Si kripa nė ujė
Faqja 1 e 1 • Share •
08022010
Si kripa nė ujė
Edmond Tupja
Po, po, tamam si kripa nė ujė duhet tė tretet, tė zhduket, pėr tė mos rėnė mė nė sy. E kam fjalėn pėr mllefin ...urrejtjen gati patologjike qė po vėmė re prej disa kohėsh nė debatin Berisha-Rama dhe, mė gjerė, midis PD-sė e PS-sė lidhur me hapjen e kutive tė votimit, pas zgjedhjeve tė 28 qershorit tė vitit tė kaluar; sidoqoftė, kėtė e kėrkojnė sot njė pjesė e mirė e shqiptarėve tė lodhur nga ky mllef, nga kjo urrejtje gati patologjike, por, me gjithė ndėrhyrjen e organizmave tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, me gjithė pėrpjekjet e disa personaliteteve vendase, Edi Rama kėmbėngul ta mbajė tė ndezur zjarrin e kėtij mllefi, e kėsaj urrejtjeje gati patologjike, duke i penguar deputetėt e partisė sė vet tė kthehen nė Kuvend. Pak rėndėsi ka arsyeja e vėrtetė e kundėrshtimit tė tij: etje pėr pushtet e pakushtėzuar dhe/ose e pėrllogaritur mirė apo reminishencė revanshiste e dhunshme e trashėguar, ndoshta edhe pa vetėdije, nga pesėdhjetė vjet diktaturė hoxhiste, imponim ēmendurak i unit pas njė dėshtimi tė pakthyeshėm nė profesion e jetė familjare, apo kompleks inferioriteti i rrėnjosur thellė nė nėnvetėdije qė nga fėmijėria e hershme apo qė nga adoleshenca problematike, frustrime tė pėrsėritura apo babėzi pėr tė hyrė nė Histori (shih rastet e Neronit, Hitlerit, Leninit, Stalinit dhe tė E. Hoxhės) etj. etj. Sapo thashė qė pak rėndėsi ka kjo, sepse, nė fund tė fundit, ēdo njeri ka komplekse, frustrime, shije tė hidhura dėshtimesh thelbėsore, qoftė vetėdijshėm, qoftė pavetėdijshėm, por ēdo njeri duhet tė ruhet pikėrisht nga ky grumbullim agresiviteti, sidomos kur ėshtė nė krye tė njė shteti, pushteti, parlamenti, bashkie, ministrie etj., etj. me njė fjalė, kur ka nė dorė e ndoshta nėn kėmbė jetėn e mijėra, qindra mijėra, miliona njerėzve dhe sidomos kur kėta njerėz janė shqiptarė tė dalė nga njė parahistori komuniste me prejardhje joevropiane.
U desh, pra, kėmbėngulja e rreptė e organizmave tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, qė tė dy palėt tė pranonin "kujdestarinė" e Presidentit Topi, pėr t'u ulur nė tryezėn e bisedimeve. Edhe kėsaj radhe, siē e tregon pėrvoja historike e vendit - le tė kujtojmė vitin 1997, - shqiptarėt nuk duket se mund tė dalin nga grindjet, pėrplasjet, pėrleshjet, pėrfytjet, pėrbishtjet, kacafytjet e zėnkat e tyre pa ndihmėn e tė huajve. Gjithsesi, duke shpresuar qė, mė nė fund, pėrpjekjet e lartpėrmendura do tė kurorėzohen me njėfarė suksesi, nė mėnyrė qė konflikti Berisha-Rama, pra, PD-PS, tė mos zgjidhet me dhunėn e rrugės apo me rrugėn e dhunės, por me dialog, le tė ėndėrrojmė qė, sė shpejti, ai do tė jetė vetėm njė kujtim i hidhur - njė mė shumė - nga historia e pamėshirshme dhe tragjikomike e politikės shqiptare.
Por a thua vėrtet tė tretet, tė zhduket si kripa nė ujė, tė paktėn pėr disa kohė, mllefi, urrejtja gati patologjike qė dy liderėt nė fjalė i dhurojnė pėrzemėrsisht njėri-tjetrit? Sigurisht kripa tretet, por a zhduket ajo realisht nė ujė? Pėr shqisėn e tė parit po, pa diskutim, pėr atė tė tė dėgjuarit dhe atė tė tė nuhaturit gjithashtu, por jo pėr atė tė tė shijuarit. As pėr peshoren e psikologut, e analistit, e politologut apo tė historianit. Kėshtu qė, me kalimin e kohės, nėse uji do tė ngopet, tejngopet me kripė, mjafton tė ndryshojė klima e politikės shqiptare, qė kjo kripė e mllefit, e urrejtjes gati patologjike midis liderėve blu dhe rozė apo bardh e zi, pavarėsisht identiteteve tė tyre individuale, tė nisė sėrish tė depozitohet dukshėm pėr sytė e shqiptarėve, si edhe tė tė huajve. Dhe atėherė historia do tė rrezikojė tė pėrsėritet, ndoshta edhe mė keq, tė belbėzojė jo mė si njė fėmijė qė mėson tė flasė, por si njė plakė e rrjedhur nga trutė qė llomotit, llomotit pafundėsisht duke vjellė mllef, urrejtje gati patologjike pėr plakėn tjetėr, pėr plakat e tjera tė azilit tonė kombėtar.
panorama

Teuta- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 2738
Points: 6218
Reputation: 44
Registration date: 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi