ILIRIADA PORTAL

Greqia mbyll skandalin e fėmijėve shqiptarė

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23092009

Mesazh 

Greqia mbyll skandalin e fėmijėve shqiptarė




Nga Athina/Shpėtim Zinxhirija
Skandali i porsa mbyllur nga autoritetet greke nuk ėshtė rast i vetėm i zhdukjeve masive sė fėmijėve shqiptarė, nė kėto institucione bamirėse greke, kjo sipas evidentimit tė fondacionit “The Sėiss Terre Des Hommens” pėr mbrojtjen e fėmijėve. Lidhur me kėtė shqetėsim, mė 8 shkurt tė 2009, nga punonjės tė Institucionit tė rehabilitimit “Agia Varvara” tė Athinės, mėsuam se ky “skandal” ėshtė mbyllur njė herė e pėrgjithmonė dhe se i pėrket tė kaluarės, gjithashtu tė gjitha akuzat e ngritura nga organizmat ndėrkombėtare nuk qėndrojnė. Kjo ishte pėrgjigja e punonjėsve tė kėtij institucioni shtetėror. E lyer dhe rregulluar pėr bukuri, duke mos pasur asgjė tė pėrbashkėt me atė tė viteve 1999-2002, institucioni “Agias Varvara”, duket se ėshtė ndarė njėherė e pėrgjithmonė nga e kaluara e hidhur, nė njė kohė kur ende nuk ėshtė zbardhur mirė zhdukja masive e fėmijėve. Sot akoma nė disa institucione tė tjera reahabilituese vazhdohet tė mbahen fėmijė pa dijeninė e shtetit shqiptar. Edhe pse ky vend tregoi se e ka tė pamundur mbajtjen e fėmijėve nė qendra tė posaēme dhe tė financuara nga shteti, edhe pse OKB-ja pret akoma pėrgjigjen dhe arsyen e zhdukjeve masive tė fėmijėve, Greqia vazhdon tė mbajė tė izoluar fėmijė shqiptarė pa dijeninė e shtetit te tyre. Me ligjet e vendit tė tyre, mjafton qė me urdhėr tė prokurorit tė fėmijėve nė institucione tė ndryshme nė Greqi mund tė strehohen fėmijėt shqiptarė, nė njė kohė kur ata duheshin dorėzuar organeve tė Shqipėrisė, pasi nė Athinė ka edhe pėrfaqėsi tė shtetit shqiptarė. Edhe pse kemi njė pėrfaqėsi si dhe dy - tre konsullata, askush nuk e di me siguri numrin e saktė tė fėmijėve qė mbahen tė izoluar nė kėto qendra. Konkretisht detyrė pėr dorėzimin e fėmijėve tanė nė organet shqiptare nė kufi e ka Ministria e Brendshme e Greqisė, ku edhe pėr kėtė u janė caktuar edhe fonde nga BE. Menjėherė pas skandalit tė 2002, kjo ministri mė 2004 i kthen organeve shqiptare 134 fėmijė qė jetonin tė vetėm. Organizata Terres Des Hommens (Tokė pėr njerėzit), nė Greqi ka studiuar dhe vėzhguar pėr mė se dy vjet trafikun e paligjshėm tė fėmijėve nga Shqipėria pėr nė Greqi. Nga tė dhėnat e kėsaj organizate del se vetėm nga rrethet e Elbasanit dhe Korēės u futėn tė paligjshėm pėr nė Greqi 3.800 fėmijė, ku 1.245 prej tyre nuk u gjetėn mė kurrė. Vetėm 15% prej tyre, pra 570 shpėtuan nga kthetrat e mafies, ndėrsa 1.986 u detyruan tė punojnė nė punė tė tjera. Pėrfundimisht organizata thekson se vetėm nga trafikimi klandestin i fėmijėve nga rrethet Elbasan dhe Korēė kanė humbur gjurmėt 1.245 fėmijė. Lėnia pas dore e kėtij skandali tregoi se miratimet nė programet, tė ligjeve dhe strategjive pėr mbrojtjen e fėmijėve nė Shqipėri, mbeten shkruar mirė e bukur vetėm nė letėr, pasi realiteti tregon te kundėrtėn. Asgjė nuk ka ndryshuar pėr mbrojtjen e fėmijėve shqiptar nė Greqi. Asnjė dikaster i shtetit pėrjashto Avokatin e Popullit Shqiptar nuk ka patur ndonjė interesim pėr tė zbardhur zhdukjen masive tė 502 fėmijėve shqiptar. Nga tė dhėnat e publikuara nė Strategjinė Kombėtare pėr Fėmijėt, mėsojmė se 4.000 fėmijė janė larguar nga Shqipėria drejt emigracionit klandestin, tė pa shoqėruar nga prindėrit. Nga kėta 3.000 fėmijė janė larguar drejt Greqisė dhe 1.000 tė tjerė drejt Italisė, njė numėr i madh pėr Shqipėrinė.
Nga ana ligjore shikojmė se, ligji Nr.3920 i datės 21/11/64 u jep njė mbrojtje tė veēantė dhe njėkohėsisht njė pėrkrahje fėmijėve tė emigrantėve. Nga ana tjetėr, nė aspektin ligjor pėr tė drejtat e fėmijėve nė Shqipėri thuhet se, fėmijėve u garantohen tė drejtat e tyre me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė nė nenin nr.54, i cili sanksionon: Fėmijėt kanė tė drejtėn e njė mbrojtje tė veēantė nga shteti. Po a mjaftojnė kėto vetėm pėr t'i pasur nė letėr?
Shteti shqiptar nė asnjė mėnyrė nuk mund tė veēojė fėmijėt e vet, si brenda vendit ashtu edhe jashtė truallit tė tij, pėrsa i pėrket mbrojtjes nė aspektin ligjor. Asnjė institucion shqiptar nuk di saktė numrin e fėmijėve shqiptarė tė larguar nė rrugė tė paligjshme drejt emigracionit (tė rrėmbyer, dhėnė me qera nga familja pėr tė punuar lypės rrugėsh, prostitucion etj). Politika shqiptare kur ndeshet pėrballė kėtij problemi social, gjithmonė ka qenė pėr t'i minimizuar gjėrat, por faktet janė mė tronditėse. Shqipėria duhet ti kėrkojė shpjegime shtetit helen pėrse nuk njoftohej ambasada shqiptare nė Athinė, si dhe pėrse sot nuk ėshtė bėrė e mundur akoma gjetja e tyre.Shteti shqiptar me heshtjen e tij duket se ka ndėrmend ta mbyllė kėtė problem, po tė njėjtėn gjė po kėrkon tė bėjė edhe shteti fqinje. Nė Shqipėri asnjė institucion pėrkatės nuk ka marrė rrugėn drejt vendeve ku kanė emigruar fėmijėt nė rrugė tė paligjshme, pėr tė verifikuar se a ndodhen sot nė jetė.

Institucionet kryesore qė
mbulojnė problemin e fėmijėve

Ministria e Arsimit dhe Shkencės,
Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale
Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve
Ministria e Shėndetėsisė
Ministria e Drejtėsisė
Ministria e Rendit Publik. 502
ėshtė
numri i fėmijėve shqiptar qė janė zhdukur nė Institucionin Bamirės nė “Agia Varvara” tė Athinės, pėr periudhėn 1998-2002. Njė skandal u zbulua nga organizata “The Swiss Terre Des Hommens” dhe nė 2003 tronditi Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.
3.800
ėshtė
numri i fėmijėve tė larguar nga Shqipėria. Sipas organizatės “The Swiss Terre Des Hommens” shumė prej tyre nuk u gjetėn mė. Vetėm 15% ose 570 prej tyre kanė arritur tė shpėtojnė nga kthetrat e mafies, dhe 1986 tė tjerė u detyruan tė punojnė nė punė tė tjera.
1245
ėshtė
numri i fėmijėve shqiptarė tė cilėt janė larguar nga vendi i tyre drejt Greqisė dhe nuk janė gjetur kurrė. Raporti i organizatės “The Swiss Terre Des Hommens” thekson se nga Korēa dhe Elbasani kanė humbur gjurmėt me qindra fėmijė.
4.000
ėshtė
numri fėmijė qė janė larguar nga Shqipėria nė mėnyrė klandestine, tė pa shoqėruar nga prindėrit. Nga kėta 3.000 fėmijė janė larguar drejt Greqisė dhe 1.000 tė tjerė drejt Italisė, njė numėr i madh pėr Shqipėrinė.
Avokati i Popullit, dėshmitarėt nuk u dėrguan nė Greqi
Nė njė raport tė Avokatit tė Popullit mėsojmė se i ka dėrguar njė informacion (23/03/2006), pėr sugjerim Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe Ministrisė sė Brendshme, si dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme, pėr tė bėrė tė mundur qė tė dėrgohen nė shtetin helen si dėshmitarė ( 4 fėmijė tė humbur), nė shtėpinė e Fėmijės "Agia Varvara" Singru 221 nė Athinė. Bėhet fjalė pėr dėshmitarė tė kėrkuar nga Prokuroria e Pėrgjithshme tė Greqisė, por me gjithė interesimin e Avokatit tė Popullit, dėshmitarėt nuk u dėrguan nga shteti shqiptar. Bėhet fjalė pėr skandalin mė tė madh qė ka ndodhur ndonjėherė nė shtetin fqinj, ku nė kėtė institucion shtetėror, u zhdukėn gjatė viteve 1998-2002, pa asnjė gjurmė 502 fėmijė, ku 84 per qind ishin shqiptar. Ky shqetėsim u pa vetėm tek Ermir Dobjani, Avokati i Popullit, ndėrsa pėr shtetin shqiptar as nuk u vu uji nė zjarr. Edhe takimet e mėvonshme tė Avokatit tė Popullit, me kolegėt e tij nė Greqi, tregojnė se ky institucion nuk do tė heshtė pėrballė kėtij skandali tė turpshėm. Njė problem shqetėsues mbetet dhe ėshtė, se pėrse shteti ynė nuk bėn detyrėn qė ka nė mbrojtjen e fėmijėve, nė mbrojtjen e shtetasve tė tij.

Departamenti i Shtetit Amerikan thekson se, Shqipėria ėshtė njė vend-burimi pėr trafikimin e fėmijėve
Nga raporti i fundit i Departamenti i Shtetit Amerikan theksohet se, Shqipėria ėshtė njė vend-burimi pėr trafikimin e fėmijėve pėr qėllim shfrytėzimi seksual dhe punė tė detyruar, kryesisht nė Greqi dhe Itali, pėr kėtė qeveria shqiptare nuk ka pėrmbushur plotėsisht standartet minimale pėr eliminimin e trafikimit. Gjykatat shqiptare kanė lėnė tė lirė trafikantėt e fėmijėve. “Qeveria shqiptare nuk i pėrmbush plotėsisht standartet minimale pėr eliminimin e trafikimit, megjithatė, ajo ka ndėrmarrė pėrpjekje serioze pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.Kohėt e fundit janė ngritur njė sėrė organizmash pranė disa dikastereve pėr parandalimin e mundshėm tė trafikimit, por duke mos patur konkretisht njė organizėm tė veēantė pėr rregjistrimin e numtir tė fėmijėve tė zhdukur. Por me gjithė kėto, sipas raportit tė fundit tė CIA-s, trafiku i fėmijėve mbetet njė problem pėr Shqipėrinė, ku njė pjesė e fėmijėve janė dėrguar nė Greqi e shfrytėzohen nė mėnyra nga mė tė ndryshme CIA-s ka theksuar se qeveria shqiptare nuk e ka pėrmbushur akoma detyriminj pėr tė identifikuar viktimat e trafikut dhe ėshtė e aftė tė hetojė zyrtarėt e implikuar gjatė vitit 2008.
Asnjė tė dhėnė pėr birėsimet e fėmijėve shqiptarė
Pas viteve ’90-tė ėshtė abuzuar me fėmijėt jetimė. Nė vitet 1990-1993 birėsimet bėheshin pa procedura tė rregullta. Njė i huaj birėsonte fare lehtė njė fėmijė shqiptar, qė jepej pėr birėsim dhe askush nuk merrej me pas me fatin e fėmijės. Nė vitin 1992 janė realizuar 100 birėsime nė SHBA, Francė, Norvegji, Itali dhe Greqi. Nė vitin 1993 janė birėsuar 180 fėmijė shqiptar nga shtetas tė huaj, ku pėr fatin e tyre nuk dihet asgjė. Me Urdhrin nr.118, datė 30.06.2004, tė Kryeministrit, u ngrit njė strukturė e re pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve, Komiteti Ndėrministror pėr tė Drejtat e Fėmijėve (KNDF).
Nė zbatim tė Planit tė Veprimit tė Strategjisė Kombėtare pėr Fėmijė (2001-2005) pranė disa ministrive janė ngritur e funksionojnė disa njėsi nė mbrojtje tė fėmijėve.
- Nė Ministrinė e Rendit Publik ėshtė ngritur Njėsia pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve. Kjo njėsi pėrfshin forca nga tė gjitha Departamentet e Policisė Rajonale
- Nė Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, veē Drejtorisė sė Shėrbimeve Sociale qė harton dhe zbaton politika nė mbrojtje tė fėmijėve dhe bashkėpunon dhe koordinon veprimtarinė e saj me OJF-tė qė punojnė nė kėtė fushė, ėshtė njė njėsi e veēantė qė punon pėr eliminimin e punės sė fėmijėve.
- Nė Ministrinė e Kulturės Rinisė dhe Sporteve funksionon Drejtoria e Koordinimit tė Politikave Rinore, e cila harton politika nė fushat e pjesėmarrjes, tė kulturės dhe sporteve.
- Ministria e Drejtėsisė nė strukturat e saj ka ngritur njė drejtori tė veēantė, e cila merret me studimin dhe zhvillimin e sistemit ligjor nė fushėn e drejtėsisė pėr tė miturit, nė pėrputhje me aktet ndėrkombėtare.
- Pranė Zyrės sė Avokatit tė Popullit, nė Prill tė vitit 2004 ėshtė ngritur Seksioni i tė Drejtave tė Fėmijėve, si pjesė e Seksionit tė Pėrgjithshėm tė Ankesave.
Edhe pse ėshtė nėnshkruar marrėveshja me Greqinė pėr rikthimin e fėmijėve tė trafikuar, edhe janė krijuar komitet rajonal tė luftės kundėr trafikimit, Greqia nė kundėrshtim me ēdo ligj mban akoma fėmijė tė izoluar pa njoftuar pėrfaqėsinė shqiptare nė Athinė.
Fėmijėt qė janė tė pashoqėruar me prindėr, janė mė tė rrezikuar nga shfrytėzimi dhe nga lloje tė tjera tė trafikimit, ku numri i tyre llogaritet nė rreth 3.000, ndėrsa numri i pėrgjithshėm i femijeve klandestin qė shfrytėzohen nė mėnyrė tė paligjshėm shkon nė 6.000. Nė Tetor 2003, qeveria shqiptare miratoi Planin e Punės Anti-trafik 2003-2004, brenda kuadrit tė Strategjisė Kombėtare, njė nga objektivat e tė cilit ishte dhe hartimi i Strategjisė pėr Luftėn Kundėr Trafikut tė Fėmijėve ( burimi sipas Strategjisė Kombėtare kundėr Trafikimit tė Qenieve Njerėzore, 2001)
Ambasada Shqiptare, nuk janė 480 tė humbur por vetėm 12-tė
Nė ambasadėn tonė nė Athinė, nga personi pėrkatės Andi Lila mėsojmė me njė indiferentizėm se te ashtuquajturit “fėmijė tė zhdukur” figuronin nė fletoren e tij vetėm 12 fėmijė dhe jo aq sa thuhet ne raportin e OKB. Kjo tregon se vendi ynė, organet pėrkatėse, jo vetėm qė nuk ka asnjė informacion tė saktė, por as qė do tė mėsojnė realitetin nėpėrmjet organizatave tė huaja. Faktikisht mbahen akoma fėmijė shqiptarė nė disa institucione, ku pėr kėtė as qė lajmėrohet ambasada jonė. Por edhe kur ajo lajmėrohej me anėn e OKB-sė, dhe nė mėnyra tė ndryshme nuk merrte mundimin pėr zgjidhjen e problemit. Akoma nuk kemi mėsuar qė nga pėsimi tė nxjerrim mėsim.
Nė Selanik mbahen akoma edhe 44 fėmijė shqiptarė
Askush nuk ka marrė mundimin qė tė pyesė organet greke pėrse mbahen kėta fėmijė dhe pėrse nuk u kthehen familjeve tė tyre. Simbas tė dhėnave tė organizatės jo qeveritare Arsis pėr 2008, nga rruga u strehuan pėr nė institucione pėrkatėse rreth 100 fėmijė, prej tyre 44 ishin nga Shqipėria, 24 Bullgaria, 26 Rumania, si dhe 6 nga Greqia, Maqedonia, Polonia dhe Rusia. Sipas shtypit vendas Qendra e Mbėshtetjes Arsis, pėr vitin 2008 ka strehuar nė institucione pėrkatese 211 fėmijė rrugėsh tė moshės 14 vjeē, nga Shqipėria, Romė, si dhe fėmijė myslimanė grek tė Trakis. Nė stacionin trenit nė Manastirak dhe disa metra larg sheshit Sintagma, gjen sot fėmijė tė vegjėl shqiptar 10-12 vjeē, tė detyruar nga familja dhe rrjeti shfrytėzues punojnė, lypin dhe shesin lule nė taverna kafene e kudo.
Nė Athinė zhduken 300 fėmijė ēdo vit
Sipas Departamentit tė policisė greke, zhduken ēdo vit rreth 300 fėmijė. Nga viti 1993 deri mė sot janė larguar nga shtėpitė e tyre 3400, prej tyre, u gjetėn 2659, ndėrsa 728 kėrkohen akoma.
Megjithatė, kėrkimi pėr prindėrit nuk ėshtė detyrė e lehtė, pėr shkak tė mungesės sė organizuar tė zhdukjeve tė miturve dhe pėrdorimit tė pamjaftueshme tė teknologjive tė reja dhe tė internetit. Ndryshe nga jashtė Greqisė, ku dhjetra e organe shtetėrore veprojnė nė disa ėebsite, nė Greqi vetėm njė organizatė merret me fėmijėt e humbur. Por, policia nuk ka bėrė akoma tė mundur tė japė njoftim nė faqen e internetit pėr figurat e fėmijėve.
Nė 9 muaj, 65 fėmijė tė zhdukur
Tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Rendit tė Greqisė bėjnė fjalė se vetėm pėr nėntė muajt e parė tė vitit tė kaluar( 2005), u zhdukėn 65 fėmijė tė moshave 6-12 vjeēar, ose nė ēdo muaj 6 fėmijė tė zhdukur (rrėmbyer), ku deri me sot nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė e tyre. Nga viti 2000 deri nė nėntor tė vitit 2005 janė zhdukur 3.000 fėmijė. Tre janė arsyet qė fėmijėt zhduken dhe bien nė kthetrat e mafies.
-Mė e rėndėsishmja pėr mafien ėshtė shitja e tyre nė klinika private, ku atje u merren organet e brendshme, si zemra, veshka, sy etj.
-Hedhja e fėmijėve nė rrugėn e prostitucionit, ku dhe fitimet janė nga mė tė mėdhatė.
-Adoptimi i fėmijėve kundrejt njė shume tė madhe nga familjet qė nuk kanė mundėsi tė kenė fėmijėn e tyre. Italia dhe Holanda mendohet se jane epiqendra e kėsaj makabre nė bashkėpunim me mafiet shqiptare, bullgare, polake dhe bullgare, ku nė qendra tė ndryshme klinike bėhen edhe operacionet ku u merren organet e porositura.
Vetėm 90 fėmijė u kthyen pranė familjeve
Zhdukja misterioze nė "Agjia Varvara" tregoi se ajo nuk ishte e gatshme pėr tė pritur kaq tė madh fėmijėsh, pasi nuk u mbėshtet me programe tė veēanta nga vetė shteti grek, ku dhe nuk solli njė gjė pozitive ashtu siē ishte menduar. Pėrsa i pėrket tė ardhmes ky rast tregon se kjo shtėpi tregoi se nuk ishte njė shtėpi pritje nė mbrojtje tė jetės sė fėmijeve, por nė fakt ishte njė "shtėpi" ikje, nga ku zhdukeshin pa lėnė gjurmė ēdo ditė fėmijė tė moshave 6-12 vjeēare. Autoritetet greke i kishin tė gjitha mundėsitė pėr tė parandaluar kėtė fenomen, por siē duket interesimi i tyre u pa qė nė fillim kur kėta refuzuan pėr tė lėnė tek porta e "shtėpisė sė fėmijės" njė polic, pasi roja civil kishte kohė qė kishte dalė nė pension, ndėrsa sot nuk bėjnė pėrpjekje pėr tė nisur hetimet etj. Nga organizata ndėrkombėtare nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, “Terres des Hommens” nė raportin e saj me temėn, “The Trafficking of Albanian Children in Greece”, nė tabelėn e mėposhtme raportohet se nga 661 fėmijė qė u strehuan nė kėtė "varrezė shtėpi", autoritetet greke kthyen pranė familjeve tė tyre vetėm 90 fėmijė. Kėto tė dhėna dolėn nga raporti i organizatės ndėrkombėtare "Terres Des Hommens".

tirana observer

ILIRI
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 4044
Points: 8596
Reputation: 42
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi