GJURMĖVE TĖ PELLAZGĖVE TĖ DĖBUAR NGA ATIKA
Faqja 1 e 1 • Share •
13102009
GJURMĖVE TĖ PELLAZGĖVE TĖ DĖBUAR NGA ATIKA
Ramadan Rexhepi
Udhėpėrshkrim
Sa herė qė vinte nė Malmö pėr ta lehtėsuar shpirtin nga brengat dhe zhgėnjimet e jetės, miku im, Kosovė Rexhė Bala, gjithnjė i kujtonte arbėreshėt dhe, duke e prekur neglizhencėn e njohur tė parellinjve shqiptarė, mė thoshte me zė tė tronditur:
- Nuk mė vjen inat qė po harxhojnė me mijėra dollarė nė Arabinė Saudite, se haxhillėku ėshtė obligim fetar, por mė vjen inat qė s po e harxhojnė as ēerekun e tyre pėr ta parė Maqin e De Radės. A di sa gėzim i madh ėshtė tė shkosh nė Kalabri dhe tė ēmallesh me gjakun tėnd?
Qė ta them tė drejtėn, nuk e dija. Unė isha tepėr i varfėr dhe tepėr i angazhuar me hallet e ardhacakėve shqiptarė pėr ta kuptuar Kosovė Rexhė Balėn dhe shqetėsimet e tij. Acari qė mbretėronte nė kėtė pjesė tė botės, izolimi i shqiptarėve tė ardhur nga Kosova, ankthi qė ndienin para asimilimit tė prerė skandinav, si dhe dėshira pėr ta ruajtur gjuhėn e tė parėve, mi kishin vrarė tė gjitha dėshirat pėr udhėtime tė gjata. Ditė pėr ditė, duke filluar nga mėngjesi e deri nė mesnatė, merresha me mbledhje, proēesverbale, rregullore e shoqata tė ardhacakėve shqiptarė. Edhe mė tė mundimshme ishin negociatat qė duhej tė bėja me disa skojevcat kosovarė, tė cilėt, edhe orvatjet tona mė modeste dėshironin t i koordinonin me planprogramet e konzullatit jugosllav.
Atėbotė Kosovė Rexha ishte mė i ngeshėm dhe mbante lidhje tė rregullta me Evropėn Juglindore. I lindur nė Gjirokastėr, i rritur nė njė familje qė mbante lidhje tė ngushta me pasardhėsit e Isa Boletinit, i shkolluar nė tė dyja anėt e kufirit, Kosovė Rexha, qė nga ēasti kur jugosllavėt e urdhėruan tė dilte nga Jugosllavia si shtetas i huaj dhe nacionalist, kishte marrė lidhje me Ernest Koliqin dhe bashkėpunonte me revistėn Shenjėzat. Ai ishte njė burrė i shtruar, njė atdhetar i sinqertė dhe njė shqiptar i kulluar. Edhe atėherė kur nuk kishte mendime tė njėjta me bashkėbiseduesin, Kosovė Rexha kurrė nuk dinte tė mllefosej apo tė mbante inat.
Njė herė, tani nuk po mė kujtohet viti i saktė, ai dhe Ernest Koliqi kishin vizituar disa nga fshatėrat arbėreshe qė gjenden rreth e pėrqark Kozencės; pjesėrisht pėr ta parė Kolexhin e Shėn Adrianit, tė cilin e kishte drejtuar Jeronim De Rada, dhe pjesėrisht pėr t i takuar miqėt e Profesor Koliqit. Ajo vizitė e kishte tronditur shumė. Ēdo vezullimė e asaj bote, qė nga bardhėsia e katundeve tė mbjella nėpėr bregoret e Silės Kalabreze, e deri te smeraldi i vreshtave qė gjelbėronin rreth e pėrqark tyre, i kishin lėnė aq mbresa tė thella, saqė ai, me tė ardhur nė Göteborg, e kishte bėrė njė artikull tė gjatė mbi pelegrinazhin e tij arbėresh.
Duke qėnė se Suedia ėshtė e madhe dhe me qindėra kilometra na ndanin prej njėri tjetrit, nuk pata mundėsi ta shoh pėrmbajtjen e atij artikulli qė Kosovė Rexha e kishte botuar nė faqet e revistės Shenjėzat. Megjithatė, rrėfimet e tij pėr katundet arbėreshe, rrugėt e shtruara me pllaka guri, ballkonet e stolisur me lule, kishat e veshura me piktura e ikona tė rralla, ceremonitė qė zhvilloheshin gjatė festės sė Pashkėve, kalimerat qė vėllezėrit arbėreshė i kishin marrė nga vendlindja e tyre Morea, si dhe shqipja qė ende flitej n atė pjesė tė botės, mė kishin bėrė pėrshtypje tė thellė. Sikur tė mundesha, do tė dėshiroja edhe vetė ta nxirrja atė mall tė paemėr qė prore gjallėronte nė shpirtin tim. Mjerisht, ėndrrat e mia ishin tepėr tė ligshta pėr tė fluturuar aq lart. U deshtėn katėr pesė vjet dhe njė dimėr senzacional qė njė ditė ta bėja zemrėn gur dhe tia mėsyja agjensisė turistike Spies.
Dimri i 79-tės kishte qenė tmerrėsisht i gjatė. Qė nga mbrėmja e Vitit tė ri, kur malmoitėt po pėrgatiteshin tė dilnin nė kino, teatėr apo restorante pėr ta pritur mezin e natės, nga errėsira e Atlantikut doli njė borė e madhe dhe i paralizoi tė gjitha rrugėt e Suedisė Jugore. Papandehur u krijua njė gjendje e ngjethshme dhe kaotike: trenat ndaluan nė vend, maunet u katandisėn nėpėr hendiqe, lidhjet telefonike u ndėrprenė dhe radioja lokale, e vetmja qė funkciononte nė ato orė, skishte mesazhe mė tė hareshėm pos thirrjeve qė tė hamė, pimė dhe qėndrojmė brenda, sepse pėrjashta mbretėronte furtuna. Me qindra njerėz prisnin ndihmėn e parė, me qindra tė tjerė mėrdhinin nė makinat e tyre...
Vendimi im ishte sa i prerė, aq edhe i rastėsishėm: do tė ikja nga acari qė mė kishte ndjekur me javė, me muaj. Por ikja ime, si dhe ikja e tė gjithė qytetarėve skandinavė, e ka njė ēmim: ne rrėzohemi shpejt nė altarin e agjensive turistike. Me vite ėndėrrojmė pėr Australinė, Hawayin, Indonezinė apo Zelandėn e Re, por atė ēast qė e kėrcejmė derėn e agjensisė, menjėherė e kuptojmė se kuleta jonė ėshtė pak mė e hollė se fantazia e bujshme dhe, nė ato rrethana tė palezetshme pėr tė dyja palėt, e blejmė njė udhėtim tė papėrcaktuar. Rrjedhimisht, pushimet i kalojmė atje ku na nis agjensia dhe jo dėshira qė na zien nė kokė.
Kėshtu ndodhi edhe me mua. Kisha shkuar pėr ta rezervua njė vend nė Tenerifa, por pėrfaqsuesja e agjensisė, nė vend se tė mė dėrgonte nė Spanjė, mė nisi nė Greqi.
- Javėn e parė do ta kaloni nė Athinė, - mė tha zonjusha Kristina. Kurse javėn e dytė nė Porto Heli. Ky i fundit ėshtė si i prerė pėr juve. Njė vend i qetė dhe shumė i pėrshtatshėm pėr meditime poetike.
Ashtu qoftė, thashė vetė mė vete, duke e blerė njė fletore tė shėnimeve.
Mė duhet tė theksoj qė tani se ato shėnime qė do t“i mbaja nė hotelin Hinitsa Bay ishin krejtėsisht spontane. Nė dorė tė parė, sepse nuk kisha ku ti botoja, dhe nė dorė tė dytė, nuk e dija ku do tė katandisesha pas Athinės. Megjithatė, sot e ndiej veten tė lumtur qė do t“ua prezantoj ato shėnime lexuesve preshevarė ashtu siē i shkruajta nė vend, me sytė e qeshur tė Dr. Xhani Bellushos para vetes, mė tė cilin mė vonė do tė ngjitesha deri nė Maqi pėr t“i prekur sytė e pikėlluar tė De Radės.
Nėse java e parė mė iku mirė nė Athinė, merita nuk iu takon shoqėruesve tė agjensisė Spies, tė cilėt thuajse ēdo ditė mė joshnin me kokteje, mish tė pjekur, ekskurzione, klube tė natės dhe suvenire tė shtrenjta, por njė shoqėruesi tjetėr, qė e njihte Athinėn mė mirė se unė dhe kishte shkruar goxha do faqe pėr tė.
Tė endesh me Herodotin nėpėr Athinė ishte njėsoj sikur tė shkoje nė njė muze dhe, duke i soditur skulpturat e zotave tė panjohur, papandehur tė ballafaqohesh me mjekrrėn e Ismail Qemalit apo koburet e Isa Boletinit. Me pėrjashtim tė njė udhėtimi nė drejtim tė Porjes dhe njė udhėtimi tjetėr nė drejtim tė Delfit, java e Athinės mė la mbresa tė kėndshme. Ajo ishte njė javė e ngrohtė, leshatuke dhe mėsimdhėnėse, sepse pėrpos Murit pellazg, qė prore mbante Akropolin nė supet e tij, pashė edhe njė mori mrekullish qė m u dukėn tmerrėsisht tė njohura dhe tmerrėsisht tė ngjashme me mrekullitė e Gjirokastrės: lagjja qė zbardhėllonte pranė Akropolit quhej Plakė, ushtarėt qė paradonin para Parlamentit tė boshatisur grek mbanin fustanella, kurse shtėpitė e larta tė ishullit Hidhra, me ballkone tė drunjtė e dritare tė vogla, ma kujtonin Shqipėrinė e Epėrme. Me pakė fjalė, nuk m u deshtėn shumė ditė qė ta ndieja veten athinas, por jo dhe trashigimtar tė njė tradite qė e mohonte zanafillėn e saj.
Ajo qė dua tė them ėshtė sa vijon: edhe ne, shqiptarėt, si tė gjithė qytetarėt e botės, duke gėrmuar nė lėmishtėn e historisė, kėrkojmė diēka tė njohur e tė ngjashme me vetveten, por historia na detyron tė njihemi edhe me tė panjohurat e saj. Rrjedhimisht, duke u njohur me tė panjohurat e saj, ne fitojmė njė perspektivė mė tė qartė mbi kohėn tonė. Imazhet me tė cilėt ballafaqohemi nė lėmishtėn e historisė janė thuajse gjithmonė tė mangėt, por pikėrisht ato imazhe qė na shfaqen si fragmente, tempuj gjysmė tė rrėnuar, perėndesha tė gjymtuara, faqe tė humbura tė njė dokumenti apo gjėra tė pathėna tė njė historiani, e vėnė fantazinė tonė nė lėvizje dhe na mundėsojnė tė krijojmė imazhe tė rinj pėr ta matur dhe vlerėsuar realitetin tonė.
Herodoti nuk ishte athinas, por ai ishte i armatosur me tė gjitha virtytet e athinasve tė lashtė. Ē janė udhėtimet tona nė krahasim me udhėtimet e tij? Qiqrra nė hell, do tė thoshte labi. Ai udhėtoi nė tė gjitha drejtimet e botės, ku sytė atje kėmbėt, plotėsisht i bindur se, duke shėnuar ēdo gjė qė shikonte apo dėgjonte, do tė na linte njė enciklopedi tė plotė tė kohės sė tij. Pėr tia dalė atij misioni madhor nuk mjaftonte vetėm kurreshtja e turistit tė sotėm, qė me tė zbarkuar nė njė ishull, kurdiset nė njė bar dhe e shkon kohėn duke pirė e duke u pjekur nė diell; pėrkundrazi, duhej njė etje e madhe pėr dituri, njė zjarr i fortė i gjurmuesit shkencor, si dhe guximi i njė avanturieri tė gatshėm pėr ēdo vuajtje e befasi tė rrugės. Herodoti ishte, pa dyshimin mė tė vogėl, turisti mė i lumtur i botės antike.
Kryevepra e tij ka 595 faqe dhe quhet thjesht Historia. Shumė historianė dhe shkrimtarė tė mėvonshėm e kanė quajtur burrė tė kotė, sepse Herodoti, duke mos mbajtur qėndrim kritik kundrejt fenomeneve, shėnonte ēdo gjė qė i dukej e mrekullueshme. Ēka se akuza e tyre bie vetvetiu nė baltė. Fjala histori, tė cilėn Herodoti ishte i pari ta pėrdorte nė kuptimin e sotėm, ka domethėnien e fjalės verifikim. Historia e tij fillon me fjalėt ky ėshtė njė raport mbi verifikimet qė ka bėrė Herodoti nga Halikarnasi - dhe vazhdon me ēdo informatė qė ėshtė parė me sy, ėshtė verifikuar me fakte apo ka mbetur kujtim nga ligjėratat e njerėzve tė ditur. Nėse dilnin nė pah dy ose tre versione tė tė njejtės ngjarje, Herodoti i shėnonte tė dytė apo tė tretė me radhė dhe ia lente lexuesit tė vendosė se cili dukej mė i arsyeshėm. Sa mė pėrket mua, thoshte ai, unė e kam pėr detyrė tė dėftoj pėr ato qė kam dėgjuar, por nuk jam i detyruar t i besoj tė gjitha ato qė thuhen, dhe kjo vlen pėr krejt Historinė time.
Vetė citati i lartpėrmendur dėshmon bukur pėr karakterin e tij dhe pėrpikshmėrinė me tė cilėn i trajtonte tė dhėnat historike. Mjerisht, sektori i tė panjohurės nė Athinėn e asaj kohe ishte i madh dhe dituritė e pėrgjithshme mjaft tė kufizuara.
Kjo, pra, nuk e pengoi klasikun e madh tė na raportojė pėr ēdo gjė qė dinte mbi ngjarjet dhe popujt e asaj kohe (edhe pse ai vetė nuk ishte i detyruar t i besonte tė gjitha). Nė kėtė frymė, duke dėftuar pėr popujt, qytetet, mbretėritė dhe idetė qė i paraprinė Luftės greko persiane, Herodoti, qė ėshtė gjithēka tjetėr por jo dhe tregimtar i mėrzitshėm, na kujton shkarazi se njė kohė e njė vakt, nė epokėn parahomeriane, Greqia quhej Pellazgji dhe pellazgėt ishin njė popull barbar. Ai vetė nuk dinte shumė pėr gjuhėn e pellazge por duke u nisur nga tė dhėnat qė kishte nga Hekatajos-i, kishte ardhur nė pėrfundim se helenėt, si krijues dhe superiorė qė ishin, gjatė formimit tė tyre si popull, e kishin pėrvehtėsuar, pėrpos tjerash, edhe mitologjinė pellazge./Vijon.
bota sot

ILIRI- anetare i/e shquar

- Numri i postimeve: 4044
Points: 8596
Reputation: 42
Registration date: 06/12/2007

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi