ILIRIADA PORTAL

E lagu … s’e lagu!

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12012010

Mesazh 

E lagu … s’e lagu!




Edmond Arizaj

Problem serioz me kryetarin shpėtimtar. Askush, madje me gjasė, as ai vetė nuk arrin tė kuptojė se si duhet tė sillet nė momente tė rėnda pėr vendin. Nuk arrin tė orientohet nė njė qėndrim unik prej fillimit deri nė fund. Fillimisht gjėmoi pse u hapėn portat e hidrocentraleve. Nuk ishte e saktė. Pastaj ndryshoi kah, dhe kėrkoi hesap pse nuk u hapėn mė parė portat e hidrocentraleve. Edhe kjo nuk doli e saktė. Tani, i ėshtė kthyer ministrit dhe kryeministrit, I hapėt, s’i hapėt, u lag, s’u lag, duhet tė jepni llogari, duke filluar nga dorėheqja. Dhe sėrish, kryetari shpėtimtar, ka njė logjikė, te cilit nuk I kundėrvihesh dot me logjikė; Pėrmbytja nuk erdhi nga natyra, apo Perėndia, por erdhi nga tentativat pėr korrupsion. Ministri I linjės, pėrveēse ditė me radhė I duhet tė rrijė 24 orė nė krye tė detyrės, nė mes tė ujit, e nė kontakt tė vazhdueshėm me tė gjithė vartėsit e tij, pėr tė mos lejuar thellimin e katastrofės, jep shpjegime orė e ēast nė media se ēfarė ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur. Ofron pa ngurrimin mė tė vogėl gjithė letrat e mundshme, gjithė arkivin, gjithė stafin nė dispozicion, qė skeptikėt tė mund tė gjejnė gjilpėrėn nė kashtė, qė nė fund tė fundit nuk ka hiē. Por asnjė nga prapavija dhe pararoja e kryetarit shpėtimtar, nuk ėshtė lodhur deri tek ministria, t’i marrė kėto libra, t’i shfletojė, t’i analizojė dhe ku tė mundė, ta verė nė vėshtirėsi ministrin, dhe nė kėtė mėnyrė tė kapė mat kryeministrin. Jo. Duket se procedurat ligjore e mėrzisin kryetarin shpėtimtar. E vonojnė, atė qė nuk ecėn me hap, por vrapon (ju kujtohet kjo shprehje besoj). Nė vrap e sipėr, ai nuk mund tė merret me vogėlsira, siē janė detajet e kontrollit, rregulloret, komisionet, grupet e punės, specialistėt etj me radhė. Ai ka njė synim madhor, qė prej 28 qershorit. Tė zhbėjė si tė mundė votėn e qytetarėve, tė rrėzojė me ē’tė mundė qeverinė dhe pastaj nga kryetar shpėtimtar tė bėhet kryeministėr triumfator... E nė kėtė nxitim e sipėr, nė kėtė ėndėrr qė nuk po e bėn dot realitet, nuk mund t’ia presin rrugėn as lumenjtė, as shirat e rrėmbyer, as derdhjet e vendeve fqinje, as bora qė shkrin, as qytetarėt qė sot janė pa strehė mbi kokė, as Shkodra “e ujitur”, e as gjithė qeveria qė duam, s’duam, ka bėrė mė tė mirėn e mundshme deri tani. Ėshtė koha e pėrgjegjėsive, thėrret kryetari shpėtimtar. Ėshtė koha e gijotinės, thėrrasin kryetarucėt pa portofol. Pa thėrritur njėherė, njėherė tė vetme, mbėshtetje pėr tė ndihmuar ata nė nevojė.
Kryetarit shpėtimtar nuk i gjendet veriu, jo vetėm pėr hapjen, apo mos hapjen e portave. Nė fillim iu bė thirrje banorėve tė mos evakuohen, ose pėr ta zbutur pak, nuk iu drejtuan fare banorėve, sepse po merreshin me dorėheqjet. Pastaj iu bė njė gjysmė thirrje pėr evakuim, shoqėruar kjo, sipas deklaratave tė ndryshme, edhe me telefonata tė dyshimta nė Shkodėr pėr krizė tė thellė humanitare. Njė kryetar shpėtimtar nuk vepron kėshtu. Aq mė tepėr kur kishte njė projekt njė mijė faqesh pėr Shqipėrinė. Ndoshta aty nuk ishin parashikuar ēėshtjet e energjetikės?! Aq mė pak sillet kėshtu njė kryeministėr rezervė. Mos u habisni. Kryetari shpėtimtar ėshtė duke u sjellė prej ditėsh si kryeministėr i njė qeverie qė e njeh vetėm ai. Ka ngritur shtabe tė veēanta, ka hapur numėr llogarie tė veēantė, nuk njeh asnjė pėrpjekje tė qeverisė ligjore pėr tejkalimin e situatės, deklaron se ne po ndihmojmė nė pėrballimin e katastrofės. Por edhe si kryeministėr rezervė ka disa boshllėqe; nuk i ndėrpreu pushimet (pak rėndėsi ka se ku dhe si i kaloi) edhe pasi Nėnshkodra ishte mbi njė metėr nėn ujė, nuk bėri thirrje pėr mobilizim tė tė gjithė atyre strukturave qė ka nėn varėsi dhe mbi tė gjitha, deputetėt e tij nuk i lejon tė bėjnė punėn e tyre. Nuk po e pėrmendim shprehjen gjigande “po tė ishin hapur kutitė, nuk do hapeshin digat” se mund tė skuqet ndokush…
I njėjti kryetar shpėtimtar ka treguar se edhe herė tjetėr nuk i punon busulla. Le tė mos harrojmė atė qė sot ai e pėrmend mė shumė pas kutive, tragjedinė e Gėrdecit. Fillimisht solidaritet (???), pastaj njė xhiro me qirinj nė bulevard, e pasi e mori ferra uratėn nė 28 qershor, gėrthitje pėr krim qeveritar. Sot, vėrtet sytė dhe zemrat janė drejtuar nė Shkodėr, atje ku kataklizmi ujore nuk pyet as pėr qeveri, as pėr opozitė, as pėr rregullore e as pėr humanizėm, me shpresėn se e keqja mė e madhe ka kaluar. Por sjellja e kryetarit shpėtimtar, nuk ėshtė jo vetėm politike (meqė ai s’ėshtė politikan), por as edhe e njė njeriu nė mision. Nuk ėshtė misioni nė kėtė rast, t’u vėrsulesh turravrap ministrave, gazetarėve, madje edhe qytetarėve nė nevojė. Misioni nė kėtė kohė ėshtė tė gjesh veriun nė busullėn tėnde. Qeveria ėshtė duke e bėrė punėn e saj. Keq, apo mirė, gjykoje pasi tė kalojė furtuna. Kjo ėshtė detyra jote nė kėtė rast si kryetar shpėtimtar dhe njeri nė mision. Nėse e bėn mirė kėtė, mund tė ketė ende mbėshtetje pėr protestat e kutive. Askush nuk e ka ēuar nė mendje se opozita ka ndonjė pėrgjegjėsi nė kėtė situatė. Por ama, ka pėrgjegjėsi pėr mėnyrėn e sjelljes pėr pėrballimin e saj. Dhe nė gjithė ditėt e vėshtira, ajo ėshtė sjellja mė e pa pozicionuar. Kapitali politik fitohet me ide, nuk pritet nga qielli.

panorama

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi