Dėgjohet periodikisht zhurma e mbytur e diēkaje qė shembet. Sende, lodra, rroba, libra...
-Ēfarė po bėn ti andej moj, Shkatėrrime Tufa!
Pėrgjigje nuk ka. Bubulina shfrytėzon mungesėn e sė motrės dhe heshtjen e tė mėdhenjve: del para kontrabufesė, merr pozicion duke hapur kėmbėt paksa pėr pikėmbėshtetje sa mė tė fortė, thotė disa herė me zė tė lartė titullin e vjershės, deri sa t'i kujtohen vargjet: "Qu-ka-pik!", mandej nis:
"Quuu-ka-pik, o qu-ka-pik, / tė kam shok e tė kam mik...!"

Por, ajme! Ndjehet pabesisht e ndėrprerė. Vesa ka marrė turr qė nga dhoma tjetėr; i del para sė motrės dhe mė njė zė tejpėrshkues ngre lart njė flaut fėmijėsh, duke i fryrė si pėr kushtrim, mandej shpall: "SuperVesaaa!".
- O Zot i madhe-e! Plapė kjo...! Po hiqu moj!
Vesa ėshtė si tank, nuk mund ta lėvizėsh nga vendi, andaj Bubuja e gjorė tėrhiqet duke pėshpėritur e pakėnaqur: "Ehu... ehu!". Por kėsaj radhe tėrhiqet krejtėsisht. Hap derėn e jashtme dhe del nė sheshin e shkallėve. Pėrjashta dėgjohet brerima e shiut qė derdhet me rrėshekė dhe pikėrrimat karakteristike qė rrahin tubat e qyngjeve. Aty, nė sheshin e shkallėve, nuk e ngacmon askush tė bėjė ēfarė tė dojė. Dhe Bubuja vendos tė japė njė koncert pėr vete. Provon tė recitojė vjershėn qė ia ndėrprenė. Larg tė tjerėve. Pėr vete. Por ia nis keq:
"Quuu-ka-pik! Tė kam mik... Tė kam shok..." dhe mė tej nuk i kujtohet. Dhe qan. Provon prapė, kėsaj radhe duke numėruar ngadalė me gishta tė gjitha atributet e qukapikut: "Quuu-ka-pik! tė kam mik, tė kam shok..." dhe ngec prapė kėtu. Si duket harresa e rimės i sjell harresėn e rendit tė fjalėve. Qan nga inati. Provon prapė, por prapė qan, se nuk i kujtohet. Pastaj vetėm qan. Ajo nuk e di se njė kokė pas dere qė po e ndjek fshehtas. Me dhimbje. Me kėrshėri. Me buzė nė gaz. Por Bubulina pushon sė qari. Pėrtej mureve me tulla tė vrimėzuara shiu dendėsohet bashkė me rropamat monotone dhe pikėrrimėn nė tubat e qyngjeve. Njė vrundull ere beh nė shkallare, pėrshkon tullat e vrimėzuara, pėrmbys dy-tre bidona tė zbrazur plastikė dhe ngre nė ajėr njė tufė letra.

- Kush fryn? - pyet Bubulina dikė tė papėrcaktuar. Mandej vetė fryn bulēitė e vogla pėr tė imituar shfryrjen e erės. Kapet pas parmakėve tė shkallėve, sheh poshtė dhe pėshpėrin me vete: "qu-ka-pik, qu-ka-pik, qukapik... pik-pik-pik... Mbushet me frymė, hap paksa kėmbėt dhe, duke kapur njė nga njė gishtat e dorės, thotė me bindje e siguri versionin e saj tė ri tė vjershės:
"Quuu-ka-pik! Tė kam mik. Tė kam shoook. Tė kam... dhi!". Merr frymė thellė dhe thotė: "Po, unė tė kam edhe dhi! Ja, kėshtu: me-e-e-e!", imiton ajo blegėrimėn e dhive. Me kėtė sajesė, duket se Bubulina ėshtė krejt e kėnaqur. Hyn brenda dhe shpall para tė gjithėve me ngutin se mos e ndėrpret Vesa:
"Quuu-kapik!
Tė kam mik!
Tė kam shoook!
Tė kam dhi!"

start

ILIRI
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 4044
Points: 8596
Reputation: 42
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Bubulina :: Komentet

Mesazh prej Wed Jan 13, 2010 5:46 pm nga Teuta

Hahahahahaaaaa .... E mrekullueshme!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Jan 13, 2010 5:50 pm nga emigranti

ky shkrim i ngjan "desertit" mbasi jemi ushqyer kaq dite me lajme te zymta

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Jan 20, 2010 5:12 pm nga i persekutuari

[i]"Quuu-kapik!
Tė kam mik!

Tė kam shoook!
Tė kam dhi!"
[/i]

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi