ILIRIADA PORTAL

Kuēi - lamtumirė Koblenzit

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27012010

Mesazh 

Kuēi - lamtumirė Koblenzit




Kemajl Goca, BOTA SOT
Pėrveē Renaldo Ramės, Almir Muratit, Shefki Kuēi ėshtė shqiptari i tretė qė ėshtė larguar nga Koblenzi, qė bėn gara nė ligėn e dytė gjermane.

Futbollisti Shefki Kuēi edhe praktikisht e ka braktisur skuadrėn e Koblenzit dhe ka kaluar nė radhėt e skuadrės sė championsship tė Anglisė, Swansea apo thėnė mė mirė nė ligėn e dytė. Kuēi nė edicionin vjeshtor ka qenė njėri prej futbollistėve mė tė mirė tė Koblenzit dhe mė meritori pėr tė gjitha ato pikė qė ka fituar, gjithsej 13 pikė. Ai nė 17 ndeshje ka shėnuar shtatė gola pothuajse shumicėn e golave tė kėsaj skuadre. Kuēi vetėm gjashtė muaji luajti nė Koblenz dhe u detyrua t’i thotė lamtumirė kėsaj skuadre qė lufton me mish e mė shpirt pėr mbetje nė ligė. Shefki Kuēi, anėtar i kombėtares sė Finlandės, tė hėnėn ka firmosur kontratėn njė vjet e gjysmė me skuadrėn e re Swansea. Kjo skuadėr nė kėtė rang tė garave renditet nė vendin e katėrt me 41 pikė pas 24 javėsh tė zhvilluara. Gjasat e kėsaj skuadre janė tė mira qė tė ngjitet nė fund tė kampionatit nė premier ligėn angleze. Nė skuadrėn Swansea luan edhe shqiptari tjetėr, Besian Idrizaj. Karakteristikė ėshtė se Kuēi me Idrizajn pas dy vjetėsh do tė jenė sė bashku pėr faktin se nė tė kaluarėn dy vjet kanė luajtur sė bashku nė skuadrėn e njohur angleze, Crystal Palace. Kuēi njė sulmues i spikatur dhe qė mė lojėrat e tija ka kėnaqur adhuruesit gjatė vjeshtės, nuk ka mundur tė pėrshtatet me skuadrėn e Koblenzit. E para, pozita e kėsaj skuadre ka qenė jo aq edhe e preferueshme pėr Kuēin, qė ėshtė njė futbollist i kalibrit tė madh. “Jam duke kaluar tek njė skuadėr qė ėshtė duke luajtur mjaft mirė. Nė stadiumin Liberty, si futbollist i Crystal Palace, stinorin e kaluar kam luajtur mirė dhe kam shėnuar njė gol. Shpresoj se ky stadium do tė mė sjell sėrish fat”, tha Kuēi. Edhe trajneri i kėsaj skuadre Sousa, qė ėshtė mė nėnshtetėsi portugeze, ėshtė i kėnaqur qė kanė angazhuar nė radhėt e veta njė futbollist tė dėshmuar siē ėshtė Kuēi dhe njė emėr u njohur pėr futbollin anglez. Sousa ėshtė i bindur se me Kuēin do tė dėshmojnė lojė edhe mė tė mirė dhe do tė arrijnė rezultate edhe mė tė mėdha.
Edhe Murati largohet nga Koblenzi!
Almir Murati, njė futbollist qė gjatė vjeshtės mė shumė ėshtė inkuadruar si zėvendėsues te Koblenzi. Ai ėshtė ndarė mė kėtė skuadėr dhe sipas uebfaqes zyrtare tė kėtij klubit, kontrata ėshtė shkėputur nė marrėveshje nė mes dy palėve. Sulmuesi 24-vjeēar nė vitin 2009 ka ardhur nga skuadra zvicerane. FC La Chaux-de-Fonds. Murati nė vjeshtė ka pasur paraqitje shumė pak nė fanellėn e Koblenzit gjithsej shtatė ndeshje dhe nė shumicėn prej tyre ėshtė futur nė lojė nė pjesėn e dytė. Para disa ditėsh nga Koblenzi ėshtė larguar edhe Renaldo Rama dhe kėsisoj arrin shifra nė tre shqiptar qė janė tė larguar nga ky mjedis. Tash pėr tash nė Koblenz kanė mbetur shqiptarėt, si Shqipėron Skeraj, Ervin Skela, Edmond Kapllani dhe Njazi Kuēi. Duhet theksuar se tė dielėn qė e lamė pas, nė radhėt e Koblenzit titullar luajtėn dy shqiptar: Skeraj e Kapllani. Shqiptarėt e mbetur nė Koblenz premtojnė lojėra tė mira dhe mė bindje nė sigurimin e ekzistencėn nė ligėn e dytė gjermane.

ILIRI
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Numri i postimeve: 4049
Points: 8822
Reputation: 43
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi