ILIRIADA PORTAL

Perballjet ne 20 vite, Berisha-Rama, 7 me 0

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06032010

Mesazh 

Perballjet ne 20 vite, Berisha-Rama, 7 me 0




Arben Vata
Vendimi i Edi Rames per te hyre ne Kuvend dhe rrjedhimisht thyer bojkotin 6 mujor te PS ndaj parlamentit te dale nga votimet e 28 qershorit, perben ne fakt deshtimin e radhes ne betejat politike mes tij dhe Sali Berishes. Perplasja e pare personale ne politike mes Berishes dhe Rames daton ne fillimet e levizjes studentore, ku sipas kronikave te kohes dhe rrefimeve te mevonshme te protagonisteve te atij momenti historik, ka qene nje debat i forte mes Rames e Berishes dhe nderhyrja vendimtare e ketij te fundit qe e nxori per nje kohe te gjate Edi Ramen, atehere nje piktor, nga skatiera politike dhe perfundimisht nga Partia Demokratike, ku ai u mundua te perfshihej ne fillimet e saj. Ky moment shenon ne fakt ndarjen politike perfundimtare mes tyre, e cila ne vite vetem sa eshte ashpersuar, duke zene se fundi edhe peshen kryesore te debateve politike te dites. Se dyti, momenti tjeter i forte i perplasjes politiko-mediatike mes Berishes dhe Ramen, eshte viti 2002, kur PD ndermori nismen per nje komision hetimor lidhur me aktivitetin e Rames ne krye te Bashkise se Tiranes. Si cdo komision hetimor parlamentar, nuk pritej qe as ky te kishte ndonje impakt te madh sa i takon nderhyrjes se prokurorise pas akuzave te PD per shperdorime te medha te Bashkise se kryeqytetit me fondet publike. Por ato muaj hetime parlamentare, mjaftuan per te rrezuar sado pak mitin e Rames, i cili realisht konsiderohej si administratori me i suksesshem i Tiranes. Pas kesaj, Rama filloi te shikohej nga njerezit e thjeshte edhe si njeri qe abuzonte me parate publike dhe imazhi shume pozitiv per te, filloi te cenohej jo pak. Kjo ishte humbja e dyte e Rames me Berishen, jo ne perballjet politike, por ne perplasjet e forta me karakter ballafaqimin dhe shpalosjen e forces dhe vendosmerise politike te ketyre dy figurave, te cilat jane tashme aktoret kryesore politike ne vend. E treta sfide jo elektorale me protagoniste direkt Berishen dhe Ramen ishte fillimi i vitit 2007, kur ata dy u vune ne nje loje te forte nervash mes tyre lidhur per zgjedhjet vendore, per te cilat duket se PS e drejtuar nga Rama ishte e vendosur per t'i bojkotuar. Sic edhe dihet, pas dite e jave konkfliktesh, konsensusi me ne fund u gjet pas leshimeve te Berishes, por si perfundim per here te pare ne postin e kreut te PS, Rama u konturua si nje politikan qe eshte gati te shkele mbi gjithcka, vetem per t'u plotesuar tekat e tij politike. Rama pati kritika per qendrimet e tij kokeforta si nga nderkombetaret, por edhe nga brenda grupimit te partive te majta (LSI me Meten p.sh), qe edhe ata kontribuuan jo pak per zgjidhjen e kesaj krize, te njohur me emrin kriza e certifikatave. Humbja e katert e Rames, erdhi vetem pak muaj me pas, gjate veres, kur negociatat per zgjedhjen e Presidentit, nxoren serish triumfator kryeministrin Berisha. As kete radhe, Rama nuk mundi te provokonte nje krize politike ne vend, me qellim zgjedhje te reja te parakohshme, pas disfates se socialisteve ne votimet e pergjithshme te 3 korrikut 2005, pas te cilave Rama erdhi ne krye te PS. Berisha e luajti shume bukur lojen e vet dhe jo vetem qe shmangu krizen, por ia arriti qe te zgjedhe ne krye te shtetit, personin qe ai kishte deklaruar se do te ishte President, ish nenkryetarin e PD, Bamir Topin. Deshtimi i peste ne radhe i Rames kundrejt kundershtarit Berisha, i takon propozimit te vete atij per ndryshimet Kushtetuese, per te cilat Berisha i dha viston Rames qe te behen sic i donte ai. Ekspertet e Rames punuan per shume kohe bashkerisht me ato te Berishes dhe Kodi ri zgjedhor, (qe ne fakt sherbeu per thellimin e ndarjes se te majtes PS-LSI), u quajt Kodi Rama. Ai tentoi qe te sanksiononte me ligj nje pushtet te pakufishem dhe paprekshmeri te kryeministrit, duke menduar se fitorja e tij ne zgjedhjet e 28 qershorit do te ishte e pa diskutueshme. Por kjo skeme, jo vetem qe solli percarjen e se majtes dhe nje rigrupim shume te gjere te partive te qendres dhe te djathta rreth Partise Demokratike te Berishes, por realisht cimentoi pozitat e Berishes si kryeminister dhe i pa prekshem nga shume makinacione te mundshme brenda Kuvendit, sic mund te ishin hipotetikisht kombinacionet per nje mosbesim ndaj tij ne kete legjislature. E gjashta disfate ne radhe, i takon duelit paraelektoral per zgjedhjet e vitit qe kaloi, kur edhe kete here u duk se Rama nuk do te merrte pjese ne zgjedhje deri ne momentet e fundit te fushates. Problemi qendronte te kartat e identitetit, per te cilat qeveria e drejtuar nga Berisha plotesoi thuajse cdo pretendim te opozites, duke i "djegur" keshtu edhe karten e fundit qe Rama kishte ruajtur per refuzimin e pjesemarrjes ne zgjedhje e me pas mosnjohjen e tyre. Nje argument qe me pas sic dihet u harrua nga socialistet dhe vete Rama, i cili gjithsesi nuk mundi t'i besoje as premtimit te Berishes per te ndryshuar ligjin qe do te mundesonte kandidimin e Rames per deputet. Humbja e shtate e Edi Rames eshte se fundi, vendimi i tij per te thyer bojkotin e stergjate, nje akt qe e ravijezoi ate si nje politikan i paqendrueshem, jo vetem brenda por edhe jashte vendit. Rama u dorezua perpara presionit te Berishes per zevendesimin e mandateve te deputeteve te PS, ne baze te Kushtetutes se vendit dhe fale edhe presionit nderkombetar dhe atij brenda PS, ai u detyrua te terhiqej, duke nenshkruar disfaten e radhes ndaj Berishes. Eshte ne fakt ky bilanc teper negativ i Rames ne perballjet e tij te drejtperdrejta me Berishen, qe e ben ate gjithnje e me te pavendosur dhe te paqarte ne veprimet dhe aksionet e veta politike, te cilat duhet thene se me shume sesa ne ligjshmerine e tyre jane mbeshtetur ne nje kembengulje te pakuptimte te tij per te arritur fitore politike nepermjet bllofeve dhe jo nismave te qarta dhe te mbeshtetura gjeresisht nga shume aktore dhe faktore. Eshte ky bilanc qe shpeshhere e ben Ramen te mos perballet me Berishen as drejtperdrejt ne debatet televizive, per te cilat kryeministri eshte deklaruar se eshte shume i gatshem qe te marre pjese.

koha Jone

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 3307
Points: 8532
Reputation: 45
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi